Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Historia e Shqipėrisė
[ Historia e Shqipėrisė ]

·Pushkët snajper, mitralozat, kundërblindueset e UÇK-së
·Armatimi i përdorur nga UÇK-ja
·Përgatitja për luftë e shqiptarëve në Jugosllavi
·Çarmatosja e shqiptarëve nga sigurimi jugosllav
·Shqiptarët dhe historia
·Përmendjet e hershme të arbërve
·Origjina e shqiptarëve
·Arbëria e kohës së Skënderbeut
·Portret origjinal i Gjergj Kastriotit

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 18 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Mistere: Atlantis në Japoni ?
Data e botimit: Tuesday, 22 August 2000
Lėnda: Atlantis
AtlantisBanorët e ishullit të vogël japonez Yonaguni që i përket Okinawa-s prej kohësh kanë bërë mendime mbi një formacion gurësh që ngrihej ndonjë metër mbi sipërfaqen e detit aty pranë ishullit.
Kështu para 15 vjetësh një zhytës vendas u zhyt për të parë se çfarë ishte fshehur aty.
Ajo që ai pa tërhoqi studiuesit e tërë botës.



Disa e quajtën "monumenti i Yonaguni-t", të tjerë flasin mbi të si "kështjella e zhytur". por asnjë nuk e din se për çfarë duhet të jetë përdorur. Mund të ketë qenë një fortesë, një vend kushtuar perëndisë, apo varrezë.
Por ajo që mahnit më tepër studiuesit është vjetërsia e monumentit. Duhet të jetë krijuar përpara se niveli i ujit të detit të rritej dhe monumenti të mbulohej me ujë - që ka ndodhur të paktën 6 000 ndoshta edhe 10 000 vjet më parë.


Model i formacionit tė Yonagun'it
Model i formacionit të Yonagun'it
Nëse ky formacion guri me të vërtetë është një monument, dhe me të vertëtë është bërë para 8 000 vjetësh, dhe pas tij me të vërtetë qëndron njeriu, ateherë do të thonte se ata që jetonin këtu kanë krijuar një ndërtim të përmasave të madhe në gur më tepër se 3 000 vjet përpara se egjyptianët të nisnin të ndërtonin piramidat e tyre.

Nëse i hedhim një sy historisë së zhvillimit të shoqërisë njerëzore në Azi është e vështirë të besosh në vertëtësinë e kësaj legjende. Shoqëritë e para bujqësore në Azi lindën rreth 6 000 vjet më parë, më përpara lindjes së të cilave njeriu kishte qenë gjuetar dhe grumbullues. Dinastia e parë në këtë zonë u krijua para më pak se 4 000 vjetësh dhe kjo e kishte bazën në Kinë.

Shumë dijetarë japonezë me në krye gjeologun Massaki Kimura këmbëngulin në atë që monumenti është krijuar nga një qytetërim i zhvilluar mbi të cilin nuk është ditur deri tani.
Zhytësi i famshëm francez Jacques Mayol është njëri prej atyre që ka parë monumentin. Në një seminar të mbajtur në Tokyo vjeshtën që shkoi ai tha se këndet plotësisht pingule të shkallëve kolosale të monumentit të lënë të besosh se është i krijuar nga dora e njeriut.

Nga ana tjetër shumë prej atyre dijetarëve të huaj që kanë qenë atje në vend janë skeptikë mbi atë që kanë parë. Arkeologu njëkohësisht egjyptolog dhe shkrimtar John Anthony West që bëri disa zhytje në atë vend vëzhgoi se shumë prej shkallëve nuk i kishin këndet pingule çfarë do të thonte se mund të ishte diçka e krijuar nga natyra. Për më tepër ai mendon se ato që merreshin për kanale uji përgjatë njërës prej anëve të gjata të formacionit mund të jetë thjeshtë një formacion shkëmbor dhe se e tërë kjo strukturë duket ti ngjajë topografisë së zonës.
shkallėt e Jonagunit
Këndet pingule të shkallëve kolosale të bëjnë të mendosh se ky formacion gurësh mund të jetë krijuar nga dora e njeriut ( foto ZDF )

