Astronomi: Udhëtim përpara në kohë ? Data e botimit: Saturday, 06 May 2000
Lėnda: Më shpejtë se drita
|
Kufiri i fundit i shpejtësisë është tejkaluar. Dr. Lijun Wang i qendrës së studimeve NEC në Princeton thotë të ketë arritur të dërgojë një puls drite me një shpejtësi 300 herë më të madhe se ajo e dritës përmes një dhomëze të mbushur me gaz ceziumi të trajtuar. Përpara se pulsi të hynte plotësisht në dhomëz e kishte tejkaluar atë si dhe kishte ecur shumë metra më tutje. Mund të thuhej se gjendej në dy vende në të njëjtën kohë.
Disa prej fizikantëve e pranojnë këtë gjë por pjesa më e madhe janë akoma skeptikë. Që diçka të ndodhë me shpejtësi më të madhe se ajo e dritës do të thotë që ngjarja të ndodhë përpara shkakut që do ta bënte atë të ndodhë. Kjo është të udhëtosh përpara në kohë, pra të shkosh në të ardhmen.
Këtu bihet ndesh me një nga parimet themelore të fizikës, atij të Shkakësisë që thotë se shkaku duhet të vijë përpara se të ndodhë ngjarja.
Kjo gjë nuk është e parashikuar as në Teorinë e relativitetit të Einstein-it, ose më mirë të thuhet se sipas asaj teorie është e pamundur të bësh një grimcë të ecë me shpejtësi më të madhe se të dritës sepse për këtë gjë do të nevojitej një sasi e pafundtë energjie.
Ndërkohë edhe në Itali një trupë tjetër fizikantësh ka arritur të kalojë kufirin e dritës me 25 % nëpërmjet mikrovalësh të trajtuara dhe thotë se mund të bëhet e mundur të transportohen të dhëna me shpejtësi më të madhe se të dritës.
Përgatiti Alvin Ekmekçiu - Mbështetur tek materialet e marra nga Sunday Times.
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 4.88 Votues: 18

| |
|