Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Aero-luftarakë
[ Aero-luftarakë ]

·Avionët turboreaktivë me aftësi ngritje dhe aterrimi vertikal
·Teknologjia Stealth: Aeroplani B-2
·Teknologjia Stealth: Aeroplani F-117A
·Teknologjia Stealth
·Një avion luftarak pa pilot
·Aeroplani Lockheed SR-71 Blackbird: më i shpejti dhe më lart i fluturu
·Aeroplani Lockheed C-130 Hercules: një mbartës që mund të zb

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 27 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Shoqėri: Funksionet e religjionit ne shoqeri

Nga Njė burim - Tuesday, 20 January 2004

FeReligjioni është forma më e vjetër e vetëdijes dhe botëkuptimit të njerëzve. Përmes përfytyrimeve religjioze njerëzit përpiqeshin të kuptojnë disi natyrën, format e saj dhe të përcaktojnë raportin ndajt tyre, të përcaktojnë vendin e vet në mes të tjerëve, të kuptojnë disi dhe të bëjnë për vete natyrën dhe shoqërinë, t’i japin kuptim qenies dhe verpimit të vet si dhe marrdhënieve në të cilat jetonin dhe vepronin.


RELIGJIONI- VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM

Religjioni sipas shumë medimtarëve ekziston me krijimin e njerëzimit. Shumë të panjohura ka lidhur me besimet e komuniteteve të para të njerëzimit dhe se për përfytyrimet religjioze të këtyre komuniteteve dhe për kulturën shpirtërore të tyre mund vetëm të gjykohet me anë të disa të dhënave arkeologjike. “Religjionet e hershme ishin më shumë çështje lokale. Klani, fisi ose shoqëria shumë e ngushtë dhe religjioni i tyre ishin e njejta gjë” . Religjionet e para ishin pasqyrime ose shprehje imagjinare të realitetit natyror e shoqëror, të fenomeneve natyrore, të lidhjeve të rrjedhës së tyre të shkaqeve e të fakteve si dhe marrdhënive shoqërore të atëhershme. Por, çka në fakt është religjioni apo feja? Ka shumë mendime e keqkuptime në definimin e religjionit. Shumë mendimtarë duke filluar nga Greqia antike e deri më sot janë munduar dhe mundohen ta definojnë religjionin. Mund të themi se religjioni është sistem, i besimeve dhe ritualeve që i drejtohen një qenie supreme-të shenjtë.” Religjioni ka të bëjë me mënyrat e organizuara shoqërore të mendimit, ngjarjeve dhe veprimet që aludojnë në ekzistimin e supernatyrës” . Fjala religjion rrejdh nga fjala latine “religiare” që do të thotë “të lidhesh” që kosiderohet si një lidhje e komunitetit të caktuar shoqëror të klanit, fisit, individit me një qenie mbinatyrore.”Fetë përshijnë një kompleks simbolesh që revokojnë ndjenjat e nderimit ose frigës dhe janë të lidhura me ritualet ose ceremonialet (të tila si shërbesat kishtare) të kryera prej një komuniteti besimtarësh” . Religjioni ëhstë qëndrim serioz dhe shoqëror i individëve apo komuniteteve ndaj fuqisë të cilën ata e konsiderojnë se ka kontroll absolut në interesat dhe fatet e tyre (J.B. Pratt). Religjionet e para kanë qenë të formës anemiste(besimi në fuqitë hyjnore) dhe totemiste (besimi në ndonjë qenie, shtazë, bimë apo gjësend), por më pas formohen trajtat e tjera të religjionit të cilat janë politezimi (besimi në shumë perëndi) dhe monoteizmi (besimi në një perëndi). Edhe pse kzistojnë një numër i madh i feve në kohën e sotme ato kanë disa gjëra të përbashkëta. E ato janë se tek secili religjion një qenie adhurohet dhe ekziston mbi të gjithë pjesëtarët e tij dhe çdo religjion ka ritualet apo ceremonitë fetare të tij. “Si fryt i zhvillimit të shoqërisë përherë e më tepër religjionin e kanë shprehur fuqitë shoqërore. Në esencë religjioni niset prej faktit se ekzistojnë fuqitë të cilat caktojnë dhe regullojnë të gjitha ngjarjet në botë” .

