Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Spiunazh
[ Spiunazh ]

·Pergjimet e celulareve..si behen?!
·Armët e shërbimeve sekrete
·Spiunazhi - të dish që më parë se ç\'do të
·Aktivitetet kriminale të shtyra nga shërbimet sekrete armiqësore
·Agjentë me influencë në Kosovë
·Gabime tė mėdha tė politikanėve dhe shėrbimeve sekrete anglo-amerikane
·Plani i Sulmit: njė libėr qė demaskon politikėn amerikane
·Disa tė dhėna mbi FBI amerikane
·Telekomunikimet tona përgjohen

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 14 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Astronomi: Misionet marsiane kanë dështuar më së shumti
Data e botimit: Monday, 29 December 2003
Lėnda: Marsi
MarsiHistoria e misioneve për në Mars është një histori të ca arritjesh tepër të bujshme dhe shumë dështimesh. Pothuajse vetëm gjysma e sondave të nisura deri më sot kanë mbërritur në planetin e kuq.
Një kronologji të misioneve të derimësotshme:

1960: Bashkimi Sovjetik ishte shteti i parë që më 10 Tetor ngren një sondë për në Mars. Ajo nuk arrin as orbitën e Tokës.

1962: Sondat sovjetike "Sputnik 22", "Mars 1" dhe "Sputnik 24" dështojnë.

1964: Edhe misioni i parë i NASA's për në Mars, "Mariner 3", dështon.

1965: "Mariner 4" e NASA's ishte sonda e parë që i bjen përqark platetit të kuq. Ajo shkrep 21 foto. Ndërkaq sonda sovjetike "Zond 2" i shkon për cak Marsit, lidhja përmes radios shkëputet.

1969: NASA dërgon "Mariner 6" dhe "Mariner 7" për në Mars. Ato livrojnë së bashku rreth 200 foto nga planeti fqinj.

1971: "Mariner 8" dështon që në nisje. Sonda sovjetike "Kosmos 419", e cila duhet të ishte e para që do të zbriste në Mars, arrin deri tek orbita e Tokës. "Mars 2" dhe "Mars 3" të Bashkimit Sovjetik ia mbërrijnë qëllimit por livrojnë vetëm pak të dhëna. Moduli i *tokëzbritjes (A.E.) i "Mars 3" ishte sendi i parë artificial që ra në planetin e kuq. NASA nis "Mariner 9", i cili livron më tepër se 1000 foto të Marsit.

1973: Sondat sovjetike "Mars 4" deri tek "Mars 7" nisen për në planetin e kuq. Ato livrojnë disa të dhëna dhe foto. "Mars 6" tokëzbret sërish një kapsulë mbi planetin e kuq, ku radiondërlidhja këputet sërish.

1975: Sondat e NASA's "Viking 1" dhe "Viking 2" nisen për në Mars.

1976: "Viking 1" ia del mbanë të bëjë tokëzbritjen e parë të butë mbi planetin e kuq, edhe "Viking 2" zbret me sukses. Të dy sondat livrojnë një mori të dhënash dhe më tepër se 50 000 foto.

1988: Pas 15 vjet ndërprerjeje Bashkimi Sovjetik nis sondat marsiane "Phobos 1" dhe "Phobos 2". Që të dyja humbasin rrugës.

1993: NASA humbet mu përpara pikëmbërritjes "Mars-Observer" (Vëzhgues i Marsit) që ishte lëshuar më 1992-shin.

1996: Misioni shumëkombësh "Mars 96" nën drejtimin rus dështon që në nisje.

1997: NASA feston një arritje të dyfishtë. Me uljen e "Mars Pathfinder" (Gjurmëgjetës i Marsit) shënohet zbritja për herë të parë e një sonde tjetër që nga koha e "Viking"-ëve, në planetin e kuq. "Pathfinder" dhe *marslëvizësi (A.E.) i tij "Sojourner" (Ca-kohë-ndenjës) sjellin në Tokë përmes radios 16 000 incizime.


Souxhėrnėr
Marslëvizësi "Sojourner" (Souxhërnër) . Foto Reuters.


Në shtator "Mars Global Surveyor" (Topografues i Përgjithshëm i Marsit) zë të vërtitet brenda një *qarkshtegu (A.E.) të planetit të kuq. Derimësot është marrë me bërjen e hartës së sipërfaqes së planetit.

1998: Japonia hyn në lojën e zbulimit të Marsit me nisjen e sondës "Nozomi" (Shpresë). Që në fillim ka probleme me ndezjen.

1999: Dy sondat e NASA's "Mars Climate Orbiter" (Qarkshtegtues Klimor në Mars) dhe "Mars Polar Lander" (Tokëzbritës Polar në Mars) të cilat ishin nisur më 1998 humbasin me mbërritjen e tyre në planetin e kuq.

2001: Më 7 prill lëshon NASA "Mars Odyssey 2001". Ai zë të vërtitet nga fundi i 2002-shit në një qarkshteg. Sonda sjell në pranverën e 2003-shit të dhëna në Tokë, të cilat sugjerojnë mbi pasjen e burimeve të mëdha uji në Mars.

2003: Më 2 qershor lëshohet sonda europiane "Mars Express" (Drejtë e për në Mars); robotët tokëzbritës amerikanë të misionit "Mars Exploration Rover" (Endacak zbulues i Marsit) pasuan më 11 qershor ("Spirit" = Shpirt) dhe më 28 qershor ("Opportunity" = Mundësi). Japonia njofton në dhjetor anulimin e Nozomi't. Një përpjekje e fundit për të sjellur sërisht sondën në kursin e duhur për në Mars, dështoi.


Shënim:Shenja * e shoqëruar nga (A.E.) tregon se termi është thurur nga autori i shkrimit Alvin Ekmekçiu.


Përgatiti : Alvin Ekmekçiu
Burimet: agjencia gjermane e shtypit DPA, ZDF
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Në planetin Mars bien borë
   Marsi nė njė Tokė tė dytė ?
   Robotėt marsianė - akoma gjallė
   Vėrtetohet prania e ujit nė Mars
   Njerėz pėr nė Mars
   Dėshmi kanalesh tė mbuluara uji nė Mars
   SHBA don tė dėrgojė njerėz nė Mars nga viti 2020
   Misteret marsiane nė pole


 
Kanė tė bėjnė..
· mision
· kronologji
· Bashkimi Sovjetik
· orbitë
· sovjetik
· NASA
· livroj
· tokëzbritje
· artificial
· kapsulë
· qarkshtegu
· Japonia
· Mars
· planet
· Toka
· sondė
· atmosferė
· NASA
· Kėrko tek lėnda: Marsi


Shkrimi mė i lexuar mbi Marsi:
Dėshmi kanalesh tė mbuluara uji nė Mars


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 3.66
Votues: 9


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Misionet marsiane kanë dështuar më së shumti" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.54 sekonda