|
Teknologji: Fluturuesi X-43A arriti shpejtësinë mbizanore 7 Nga Inxh. Saimir Lolja - Monday, 29 March 2004
|
Më 27 Mars 2004, në orën 06:00 GMT, raketa shtytëse Pegasus u shkëput nga aeroplani B-52 dhe pas pak fluturuesi X-43A arriti shpejtësinë e paramenduar Mach 7, domethënë 7 herë më shpejt se shpejtësia e zërit ose e thënë ndryshe 8045 km/orë.
Në ora 04:40 GMT, anija e dytë eksperimentale me shpejtësi mbizanore X-43A dhe raketa e përmirësuar shtytëse e saj Pegasus ishte ngritur në ajrin e Kalifornisë të mbartura nga në njërin krah të aeroplanit B-52. Fluturuesi X-43A me gjatësi 3.6 metra dhe pa njeri u lëshua nga krahët e aeroplanit B-52 në lartësinë 30 km mbi Tokë dhe udhëtoi mbi Oqeanin Paqësor.
Ky fluturim është pjesë e Programit Hyper-X, që synon të arrijë mënyra të tjera për t’u vërvitur në hapësirë apo për të arritur shpejtësi tepër të larta duke fluturuar brenda atmosferës. Me një shpejtësi të tillë, udhëtimi nga Londra në Sidnei të Australisë do të merrtë 90 minuta.
Kjo teknologji e re njohur me emrin Scramjet Tehcnology iu përket motorrëve që thithin ajër dhe arrijnë shpejtësira mbizanore. Projektimi i fluturuesit X-43A u arrit pasi projektuesit e kontrollit te fluturimit përdorën modelet e rrjedhjes së ajrit për të zhvilluar një vetpilot që të ishte i aftë të drejtonte fluturuesin X-43A. Qendra Shkencore Langli, mjaft e përfshirë në historinë hapsinore dhe fluturuese të Amrikës, drejtoi programin X-43A, i cili folloi në vitin 1996.
Njësia matëse e shpejtësisë Mach Number është emërtuar kështu për nder të shkencëtarit austriak Ernst Mach. Shpejtësia e zërit ose 340 m/s në nivelin e detit quhet Mach 1. Për shpejtësitë mbizanore, bie fjala, Mach 2 do të thotë që një aeroplan fluturon dy herë më shpejt se shpejteësia e zërit.
Burimi: NASA Shqipëroi: Saimir Lolja
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 4.36 Votues: 11

| |
|