Problemi i religjionit ka zënë vend me rëndësi në historinë e mendimit njerëzor dhe akoma mbetet një ndër fokuset kryesore të sociologjisë. Ndër sociologët më të njohur që janë marrë më këtë çështje janë Marksi, Durkhemi dhe Weberi. Marksi pohonte se feja shpesh ka implikime ideologjike duke i shëërbyer justifikimit të interesave të grupeve sunduese në dëm të të tjerëve. Si shembull mund të marrim ndikim e krishterimit në përpjekjet e kolonialistëve evropianë për sundimin e kulturave tjera. Përkundër Marksit sociologu i njohur Max Webber theksoi ndikimin e paqendrueshëm e shpesh revolucionar të idelave fetare në rendet sociale të paravendosura. Pavarësisht nga përkrahja e kishave ndaj skllavërisë në SHBA më pas shumë udhëheqës kishtar më vonë luajtën rol të rëndësishmë në zhdukjen e saj. Ndërkaq Durkhemi paksa ik nga koncepti konfliktuoz i fesë. Ai mbi të gjitha e vë rolin e fesë në stimulimin e kohezionit social dhe në ritualet apo ceremonitë fetare.

Siç pamë shumë mendime ekzisitojnë rerth religjionit, rolit të tij në shoqëri dhe definimit të tij. Por ajo teori e cila më së tepërmi, sipas mendimit tim, i përgjigjet religjionit është se fe don të thotë nënshtrim (Islam). “ E vetmja fe e pranuar nga Zoti është “Nënshtrimi” (Islami)” (Kur’an 3:19). Islami është fe monoteiste që aludon se Zoti është krijues i botërave dhe sundues absolut i gjithësisë. Por, çka në të vërtetë do të thotë feja nga perspektiva islamike. “Ai ju dërgoi të dërguar të tij së bashku më udhëzimin dhe fenë e së vertëtës” (Kur’an 9:33). Zoti iu dërgoi njerëzve të dërguar që iu kumtoi fenë dhe udhëzimin e vërtetë. Por kjo fe dhe ky udhëzim nuk është thjeshtë një koleksion i ligjeve dhe ritualeve, por është një sistem jetësor. Pra feja nga perpspektiva islamike shihet si sistem jetësor, si sistem të cilën çdo njeri duhet ta zbatojë në jetën e tij duke pasur si bazë udhëzimin e të dërguarit të Zotit. Si përfundim i kësaj mund të themi se religjion = sistem. Ai njeri i cili zabton këtë sistem duke iu nënshtruar Zotit në jetën e tij është më lumtur, i vetëkënaqur ka një familje të qëndrueshme, përkujdeset për komunitetin e mbi të gjitha është realist.

FUNKSIONET E RELIGJIONIT NË SHOQËRI

Përkundër shumë luftërave, konfliktetve, katastrofave të ndryshme shoqërore shumë paraktika dhe koncepte religjioze nuk u përmbysën. Religjiont sot nuk zotëron monopolin shpitëror dhe fuqinë shoqërore që e kishte dikur, por religjioni nuk u thye, përkundarzi u mbajt dhe në disa regjione po shënon fuqizim të dukshëm. Kjo ndodh për shkak të lidhjes që ka religjioni me shoqërinë njerëzore apo kontrbutet e tij në shoqërinë njerëzorë të cilat nuk mund të injorohen dhe të lihen anash. Si funksione kryesore të religjionet konsiderohen te jenë :

