Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Gjithėsia
[ Gjithėsia ]

·Zbulohet galaktika më e errët në Gjithësi
·Gjithësia në shifra
·Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën tonë
·Boshti kohor i Gjithësisë
·Çfarë kishte vallë përpara lindjes së Gjithësis&
·Teleskopi Hubble (Habėll)
·Materia e errėt nė Gjithėsi
·Suksese dhe plane tė ESA's pėr hapėsirėn kozmike
·Në zbulim të rrezeve gama

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 13 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Mistere: Atlantis - gjëegjëzë që s'i dihet fundi
Data e botimit: Friday, 19 December 2003
Lėnda: Atlantis
AtlantisAsnjë legjendë tjetër nga kohët më të zymta të parahistorisë nuk i ka ngacmuar kaq shumë shkencëtarët dhe fantazuesit sa shkrimet e filozofit grek Platon mbi përrallorin Atlantis, që njihet ndryshe edhe si Atlantida. Që nga ajo kohë janë botuar nga autorë të ndryshëm mbi 30 000 hamendësime mbi bazueshmërinë e këtyre shkrimeve të lashta.
Platoni hartoi në vitin 350 p.e.s. dy shkrime filozofike: dialogun e Timaios dhe të Kritias.



Në të dyja këto vepra ai përmend një qytetërim enigmatik të quajtur Atlantis i cili në atë pikë kohe tregohej të kishte qenë zhytur në mjegullën e historisë dhe nën vërshimin e dallgëve të detit që prej 9 000 vjetësh.
Sipas Platonit dhe mitologjisë greke, një ditë perënditë ndanë Botën në mes tyre. Poseidonit i ra një grup ishujsh shumë më përtej Shtyllave të Herkulit ( kështu thirrej në lashtësi ngushtica e Gjibraltarit ), pra jashtë botës helenistike. Djali i tij më i madh Atlas'i sundonte si mbret. Nëntë djemtë e tjerë qeverisnin në nëntë rrethe dhe disa ishuj të caktuara që në fillim. Mbretëria kishte një shtrirje që ishte më e madhe se shtrirja e Libisë dhe Azisë së bashku. Me kalimin e kohës u ngrit një shtet që nga ana kulturore dhe ushtarake nuk kishte shoq, Atlantis'i.


pallati i mbretit nė Atlantis
Pallati me kupolë të artë i mbretit (rindërtim sipas përshkrimit të Platonit)
Mbreti banonte në një Pallat luksoz të stolisur në argjend dhe ar, i cili ishte i rrethuar nga sistem bashkëqendror sipërfaqesh toke dhe uji. Një kanal - rreth 10 kilometra i gjatë, 30 metra i thellë dhe 90 metra i gjërë - lidhte këtë kryeqendër me detin e hapur. Hendeqe uji të mbuluar me çati, në të cilat mund të lundronin triremat (anije trekatëshe të shtyra me rrema), çanin përmes sipërfaqes tokësore në brendësi të qytetit.

Në një liman të vendosur artificialisht ankorohej një flotë prej 1200 anijesh luftarake. Në tokë kishte në gatishmëri armë prej bronzi dhe karroca luftarake.


plani i kryeqendrės nė Atlantis
Plani i rindërtuar i kryeqendrës (figura atlantia.de)
Në qendër të Atlantis'it qëndronte një tempull madhështor i Poseidonit. Përqark tij ishin renditur lagjet e veçanta në formë rrethi, të lidhura me njëra-tjetrën përmes urash, secila prej të cilave ishte e mbrojtur prej kullash dhe portash. Pjesa më e madhe e shtëpive ishte e ndërtuar prej guri natyror, në gjendjen që hasej në ishull. Një mur i jashtëm rrethonte tërë qytetin. Përbrenda fortifikatës së qytetit kishte edhe dy mure të tjerë rrethues që mbronin qendrën e qytetit.

Atlantët duhet të kishin arritur një nivel të lartë zejtarie dhe teknike sidomos përsa i përket përftimit dhe përpunimit të metaleve. Me sa duket kjo popullatë ishullore kishte në zotërim rezerva të mëdha trupash xeherori ose sillte një numër tepër të madh të tij prej vendesh të tjera.

Muri i jashtëm i qytetit ishte i veshur i tëri në bakër ndërsa i dyti mbuluar në kallaj. Muri i tretë dëshmonte të kishte një kore prej oreikalkosi, një lloj metali i panjohur sot për sot, i cili rrezatonte si zjarr bubulak. Ky metal çmohej si i dyti për nga vlera, pas arit, dhe mundej të nxirrej në shumë anë të ishullit.

Pasardhësit e Atlasit sunduan për një periudhë të gjatë kohe, në mënyrë të përmbajtur dhe me ndershmëri. Por brez pas brezi u larguan gjithnjë e më tepër nga modeli i tyre i përkryer hyjnor, lakmonin gjithnjë e më tepër pas pasurisë dhe pushtetit. Platoni flet gjithashtu mbi një luftë që kishte ndodhur një herë e një kohë midis Athinës dhe Atlantis'it. Kështu Zeusi vendosi një ditë t'i gatiste fundin kësaj shthurjeje dhe t'i dënonte atlantët.

Mu këtu ndërpritet rrëfimi i Platonit në Dialogun e Kritias. Por ama fati i ishullit del qartë nga shënimet në Dialogun e Timaios: Në vetëm një ditë dhe një natë u fundos Atlantis'i prej tërmetesh dhe vërshimesh të detit.

Tragë të ndërthurura.