Gjeologu Robert Schoch i Universitetit të Bostonit përveç se mbështet këtë të fundit shton edhe se gurët e formacionit janë të atij tipi që thyhen në blloqe të drejta. Përveç kësaj ato gjenden në një zonë ku bijnë shpesh herë tërmete çfarë mund të shpjegonte shkallëzimin e blloqeve.
Ai pastaj hedh poshtë krahasimin që i bëhet këtij formacioni me piramidat, pasi këtu nuk shikohet të janë zhvendosur nga njerëzit blloqe të mëdha gurësh për të vendi i formacionit.

Nga ana tjetër japonezi Kimura pranon se një pjesë e monumentit mund të jetë krijuar nga formacioni i terrenit, i vështirë për t´u shpjeguar. Por ai ka kryer vëzhgime të reja të zonës, pas gjeologut Schoch dhe thotë se ka prova të reja që njeriu të paktën pjesërisht ka marrë pjesë në krijimin e monumentit. Ai thotë të ketë gjetur tabela me shkronja, gurë të mprehtë që mund të jenë përdorur si vegla pune dhe një gur gjysëm metër të gjatë në të cilin është gdhendur qartë në reliev një trup kafshe. Gjithashtu një breshkë tepër e madhe është gdhendur në reliev në kreun e monumentit.
Në disa vende të bllokut guror Kimura me dijetarë të tjerë të trupës së tij ka gjetur një numër të madh gropash në rradhë. Sipas tyre gropat janë hapur me vegla guri më të mprehta se guri i bllokut i cili është në pjesën më të madhe rërë e gurtë. Pastaj këtu janë ngulur hunj të mprehtë me ndihmën e të cilave kanë prerë gurin dhe kanë ndërtuar shkallën.
Skeptikët mendojnë se kafshë deti të llojeve të ndryshme mund të kenë hapur këto gropa ndonëse janë me kënde të drejtë. Por Kimura tërheq vërejtjen se e vetmja kafshë që mund të hapte këti gropa - urithi i detit - nuk hap gropa të këtij lloji. Përkundrazi kafshët mund të kenë prishur një pjesë të gropave që ka hapur njeriu, dhe kjo do të shpjegonte përse këto gropa kanë madhësi të ndryshme.

Kimura ka studjuar mbetjet arkeologjike në ishujt e tjerë të Okinawa-s të cilat sipas tij përforcojnë teorinë sipas të cilës dikur ka pasur qenë një kulturë e zhvilluar në këtë zonë dhe ishujt në atë kohë kanë qenë një pllajë e vetme toke mbi sipërfaqen e ujit.

Në Azi tregohet një legjendë që të kujton kontinentin e përmbytur Atlantis mbi të cilin flet edhe Platoni. Në Azi qytetërimi i përmbytur njihej me emrin Lemuria, ose Mu. Në fillim u tha se kontinenti ka qenë diku në oqeanin indian, pastaj u tha se ka qenë në Detin Paqësor që mund të shpjegohet me përhapjen e kulturës polyneze.

Kimura thotë se legjenda e Mu-se ka lidhje me qytetërimin që krijoi monumentin në Yonaguni.

Gjetjet e tij ai do t´i publikojë së shpejti në librin Diving Survey Report for Submarine Ruins of Yonaguni.


Përgatiti Alvin Ekmekçiu - Bazuar në materialet e gazetës suedeze Dagens Nyheter
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Gjuha - argument per ekzistimin e Atlantides
   Atlantis në Japoni ?
   Atlantis - gjëegjëzë që s\'i dihet fundi


 
Kanė tė bėjnė..
· monument
· Kėrko tek lėnda: Atlantis


Shkrimi mė i lexuar mbi Atlantis:
Atlantis - gjëegjëzë që s'i dihet fundi


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.09
Votues: 21


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Atlantis në Japoni ?" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.26 sekonda