1. Krijimi, forcimi dhe mbajtja e solidaritetit shoqëror

Religjioni shërben si “cement” i shoqërisë. Ai bashkon, unifikon besimtarët në shumë rituale dhe ceremoni të përbashkëta duke iu ofruar atyre vlera dhe besime të njejta dhe duke i lidhur apo bashkuar ata në një komunitet. Ritualet fetare janë makina që prodhojnë një vetëdije të njejtë që rezulton në lidhje shoqërore. Rol tjetër me rëndësi është qëndrimi i njejtë i besimatrëve të një feje drejt Zotit apo qenies supreme. Kjo i zgjon atyre ndjenja të vet sakrificës dhe devocionit-nënshtrimit. “Si shembull konkret i këtij funksioni është populli izraelit që përkundër shpërndarjes së tyre në shumë kultura kanë mbajtur identitetin dhe kohezionin e tyre shoqëror nëpërmjet religjionit të tyre” .Pastaj religjioni përbën një ndër komponentet qenësorë të një kulture. Krishterimi me tërësinë e përmbajtjeve të veta kulturore përbën një ndër komponentet kryesore të kulturës evpropiane ashtu si islamizmi për botën dhe klulturën arabe.

2. Kuptueshmëria-dhënia e kuptimit

Njeriu gjithmonë ndodhet para pyetjeve: A ka kuptim dhe cili mund të jetë kuptimi i jetës? Pse ekzistojmë ne? A është jeta fundi i gjithçkasë? A ekziston drejtësia? Ç’ kërkon kjo forcë e mbinatyrshme nga ne?. Religjioni është i vetmi i cili mund t’iu jap përgjigje këtyre pyetjeve. Ai gjithashtu i jep qëllim universit që mund te shihet si i pakuptimtë. Njerëzit kanë nevojë për përgjigjen e ketyrë pyetjeve, kanë nevojë për qëllim jetësor dhe në shumicën e rasteve religjioni krijon monopol mbi përgjigjet e këtyre pyetjeve.”Religjioni është një lëkurë që i mbulon trupat e njerëzve dhe i bën ato të dukshëm, i mbanë ata së bashku dhe përmban poret prej të cilave ata mund të marrin frymë” . Religjioni të jep siguri, identitet dhe të dëshmon se je i vlefshmë në këtë jetë.

3. Kontrolli shoqëror

Vlerat dhe normat e rëndësishme në shoqërinë njerëzore të lidhura me jetën e njerëzve, sjelljeve seksuale dhe pronës janë të inkorporuara jo vetëm në ligje por edhe në doktrinat religjioze. Për këto dispozita dhe rregulla të caktuar të sjelljeve është shkruajtur si në Bibël ashtu edhe në Kur’an. Duke i formuar këto vlera dhe norma religjioni ndihmon në mbajtjen apo arritjen e kontrollit të sjelljeve të individëve në shoqëri.

4. Ndihma psikologjike

Religjioni i ndihmon njerëzit emocionalisht në përballimin e pasigurive dhe tragjedive në jetë. Njerëzimi në kohën e sotme konfrontohet me shumë kriza dhe katastrofa të ndryshme si vdekjet, aksidentet e ndryshme, epidemitë, luftërat, varfëritë dhe çrregullime tjera të shoqërore. Religjioni i ndihmon njerëzit të përballen me këto probleme serioze të jetës njerëzore dhe të riorganizojnë jetën e tyre duke i dhënë kuptim përvojave të tyre. Më konkretisht i ndihmon njerëzit në përiudhat tranzitore të jetës. Shumica e religjioneve festojnë dhe shpjegojnë ngjarjet kryesore në jetën e njerëzve-lindja, puburteti, martesa dhe vdekja nëpërmjet ritualeve dhe ceremonive që shënojnë kalimin nga një gjendje në një gjendje apo status tjetër. Religjioni në përgjithësi jep shpresë dhe krijon paqe.

RELIGJIONI NGA PIKËPAMJA KONFLIKTUOZE

Përkundër funksioneve të dobishme të religjionit për shoqërinë ai mund të implikohet gjithashtu edhe në konfliktet e ndryshme shoqërore. Karl Marksi njihet si sociologu që ka shkruajtur për aspektin konfliktuoz të religjionit. Sipas tij religjioni është një vetëdije falso dhe një mjet që njerëzit e fortë e përdorin në betejat mes klasave të shoqërisë. Ai gjithashtu ka potencuar se besimi në fe është tjetërsim njerëzor që do të thotë gjendjen në të cilën njerëzit e humbin kontrollin mbi botën e tyre për arsye se ata e gjejne vetën e tyre si të huaj në një ambient të caktuar religjioz.