Platoni
Filozofi Platon (427-347 p.e.s.)
Tërë sa më sipër ia kishte treguar Platonit xhaxhai i tij Kritias i cili nga ana e tij kishte thënë se historinë e Atlantis'it e kishte mësuar kur kishte qenë 9 vjeç nga gjyshi i tij 90-vjeçar. Ky i fundit e kishte marrë vesh këtë histori nga i ati i tij, Dropides, që kishte qenë shok i ligjvënësit athinas Solon ( 640-559 p.e.s.). Solon'i e kishte marrë vesh këtë histori gjatë një udhëtimi për në Sais, kryeqyteti i atëhershëm i Egjiptit të Poshtëm. Biles ai kishte shkruar edhe një kopje të tij atje. Prifti dhe njëkohësisht shkresëtari i tempullit Soncis ia kishte mundësuar këtij përkthimin.

Që prej kohës së Aristoteles ( 384 - 322 p.e.s. ) mendimet mbi nëse tregimi mbi Atlantis të çon vërtetë tek ndodhi që kanë gjetur vend apo jo, janë ndarë thellë nga njëri-tjetri. Aristoteles e mban tregimin e Platonit për një trillim, si mënyrë për të sqaruar përfytyrimin e këtij mbi shtetin e përkryer. Por pjesa më e madhe e shkrimtarëve të lashtësisë nuk janë të këtij mendimi.

Të paktën burimin egjiptian duket ta konfirmojë filozofi Proklos ( 4 e.s. ). Ai mëtonte se filozofi Krantor nga Soloi kishte pasur mundësinë që 100 vjet pas vdekjes së Platonit të shihte me sytë e tij në Sais të njëjtin reportazh, që dikur ia kishin vënë në dispozicion edhe Solon'it. Vetë Platoni e ka theksuar disa herë që përshkrimi i tij mbi Atlantis është i vërtetë.

Ndonëse ky rrëfim ishte tepër magjepsës, interesimi i bashkëkohësve të Platonit mbi këtë perandori ogurzezë mbetet i paktë. Njohuria mbi Atlantis'in humbi dalëngadalë në harresë. Vetëm zbulimi i Botës së Re zgjoi kujtimin mbi qytetërimin e shuar. Prania e indianëve e vuri kishën e periudhës së Rilindjes përballë një vështirësie në shpjegim; Nga kishin dalur banorët e Amerikës ? Ata nuk përmenden në Bibël.


Ku ndodhej Atlantis ?
Për të gjitha këto vende është pandehur se aty ndodhej Atlantis.
Njerëzit e letrave bëjnë gara me njëri-tjetrin duke dalur me teori gjithnjë e më të pashoqe. Ata i pandehin indianët të jenë njëri prej dhjetë fiseve të humbura të Izraelit. Ata spekulojnë mbi lundrime trojanësh apo fenikasish. Megjithatë shumë vetë besojnë që indianët e Amerikës janë pasardhës të popullit të zhdukur të atlantëve.

Që nga ajo kohë e deri më sot Atlantis është në gojën e të gjithëve. Asnjë gojëdhanë tjetër nuk duket të na shfaqet në mënyrë të përsëritur në kaq shumë variacione në libra faktesh, romane apo tregimesh të vizatuara, në këngë apo filma të Hollywood'it (Hollivudit).

Po kështu, publikuesi me origjinë shqiptare James Pandeli, i cili ka studiuar historinë e popullit ilir, më tregon përgjatë një letërkëmbimi, se si ai sheh tek fjalët Atlas dhe Atlantis fjalën shqipe atë (baba).


Përgatiti : Alvin Ekmekçiu
Burimet: Discovery, ZDF, Welt der Wunder, Atlantia.de
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Gjuha - argument per ekzistimin e Atlantides
   Atlantis në Japoni ?
   Atlantis - gjëegjëzë që s\'i dihet fundi


 
Pyetėsori i shkrimit
A beson se Atlantis ka ekzistuar me tė vėrtetė ?

Po
Jo
S'di ē'tė them


[ Rezultatet | Pyetėsorė ]

Votues: 113
Komente: 0

Kanė tė bėjnė..
· legjendë
· parahistori
· filozof
· grek
· qytetërim
· mitologji
· perëndi
· ngushtica e Gjibraltarit
· Libi
· Azi
· argjend
· ar
· kryeqendër
· liman
· bronz
· tempull
· lagje
· kulla
· mur
· fortifikatë
· zejtari
· teknike
· metal
· xeheror
· bakër
· kallaj
· pushtet
· tërmet
· Tragë
· Aristoteles
· indian
· Bibël
· Hollywood'it
· Kėrko tek lėnda: Atlantis


Shkrimi mė i lexuar mbi Atlantis:
Atlantis - gjëegjëzë që s'i dihet fundi


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.70
Votues: 31


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Atlantis - gjëegjëzë që s\'i dihet fundi" | Kyēu/Krijo llogari | 1 koment | Kėrko tek ky diskutimin
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim

Re: Atlantis - gj?egj?z? q? s'i dihet fundi (Nota: 1)
nga xhema - Wednesday, 07 January 2004
(Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh)
Legjend e mir? p?r nj? qytet?rim p?rparimtar dhe shum? i zhvilluar per at? koh?, por i pazbuluar. Dhe v?shtir? t? besohet n? ekzistencen e k?tij qytet?rimi p?r arsye se e zhvendosin n? shum? vende: n? Oqeanin Atlantik, Pacifik(Paq?sor), Indian.
Dhe se ende nuk ka gjetje arkeologjike apo dokumente tjera q? mund ta argumentojn? ekzistencen e k?tij qytet?rimi, pra t? Atlantides.



Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.33 sekonda