Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Vetėdija ]

·Hipnoza
·Vetėdija
·Vetėdija mund tė lėvizė pengesa
·Rreth çështjes së vetëdijes
·Dėshmi tė vazhdimit tė jetės edhe pas vdekjes
·Kur sytë gënjejnë

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 37 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Astronomi: Gjėza e kohės
Data e botimit: Monday, 16 February 2004
Lėnda: Fizikë
Kohëndjesia vetiake është vetëm një iluzion i prodhuar nga truri ynë. Prandaj edhe koha mund të shkojë shumë ngadalë ose tepër shpejt. Por si madhësi fizike, koha mund të matet me saktësi.
Ne kemi shpikur orët për të matur kohën. Por pavarësisht nga kjo, secili ka kohëndjesinë vetiake e cila mund të ndryshojë thellësisht nga ajo e të tjerëve.



(Vijon nga Masa përkul hapësirën - Teoria e Einstein'it (Ajnshtajnit) )


Makineria kohore tru

Duke u varur nga se në cila rrethana ndodhemi, koha mund të kalojë me shpejtësi të ndryshme. Kur jemi duke pritur për diçka, koha shkon tepër ngadalë. Nëse përjetojmë shumë gjëra, atëherë koha mund të shkojë vetëtimthi pa e kuptuar. Kohëndjesia ka të bëjë me përpunimin e të dhënave në trurin tonë. Shqisat i dërgojnë trurit tërë kohës të dhëna mbi botën përjashtë. Një pjesë e tyre vijnë aty përnjëherë, një pjesë, të zhvendosura në kohë. Trurit i duhet të përpunojë këtë mori të dhënash dhe pastaj t'i rendisë këto sipas rrjedhës kohore përpara se të hyjnë në vetëdijen tonë. Sepse perceptimi njerëzor ka nevojë për caqe kohore, në mënyrë që të radhisë ngjarjet.

Hulumtuesit kanë zbuluar se shqisat tona mund të bënin një dallim kohor midis dy ngacmimeve vetëm nëse këto do të gjenin vend me një ndryshim kohor prej më tepër se 30 milisekondash. Pra koha copëtohet në trurin tonë në njësi të vogla. Brenda këtyre njësive koha nuk ekziston, çdo gjë duket të ndodhë në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë truri ia del mbanë të bashkërendojë ndjesitë e ndryshme në mënyrë të përsosur me njëra-tjetrën. Dhe ne na duket sikur po e përjetojmë gjithçka në të njëjtën kohë.


Eksperimente kohe në hapësirë

Të para nga ana fizike, intervalet e kohës mund të maten me saktësi përmes orësh. Por ajo që të befason është që kohëmatja varet se nga ku ndodhet ora: Astronautët morën një orë atomike me vete në një anije kozmike, e cila i binte Tokës përqark në një largësi prej 400 kilometrash nga sipërfaqja e saj. Para nisjes së kësaj anijeje, një orë tjetër atomike u akordua me përpikmëri me orën në bord. Kjo orë e dytë u la në Tokë.

Krahasimi i të dy orëve pas kthimit të anijes kozmike në Tokë solli një të papritur: Orët që ishin akorduar me përpikmëri para nisjes nuk tregonin më të njëjtën kohë. Koha në anijen kozmike - larg prej qendrës së masës së Tokës - kishte shkuar më shpejt se koha në Tokë.

Shpejtësi konstante e dritës

Një shpjegim të kësaj dukurie na e jep shpejtësia e dritës, e cila qëndron në 300 000 kilometra në sekondë - një konstante e natyrës. Pranë qendrës së një mase, p.sh. Tokës, grimcat e dritës tërhiqen. Ato e kanë të vështirë të largohen prej andej. Që shpejtësia e tyre të mbërrijë prapëseprapë konstanten e patundshme të shpejtësisë së dritës, duhet që koha të ecë më ngadalë pranë qendrës së masës . Pra koha nuk është ndonjë shkallë fizike e patundshme e Gjithësisë, por varet nga se ku dhe në cila rrethana matet.

Përmes satelitëve mund të përcaktohet pozicioni i saktë në Tokë. Por këtu është e rëndësishme matja e saktë e intervaleve të kohës. Meqënëse orët në satelit nuk ecin me të njëjtën shpejtësi si në Tokë, duhet që ky efekt të përllogaritet dhe ndreqet tërë kohës, përndryshe mund të dilnin gabime në përcaktimin e pozicionit.


Përgatiti : Alvin Ekmekçiu
Burimi: gjermanja ZDF/Die ganz andere Welt/30.11.2003
Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të Rruzull.net lexo këtu.



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Shkalla e Planck'ut (Plankut)
   Albert Enstein (Ajnshtajni)
   Ajnshtajni nen testim
   Gjėza e kohės
   Sa nxehtė ėshtė nė Skėterrė ?!
   Masa përkul hapësirën - Teoria e Einstein\'it (Ajnshtajnit)
   S\'ka asnjë gjë më të shpejtë se drita
   Inercia dhe masa


 
Kanė tė bėjnė..
· iluzion
· orë
· Masa përkul hapësirën - Teoria e Einstein'it (Ajnshtajnit)
· rrethana
· tru
· Shqisa
· perceptim
· Hulumtues
· milisekonda
· ndjesi
· lexo këtu
· masė
· natyrė
· Gjithėsia
· Einstein
· dritë
· Kėrko tek lėnda: Fizikë


Shkrimi mė i lexuar mbi Fizikë:
Albert Enstein (Ajnshtajni)


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 5
Votues: 8


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


Ky shkrim ka lidhje edhe me kėtė lėndė:


"Gjėza e kohės" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 1.28 sekonda