Marksi ka deklaruar se religjioni dominues në shoqëri është religjioni i klasës dominante në aspektin ekonomik dhe politik dhe gjithmonë jep justifikime për pabarazinë dhe padrejtisitë e kësaj klase. Ky religjion gjithashtu legjitimon veprimet e klasës sunduese dhe është si narkotik të cilin e pranojnë të gjithë. Vetë Marksi ka thënë se:
“ Njeriu e formon religjioni jo religjioni njeriun... Vuajtja religjioze është në të njetën kohë shprehje e vuajtjes reale edhe protestë ndaj saj. Religjioni është ofshamë e krijesave të shtypura, sentiment i botës pa zemër dhe shpirt i gjendjeve jo shpirtërore.Ai është opium i njerëzimit”.

Pabarazia dhe religjioni

Deri tani nuk ka apo ka shumë pak evdienca historike që mbështesin pikëpamjet e Marksit që religjioni dominues në çdo shoqëri legjitiom interesat e klasës sundues. Raste të pabarazisë në emër të religjionit kemi pasur në Egjipt ku faraonët janë konsideruar si zotëra dhe të gjithë njerëzit iu janë përmbajtur urdhërave të tyre. Ata janë konsideruar si të shenjtë dhe të mbinatyrshëm. Pastaj kemi teorinë indiane apo hinduse që i kërcnon individët që ndryshojnë statusin e tyre se do të konsiderohen si kafshë.

Religjioni gjithashtu mund të legjitimojë ndryshimet që favorizojnë më të fortin apo të pasurin. Për shmebull “më 1890 presidenti i SHBA-ve William MCKinley e ka justifikuar luftën e tij kundër Kubës, Filipineve dhe Spanjës me qëllim të kristianizmit dhe civilizimit të këtyrë njerëzve” .
Religjioni shihet edhe si objekt i shumë luftërave dhe kolonizimeve. Rast konkret kemi krishterimin i cili si religjion i Perandorisë Romake u përhap më pas nga kjo pernadori në shumë vende tjera me anë të kolonializimit apo pushtimit.

Religjioni dhe konfliktet shoqërore

Pikëpamja e Marskit për religjionin si “opium i njerëzmit” mund të shifet si shumë e ngushtë sepse religjioni mund të kyçet në konfliktet shoqërore në aspekte tjera gjithashtu duke përfshirë mënyrat që sfidojnë status kuon. Religjioni shpesh përdoret si një armë ideologjike duke i justfikiuar konfliktet me dallimet fetare që ekzistojnë mes njerëzve. Një popull i cili është në lufte pa dyshim mendon se Zoti është në anën e tyre gjë që e favorizon religjioni i tyre. Në kohën e sotme kemi rastin e konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve përkatësiht hebrejve dhe muslimanëve në Lindjen e Mesme i cili në shumicën e rasteve thuhet së është konflikt religjioz edhe pse të dy palët pohojnë se luftojnë për atdheun e tyre. Rast tjetër kemi konfliktin në Irlandën Veriore që shihet si një konflikt religjioz mes protestanëve dhe katolikëve por rrënjet thuhet se i ka në ndarjen midis klasave përkatësisht vendasve irlandez dhe britanikëve të ardhur.
Ndonjëherë një grup mund në të vërtetë të frymëzohet nga religjioni për sfidimin e rregullit në shoqëri. Për shkak se doktrinat religjioze i ofrojnë atij grupi argumente dhe bindje se ajo gjendje nuk është në rregull. Këtu vlen të përmendim ndikimin kishës katolike në qeverisje. “Për shumë vite kisha katolike është e lidhur ngushtë me ushtrinë, elitën e shoqërisë ekonomike dhe poltike në Amerikën Qendrore dhe Jugore” . Apo luftërat të cilat sot ndodhin në botë e që zakonisht edhe quhen si “kryqëzatat e reja te krishterëve” apo ajo që quhet “përleshje mes civilizimeve” për të cilat shumë mendimtarë pohojnë se janë të bazuar thjesht në fe dhe në doktrinat e krishterimit për një dominim në të gjithë botën në mënyrë demokratike. Ky është një funksion tepër i rrezikshëm i religjionit në botën e sotme që përdoret nga shumë njerëz dhe qeveri për arrtijen e shumë qëllimeve të tyre personale e kolektive në emër të fesë së tyre.

