Shkencëtarët në shtetin Uashington kanë zhvilluar një metodë të re me ultratinguj për vëzhgimin e foshnjeve shumë muaj para lindjes. Paisja e re e prodhuar nga firma mjekësore Filips, tregon pamje tri dimensionale të çdo pjese të trupit të foshnjes.
Shihen me imtësi që nga duart e këmbët e deri tek organet e brendëshme. Zemra e fetusit është 5 herë më e vogël sesa zemra e një të rrituri dhe mund të shikohen valvulat dhe dhomat e zemrës, si dhe rrahjet aktuale të saj.
Tani mjekët mund t?i zbulojnë difektet më herët, në sajë të imazheve tepër të qarta. Aparati i ri del në treg për spitalet dhe qëndrat mjekësore së shpejti.
Lexo shkrimin e plotë tek Zëri i Amerikës
|