Teknologji: Aeroplani Lockheed C-130 Hercules: një mbartës që mund të zb Nga Inxh. Saimir Lolja - Friday, 12 December 2003
|
Prodhimi i pare i aeroplanit C-130 u hodh në ajër në vitin 1955. Mbi 50 vende të botës e kanë aeroplanin C-130 Hercules në përdorim të ushtrive të tyre, përveç shumë rasteve të tjera ku ai është në përdorime tregtare apo joushtarake.
Ndonëse i madh në vëllim dhe jo i bukur në pamje, aeroplani C-130 dhe llojet e tij kanë siguruar për gjysmë shekulli një shërbim të padështuar, biles edhe në situatat më luftarake në botë. Ai mund të mbajë një ngarkesë mbi 18.5 ton që përfshin njerëz dhe mallra duke kryer çdo detyrë të imagjinueshmë, që nga rifurnizimet e njerëzve në Linjën e Paralajmërimit të Largët në Arktik e deri në largimin e të plagosurve gjatë luftës në Vietnam. Linja e Paralajmërimit të Largët është një sistem i 70 radarëve të fuqishëm të shpërndarë nëpër Arktik, duke filluar nga Ngushtica e Beringut, nëpër Alaskë, Veriun e Kanadasë, duke vazhduar nëpër Tokën e Gjelbërt (Greenland) dhe duke përfunduar në Tokën e Akullt (Iceland).
Jashtë shërbimit ushtarak, aeroplani Hercules C-130 kryen fluturime për mbartje ngarkesash të ndryshme, përfshirë edhe ujin në rastet e shuarjes zjarresh. Në përshtatje të tjera, ai shërben si mbartës dhe furnizues vajguri (KC-130) për aeroplanët në fluturim, si qendër kontrolli dhe komande ushtarake (EC-130) dhe si aeroplan ushtarak me fuqi goditëse shumë të madhe (AC-130). Edhe kur është i ngarkuar me 68 ton peshë, akoma është e mundur për të që të ngjitet në lartësinë 600 m, gjë që është një arritje e mahnitshme për një aeroplan të madhësisë së tij. Gjithashtu, aeroplani C-130 Hercules është i aftë të ulet edhe në fusha zbritjeje jo të rregullta apo të pashtruara. Po ashtu si aeroplani B-52, ai shërben si një dëftues që teknologjia më e mirë në kohëra nuk është e thënë të jetë e re. Të dhënat kryesore të këtij aeroplani janë:
Gjatësia 29.8 m Lartësia 11.5 m Gjërësia bashkë me krahët 40.5 m Pesha më e madhe bashkë me ngarkesë 80 ton Shpejtësia më e madhe 611 km/orë Largësia më e madhe udhëtimit 7562 km Lartësia e fluturimit 6900 m.
Përgatitur nga Inxh. Saimir Lolja
|
|
| |
Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 4.14 Votues: 7
| |
|