Shëndeti: Përpjekje për krijimin e jetës në laborator Data e botimit: Friday, 27 February 2004
Lėnda: Lindja e jetës
|
Sipas Biblës, jeta filloi ditën e tretë. Adami u krijua në ditën e gjashtë. Sipas shkencës, jeta fillon me një qelizë delikate dhe të gjitha gjallesat e tjera zënë fill prej saj. Por ekipe shkencëtarësh tani po punojnë për një zanafillë të dytë. Ata po përpiqen të krijojnë jetën nga një diçka pa jetë përmes ndërthurrjes së elementëve kimikë prej të cilëve mendohet se mund të krijohet një qenie e gjallë.
Shkencëtarët marrin një gjallesë, më të voglën që ekziston e me sa më pak gjene. Në këtë rast një baktere E-Koli. Shkencëtarët e ndjekin jetën e bakteres duke eleminuar një nga një gjenet e saj. Kur një gjen eleminohet dhe bakterja vazhdon të jetojë, kjo tregon se gjeni i mënjanuar nuk ishte i domosdoshëm për jetën e bakteres. Në këtë mënyrë, shkencëtarët vazhdojnë derisa sa të mbeten vetëm gjenet thelbësorë për jetën. Shkencëtarët mendojnë se ndodhen tani në prag të krijimit të një qenieje të gjallë, e cila sipas tyre, do të zhvillohet, rritet e do të riprodhojë vetveten. Kjo ka ndodhur vetëm një herë; sipas shkencës 3, 8 miliardë vjet më parë.
Lexo shkrimin e plotë tek Zëri i Amerikës
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 2.4 Votues: 5

| |
|