Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Mbipesha ]

·Mbipesha e lartë dhe nënpesha, shkaktarë vdekjesh
·Dukuria e mbipeshës tek njeriu
·Pajisje qė ul dėshirėn pėr tė ngrėnė shumė
·Kur arrin njeriu mbipeshėn ?
·Madhėsia e stomakut ndikon mbi oreksin
·''Edhe dhjami ėshtė organ''
·Mė pak dhjamė kur hahet mirė pas sportit

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 26 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Shoqėri: Rënia në dashuri
Data e botimit: Friday, 23 January 2004
Lėnda: Evolucioni seksual
Në fazën e parë të rënies në dashuri nuk ka më gjë tjetër në këtë botë përveç njeriut që dashurojmë. Gjithkush do të donte të vinte në njëfarë mënyre në këtë lloj gjendje si të dehuri. Por si shkaktohet ajo ?
Në mjedisin tonë shoqëror takojmë tërë kohës njerëz të tjerë, qoftë në punë, në treg apo në pijetore. Por sapo do të donim të njihnim dikë më nga afër, ne lëshojmë disa sinjale të veçanta.



Ne dhunojmë dalëngadalë sferën private të kandidatit tonë dhe përpiqemi t'i tërheqim vëmendjen. Të dhënat fillestare i këmbejmë përgjatë një bisede të parëndësishme. Por nëse kërshëria ndaj njëri-tjetrit rritet, atëherë shenjat bëhen gjithnjë e më të qarta. Këmbehen shikime që tregojnë kërshëri si dhe shfaqet një dukuri tepër e veçantë: që të dy lëvizin me të njëjtin takt. Për shembull kapin njëkohësisht gotat e tyre, i vënë këmbët kryq dhe përngjasojnë *gjestikat (A.E.) e tyre. Ata janë krejt të fiksuar pas njëri-tjetrit.
Në fazën tjetër të afrimit rritet dëshira për takim trupor. Njeriu nuk do të donte të linte kandidatin t'i ikte prej duarsh dhe përpiqet të mos e lërë t'i ikë as prej sysh. Në pjesën më të madhe të çifteve kjo fazë e parë e rënies në dashuri duket të rrjedhë në mënyrë të ngjashme. Por çfarë është ajo që shkakton këto lloj sjelljesh ?

Truri drejton ndjenjat


Sot e dimë që të gjitha ndjenjat drejtohen nga truri - edhe rënia në dashuri. Studiesit e trurit kanë matur përmes tomografisë kompjuterike veprimtarinë e trurit të njerëzve të rënë në dashuri. Këtyre të fundit u janë treguar fotografi si të njeriut të dëshiruar ashtu edhe të të njohurve.

Kur të testuarit panë fotografi të partnerëve të tyre të dashur, rajone të caktuara të trurit treguan një veprimtari të ngritur. Njëra prej këtyre zonave është përgjegjëse për njohjen e ndjenave vetiake, lidhjeve shoqërore dhe përdëllimit. Zonat e tjera janë një farë qendre shpërblimi. Ndërkohë që mbahen të ndrydhura veprimtaritë në rajonet e trurit që kanë lidhje me agresionin, frikën dhe mërzinë.

Hormonet kujdesen për gjendjen shpirtërore


Veprimtaria në tru kontrollohet përmes qelizave nervore. Në këtë mes, të dhënat mbarten përmes pejzave nervorë në formën e sinjaleve elektrike. Në fund të një pejze nervore çlirohen përmes një ngacmimi të caktuar neuropërcjellës të veçantë të cilët hedhin urë mbi boshllëkun e ngushtë për tek pejza tjetër nervore duke përcjellur të dhënat.

Një nga neuropërcjellësit më të rëndësishëm në tru, hormoni dopaminë, prodhohet në sasi të mëdha kur ne kemi rënë në dashuri. Ky shkakton p.sh. ndjenjën e euforisë dhe uljen e oreksit. Ndërsa një hormon tjetër, një aminë, ka lidhje me të rënët në dashuri. Veprimi i saj shkakton trallisje dhe na ngre ne në një farë marramenth lumturie. Një gjendje ngazëllimi, në të cilën cilësitë e këqija të njeriut që duam, thjesht i shpërfillim.

E gjitha vetëm për tharqe

Qëllimi pas rënies në dashuri dhe seksit, i parë me mendjekthjellësi, është shumimi dhe si pasojë përkujdesi i përbashkët për tharkun. Për këtë kujdesen hormonet të cilat shkrehin ndjenjën e rënies në dashuri. Prodhimi i hormoneve të rënies në dashuri mund të zgjasë deri në një vit e gysmë. Për më pas, natyra ka krijuar një hormon tjetër, oksitocinën. Ky kujdeset që marrëdhënia çiftore të vazhdojë të mbajë të njëjtin avaz edhe pas euforisë së parë.


Shënim:Shenja * e shoqëruar nga (A.E.) tregon se termi është thurur nga autori i shkrimit Alvin Ekmekçiu.


Përgatiti : Alvin Ekmekçiu
Burimi: gjermanja ZDF/Die sexuelle (R)evolution/26.11.2003
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Tradhėtarė tė dashurisė
   Dėshira mė e fshehtė e njeriut
   Hormoni i besnikërisë
   Rënia në dashuri
   Bashkëshortët dhe mashtruesit e tjerë...
   Aftėsia nė tė folur
   Shqisa e dashurisë
   Paraqitja e jashtme


 
Kanė tė bėjnė..
· dashuri
· gjestika
· ndjenja
· përdëllim
· pejze nervore
· neuropërcjell&
· hormon
· eufori
· oreks
· trallis
· ngazëllim
· seks
· thark
· Hormoni i besnikërisë
· tru
· partner
· evolucion
· trup
· fėmijė
· Kėrko tek lėnda: Evolucioni seksual


Shkrimi mė i lexuar mbi Evolucioni seksual:
Rënia në dashuri


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.00
Votues: 107


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


Ky shkrim ka lidhje edhe me kėtė lėndė:


"Rënia në dashuri" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.24 sekonda