Natyra: Jeta ndriçon Data e botimit: Wednesday, 17 May 2000
Lėnda: Kimi
|
Të gjithë organizmat e gjallë ndriçojnë, disa më pak e disa më tepër. Edhe ushqimet e ngrira ndriçojnë ndonëse më pak sesa ushqimet e freskëta. Ky quhet ndriçim biofotonik. Disa dijetarë mendojnë se kjo është drita e jetës dhe se është një mjet komunikimi përbrenda qelizave si dhe një tregues i shkallës së rregullit biollogjik.
Sa më e madhe të jetë shkalla e rregullit në një organizëm aq më e vogël është përmbajtja mesatare e të dhënave (entropia), pra aq më i vogël është edhe rrezatimi biofotonik. Por nuk dihet akoma se nga e ka burimin ky rrezatim. Ka shumë arsye të besohet se mund të jetë diku në DNA-në e bërthamës së qelizave. Kështu qelizat e kuqe të gjakut që nuk kanë DNA nuk rrezatojnë biofotone. Por pjesa më e madhe e dijetarëve që merren me shkencat e natyrës janë të mendimit se ky ndriçim është vetëm pasojë (mbeturinë) e metabolizmave që ndodhin në organizëm. Përveç ndriçimit biofotonik ka edhe ndriçim që krijohet nga rrezatimi i ngrohtë apo edhe bioluminishencë të cilat nuk duhet të ngatërrohen me njëra-tjetrën. Me anë të analizës biofotonike midis të tjerash mund të gjurmohen ndryshimet gjenetike si dhe mund të shikohet cilësia e ushqimeve të cilat nuk mund të bëhen me lloje të tjera metodash analitike.
Përgatiti Alvin Ekmekçiu - Bazuar në materialin e emisionit Nano të 3sat Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 3.6 Votues: 10

| |
|