Kafeja përmban tanin dhe antioksidantë - që janë të mirë për zemrën dhe arteriet, thotë dietologia Chiara Trombetti, e institutit Humanitas Gavazzeni në periferi të Milanos.
Kafeja mund të të lehtësojë dhimbjet e kokës. Ajo është e mirë për mëlçinë dhe mund të ndihmojë në parandalimin e cerozës dhe gurëve në veshka.
Dhe kafeina në kafe mund të zvogëlojë rrezikun e krizave të azmës - dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit brenda zemrës.
Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk është e mirë për të gjithë. Nëse pi më shumë se ç''''duhet mund të të bëjë nervoz, të të shkaktojë shpejtim të rrahjeve të zemrës dhe dridhje të duarve.
Gratë shtatzëna, të sëmurët me zemër, dhe ata që vuajnë me ulçera në stomak zakonisht këshillohen ta shmangin kafenë.
Edhe Dr Trombetti thotë se asnjë nuk duhet të pijë më shumë se 3-4 filxhanë në ditë.
Shumë prindër mund të tmerrohen nga ky mendim, por Dr Trombetti këmbëngul me forcë se një filxhan qumësht me kafe mund të jetë një fillim ideal për fëmijët gjumashë, duke i nxitur trurin atyre për ditën që i pret.
Lexo shkrimin e plotë tek BBC në shqip
Përmblodhi: Alvin Ekmekçiu
|