Religjioni dhe lëvizjet shoqërore

Marrdhëniet mes religjionit dhe lëvizjeve shoqërore shumëherë përfshinë raportin ndërmjet besimit dhe sjelljes së individëve në shoqëri. Ky proces mund të ilustrohet me dy ratse të rëndësishme-historike dhe bashkëkohore. Rasti historik përfshinë etikën protestane të cilën disa sociolog e konsiderojnë si ndikim vital në forminin e kapitalizmit dhe të shumtën e ambienit tonë të tashëm shoqëror dhe kulturor. Rasti bashkëkohor është fundamenatlizmi islamik një lëvizje shoqërore shumë e rëndësishme që ka marrë implikime ndërkombëtare. Në këto raste ndikimet e këtyre religjioneve kanë lindur komunitetet që janë margjinale në besimet e tyre.

Si përfundim i tërë kësaj mund të themi se religjioni si vetëdije më e hershmë e njerëzimit përkundër ndikimeve negative në shoqërinë tonë ai me frocimin e vetëdijes së solidaritetit, me kontrollon e shoqërisë, ofrimin e përgjigjjeve në shumë pyetje dhe mistere dhe ndihmën psikologjike që iu jep njerëzve ka arritur që të mbijetojë dhe të jetë një nga vletat kryesore të njerëzimit. Ka arritur që të bëhet pjesë e kulturës së shumë popujve dhe të ketë ndikim në moralin, mënyrat e sjelljes dhe vetëdijen e këtyre popujve. Religjioni në kuptimin e ngushtë sjell paqe, jep shpresë,iu jep njerëzve identitet dhe qëllim jetësor. Njerëzit religjipoz dinë se për çfarë kanë ardhur në këtë jetë, pse jetojnë dhe dinë se çka kërkon ajo krijesë apo qenie e mbinatyrshme supreme dhe e shenjtë. Nerëzit religjiozë kanë familje të qëndrueshme, janë më të përgjegjshëm për komunitetin dhe për jetën e tyre dhe mbi të gjitha janë realist.

Literatura:

1. Dr. Ali Dida, Fillet e Sociologjisë, Prishtinë 1997

2. Dr. Fehmi Agani, Dr. Agim Hyseni, Sociologjia, Prishtinë 2003

3. Anthony Giddens, Sociologjia, Tiranë 2000

4. Ian Robertson, Sociology, Worth Publishers, INC, Chicago, 1999

5. Michael Hughes, Carolyn J. Kroehler, James W. Vander Zanden, Sociology – The Core, Ohio State, SHBA, 2002

Pergatiti: Faton Lekaj


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Zoti nė tru – epilepsia e kores tėmthore tė trurit
   Çka mësojnë fëmijët në Arabinë Saudite?
   Transhumanizmi dhe religjioni
   Muaji i Ramazanit
   Islamizmi
   Raportet midis kishave katolike dhe ortodokse
   Funksionet e religjionit ne shoqeri
   Halloween - vakt lemerie


 
Kanė tė bėjnė..
· totem
· SHBA
· Perandorisë Romake
· Kėrko tek lėnda: Fe


Shkrimi mė i lexuar mbi Fe:
Islamizmi


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.14
Votues: 21


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Funksionet e religjionit ne shoqeri" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.43 sekonda