eMule apo ndryshe mushka elektronike, po duron barra tė rėnda dhe tė njė sortimenti tė madh mbi samarin e saj dhe transporton goxha mirė ngarkesat llokma-llokma saqė po ia merr nė kthesė mėnyrave tė tjera tė popullarizuara tė bartjes elektronike tė filleve si Kazaa, DC++ apo Bittorrent.
eMule (shkarko eMule) futet nė rrjetin e quajtur eDonkey (gomari elektronik) nė tė cilin gjenden njė numėr i madh fillesh qoftė tė reja apo tė vjetra. Nė parim eMule punon nė tė njėjtėn mėnyrė si Bittorrent. Njė fill, pėr shembull film, ndahet nė shumė llokma. Sapo tė kesh shkarkuar tė plotė njė llokmė nė kompjuterin tėnd, dikush tjetėr nis ta ngarkojė atė prej teje nė "mushkėn e vet". Programi shkarkon ato llokma qė janė nė gjendje tė mirė. Pra nuk shkarkohen nė rradhė njėra pas tjetrės por kuturu pėrgjatė fillit, dhe duket t'u japė pėrparėsi llokmave nė fund tė fillit. Njė zgjidhje e menēur qė shton numrin e burimeve, pasi burime me llokmat e fillimit janė gjithmonė mė tė lehtė pėr tu gjetur.
Kėshtu nuk ėshtė nevoja tė kesh nė zotėrim tėrė filmin nė mėnyrė qė dikush ta ngarkojė atė prej teje. Kjo bėn qė tė krijohet njė numėr tepėr i madh burimesh nga ku mund tė shkarkosh dhe i jep njė rrjedhė tė qėndrueshme shkarkimit. Njė gjė tė tillė nuk ėshtė e mundur me programet si Kazaa apo DC++ tė cilat kėrkojnė qė mė parė filli tė jetė i plotė.
Por shpejtėsia e shkarkimit nuk duket tė jetė e pėrmasave qė mund tė marrė tek DC++ nėse je futur nė njė nyjė (hub) tė shtetit ku banon dhe ke arritur tė gjesh fillėn qė don tė shkarkosh dhe nėn kushtin tjetėr kryesor qė burimi yt nuk shkėputet nga lidhja.
Nė ndryshim nga eMule, pėrmes Bittorrent mund tė gjenden vetėm fillet mė popullore, d.m.th. mė tė fundit dhe sidomos filma serialė.
Tek eMule dhe Bittorrent nuk je i detyruar tė kesh mė parė disa fille tė tuat qė t'ua vėsh nė dispozicion tė tjerėve nė mėnyrė qė tė shkarkosh nga tė tjerėt (si tek DC++) si dhe nuk ka grada si p.sh. tek Kazaa ku ato qė kanė grada mė tė lartė kanė pėrparėsim nė shkarkime.
Karakteristika tjetėr e eMule ėshtė qė mund tė shkarkosh nga disa pėrdorues pėrnjėherė si tek Kazaa duke mos patur frikė se burimi yt po shkėputet nga interneti.
Pėr mė tepėr mund tė kufizosh shpejtėsitė e ngarkimit dhe shkarkimit, kėshtu dikush qė ngarkon prej teje nuk mund tė tė vjedhė tė gjithė shpejtėsinė e mundshme qė arrin lidhja jote me rrjetin.
Vlerat e shpejtėsive nė fjalė jipen tek: Prefer... -> Connection pėrkatėsisht Download pėr shpejtėsinė e shkarkimit nga interneti nė kompjuterin tėnd dhe Upload pėr ngarkimin qė i bėjnė tė tjerėt filleve nga kompjuteri yt.
Pėr tė parė pjesėn e shkarkuar tė njė filmi duhet tė zgjedhėsh mė parė njė program pėr leximit e videove tek Prefer...-> Files -> Video Player. Unė do tė rekomandoja programin Avi Preview qė vjen sė bashku me Kazaa Lite.
Kujdes ! Mos gabo tė shkarkosh ndonjėherė Kazaa prej kazaa.com. Ky program vjen sė bashku me programe spiune
Kazaa Lite ėshtė versioni falas dhe pa spiunė i Kazaa's. Fatkeqėsisht ky program ėshtė braktisur, pasi tė drejtat duken tė jenė shitur. Prandaj ju kėshilloj tė gjeni ndonjė kopje tė mbetur akoma diku nė internet. Versioni i fundit i Kazaa Lite ėshtė 2.4.3. Ky program ėshtė mė i pėrsosur se vetė Kazaa.
Problemi me muret mbrojtėse
Nė ndryshim nga Kazaa qė nuk ka probleme me muret mbrojtėse nga sulmet nga jashtė, tė ashtuquajtura Firewall, eMule pėrdor disa porta qė janė tė bllokuara nga kėto mure. Mua vetė mė mori me tė vėrtetė shumė mund qė tė jap vlerat e kėnaqshme pėr eMule. Jo vetėm qė nuk puqet me programin tim mbrojtės Zone Alarm, por as me vetė murin mbrojtės tė Windows.
