Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Gjenetikė
[ Gjenetikė ]

·Si trashėgohen gjenet ?
·Gjenet: Gjërat më themelore
·Një Arkë e Nuës e ditëve tona
·Gjumash, vėjua fajin gjeneve !
·Deshifrohet masa e trashëgimisë së njeriut
·Cifėl gjenetike

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 17 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Astronomi: Një teori për gjithçka ? - String Theory
Data e botimit: Friday, 19 March 2004
Lėnda: Dimensione shtesė
Dimensione shtesėGrimcat themelore të gjithësisë që fizikantët kanë arritur të shquajnë - elektronet, neutronet, kuarqet etj. - janë germat e të gjithë materies. Ashtu si edhe germat e alfabetit, këta nuk duken të kenë themele nën vete. Teoria e Fillit (String Theory) tregon të kundërtën. Sipas kësaj teorie, nëse do të hetonim këto grimca me një përpikmëri më të madhe - një përpikmëri të një rendi të tillë madhësie përtej mundësive të sotme teknike - do të gjenim se secila nuk është vërtetë e formës së pikës por përbëhet nga një lak i imët njëpërmasor. Çdo grimcë përmban një fijez që dridhet, lëkundet e kërcen që si term fizik në anglisht njihet si string dhe unë në faqet e revistës Rruzull.net e kam shqipëruar si fill.


teoria e fillit

Në figurë sqarohet idea thelbësore e Teorisë së Fillit duke u nisur nga një copë materie, një mollë, e pastaj zmadhuar strukturën e saj për të shfaqur përbërësit e shkallëve gjithnjë e më të vogla. Teoria e Fillit shton një shtresë të re mikroskopike laqesh dredhëse atyre të njohura më parë, nga atomet përmes protoneve, neutroneve, elektroneve dhe kuarqeve.
Ndonëse nuk është i qartë, ky zëvendësim i thjeshtë i përbërësve pikë-grimca të materies me fije zgjidh papajtueshmërinë midis Mekanikës Kuantike dhe Relativitetit të Përgjithshëm ( të cilat, si ç'janë të formuluara sot, nuk mund të kenë që të dyja të drejtë).

Në kohën e Einstein'it (Ajnshtajnit) nuk ishin zbuluar akoma forcat e fuqishme dhe ato të dobëta, por ai e shihte qenien e dy forcave të tjera të veçanta - rëndesës dhe elektromagnetizmit - si tepër shqetësuese. Einstein nuk donte të pranonte se natyra është e themeluar mbi një konstruksion kaq dorëlëshuar. Ky qe shkaktari i fillimit të udhëtimit të tij 30 vjeçar në kërkim të ashtuquajturës teori e një fushe njësuese që ai shpresonte se do të tregonte se këto forca janë me të vërtetë shfaqje e një parimi madhor nënndodhës. Ky kërkim donkishotesk e mëvetëçoi Einstein'in nga rryma kryesore e fizikës, e cila, kuptohet që ishte më tepër e dhënë pas gërmimeve në caqet e të sapodalurës Mekanikë Kuantike.

Einstein ishte thjeshtë më përpara kohës në të cilën jetonte. Më tepër se një gjysëm shekulli më vonë, ëndrra e tij mbi një teori njësuese ishte bërë diçka e shenjtë për fizikën moderne. Dhe një pjesë e përfillshme e bashkësisë së fizikës dhe matematikës po bëhet gjithnjë e më e bindur se Teoria e Fillit mund të japë përgjigjen e shumëpritur.

Sipas teorisë së fillit tiparet e një grimce - d.m.th. ndryshimi në madhësinë e masës dhe tipare të tjera të si grimcave themelore ashtu edhe grimcave të forcave të shoqëruara me katër forcat e natyrës (forcat e fuqishme dhe të dobëta bërthamore, elektromagnetizmi dhe rëndesa) - janë pasqyrim i mënyrave të ndryshme sipas të cilave mund të dridhet një fill. Në të njëjtën mënyrë si telat e violinës apo të pianos kanë disa frekuenca rezonante në të cilat parapëlqejnë të dridhen - gjedhe që veshët tanë i ndijnë si nota të ndryshme muzikore dhe tone të dyta. Por në vend që të prodhojnë nota muzikore, gjedhet lëkundëse të filleve përcaktojnë secila ngarkesën e masës dhe të forcës që parapëlqen. Elektroni është dridhja e fillit sipas një mënyre dhe kuarku është një fill që dridhet sipas një mënyre tjetër, e kështu me rradhë.

Për shkak se teoria e fillit përpiqet të shpjegojë çdo tipar themelor mbi të cilin është ndërtuar Gjithësia, është përshkruar edhe si "teoria e gjithçkaje" ("theory of everything" - T.O.E.), ose teoria e "fundit të fundit" apo "përfundimtare".


Përgatiti : Alvin Ekmekçiu
Burimi: Libri The Elegant Universe i Brian Greene
Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Lindja e Gjithësisë - Modeli Ekpirotik
   Nga 3-dimensione në 4-dimensione e më tej
   Në përfytyrim të dimensioneve të tjera; nga 2-D në 3-D
   Një teori për gjithçka ? - String Theory
   Gjithësi Paralele


 
Kanė tė bėjnė..
· elektron
· neutron
· kuarqet
· materie
· fill
· mollë
· atom
· proton
· natyrë
· frekuenca
· nota muzikore
· © Rruzull.net lexo këtu
· Teoria e Fillit
· Gjithėsia
· dimension
· Teoria e Lartėfillit
· Mekanika Kuantike
· Teoria e Relativitetit
· Kėrko tek lėnda: Dimensione shtesė


Shkrimi mė i lexuar mbi Dimensione shtesė:
Lindja e Gjithësisë - Modeli Ekpirotik


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.6
Votues: 20


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Një teori për gjithçka ? - String Theory" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.23 sekonda