Atėherė duhen bėrė disa ndryshime qė fatkeqėsisht ulin edhe nivelin e mbrojtjes sė kompjuterit. E para, duhet ēaktivizuar muri mbrojtės i Windows. Pėr Windows Xp shkohet tek Start - > Connect to - > Show All Connections. Aty zgjidh lidhjen tėnde me internetin p.sh. My ISP. Pastaj kliko me sustėn e djathtė tė miut dhe zgjidh Properties. Nė dritaren e re qė do tė tė shfaqet zgjidh Advanced. Tek Internet Connection Firewall zbraz kutinė ku thotė Protect my computer... dhe shtyp OK pėr tė ruajtur ndryshimet. Duhet tė shkėputesh nga interneti dhe tė futesh pėrsėri pas ndryshimeve qė kėto tė gjejnė vend.
Kij parasysh se muri mbrojtės i Windows mundohet tė fshehė kompjuterin tėnd nga interneti. Nėse nuk tė gjejnė dot, nuk tė sulmojnė dot. Por kėtė efekt mund ta bėjė mė me efektivitet edhe njė program i mirė mbrojtės si Zone Alarm.
Pėr mua Zone Alarm ėshtė programi mė i mirė mbrojtės qė gjendet tani pėr tani dhe i lehtė pėr t'u konfiguruar pra nuk jam gati ta lė pėr shkak tė mundėsisė sė pėrdorimit tė programit eMule ndonėse sugjerohet tė pėrdoret njė tjetėr program mbrojtės sė bashku me eMule dhe ky ėshtė Kerio Personal Firewall. Njė kopje njėmujė tė vlefshme tė kėtij programi mund ta shkarkoni kėtu (Kerio Firewall)
Instalimi i dy programeve mbrojtėse nuk kėshillohet pasi kokolepsen me njėra-tjetrėn duke ulur aftėsinė mbrojtėse tė kompjuterit tėnd. Ajo qė kėshillohet pėr ata qė duan njė mbrojtje mė tė mirė tė kompjuterit tė tyre ėshtė pasja e njė programi tė mirė mbrojtės dhe e njė pajisje tė jashtme mbrojtėse; software firewall dhe hardware firewall.
Atėherė nėse edhe ti si unė nuk don tė heqėsh dorė nga Zone Alarm, duhet tė bėsh ndryshimet e mėposhtme tek ky program.
Shko tek Firewall - > Main -> Internet Security. Kėtu duhet tė zgjedhėsh nivelin mė tė lartė, pra High, qė tė kesh nivelin mė tė lartė tė mbrojtjes. Kėtu shtyp mbi Custom. Tek dritarja e re, tek High Security Settings mbush kutinė Allow incoming UDP ports. Me tė mbushur kėtė kuti do tė tė hapet njė shirit nė fund tė dritares pėrkrah tė cilit shkruan Ports. Aty shkruaj vlerėn 4672.
Pastaj mbush kutinė Allow Incoming TCP ports dhe kėsaj jepi vlerėn 4662. Kėto janė portat qė pėrdor eMule.
Nė fund shtyp Apply dhe pastaj OK pėr tė ruajtur ndryshimet.
Tani mund tė pėrdorėsh eMule me tė gjithė kapacitetin qė tė ofron ajo qė shprehet nė gradėn High ID. E kundėrta, Low ID ndodh kur programi mbrojtės i Windows ėshtė i aktivizuar. Si Low ID nuk tė shfaqet i njėjti numėr i madh burimesh si ē'do tė ishte rasti i High ID, Pėr tė parė gradėn ID mjafton qė nė programin eMule tė shkosh tek Servers - > My Info.
Por kij parasysh se Zone Alarm do ta shkėpusė lidhjen me rrjetin e eDonkey nėse nuk je i ulur pėrpara kompjuterit pėr njė kohė tė gjatė. Kjo ėshtė njė masė sigurie e vetė programit. Pėr mua ky nuk ėshtė ndonjė fakt shqetėsues pasi unė prapėseprapė e fik kompjuterin kur nuk jam duke punuar me tė. Kjo jo vetėm qė kursen rrymėn dhe vetė kompjuterin por nuk ėshtė mirė ta lesh kompjuterin tė lidhur me internetin pėr njė kohė tė gjatė pasi u le edhe sulmuesve kohėn e duhur pėr t'i provuar tė gjithė mundėsitė pėr tė ēarė nė kompjuterin tėnd. Me shkarkimet qė mund tė kem nisur, nuk kam ngut.
Nėse don patjetėr tė vazhdosh shkarkimin edhe kur nuk je pranė kompjuterit, atėherė provo tė mbash nė punė Windows Media Player duke luajtur disa kėngė qė i ke nė kompjuter. Nėse nuk ke plot tė tilla atėherė shko tek funksionet e kėtij programi Play -> Repeat. Nė kėtė mėnyrė programi pėrsėrit pafundėsisht tė njėjtat kėngė.
Duket se ky rreng e bėn Zone Alarm tė mendojė se dikush po punon me kompjuterin.
Pėrgatiti :
Alvin Ekmekēiu
Vė re! Ky shkrim nuk lejohet tė kopjohet dhe tė pėrdoret pėr qėllime komerciale (fitimprurėse). Mbi lejet e pėrdorimit tė shkrimeve tė © Rruzull.net lexo kėtu.
|