|
Natyra: Diamanti dhe karati Nga Inxh. Saimir Lolja - Friday, 05 December 2003
|
Fillimisht, karati ishte njėsia e peshės qė mbėshtetej nė farat e pemės sė karobit (Carob) e pėrdorur prej tregtarėve tė lashtė nė Lindjen e Mesme. Karobi ėshtė njė pemė mesdhetare me frutin si bishtajė (si bizelja) qė ėshtė i ngrėnshėm dhe biles zėvėndėson edhe ēokollatėn.
Tani karati pėrdoret akoma pėr peshėn e gurėve tė ēmuar ku 1 karat (ct) = 200 miligram (1/5 gram), ndėrsa pėr arin pėrdoret si masė e pastėrtisė sė tij ku ari i plotėsisht pastėr ėshtė baras me 24 karat (24 pjesė ar pėr 24 pjesė tė masės). Kur shėnohet i shkurtuar [c] ose [ct] nėnkupton peshėn e gurėve tė ēmuar.
Kur karati shėnohet me shenjėn [k] ose [kt], atėhere ai nėnkupton masėn e pastėrtisė sė arit nė pėrzjerje. Metalet mė tė zakonshėm tė pėrdorur nė pėrzjerjet e arit janė argjendi, bakri, nikeli dhe zinku. Ari me vlerė 14 kt ėshtė 14 pjesė ar dhe 10 pjesė metale tė tjera. Pėrzjerjet mė tė zakonshme tė arit janė 14 kt, 16 kt dhe 18 kt.
Gurėt e ēmuar janė tė matur me tė qindat e karatit dhe njė pikė = 1/100 e karatit. Domethėnė fjalori i pėrdorur nė kėto raste ėshtė pėr shembull: njė gur i ēmuar 0.10 ct vlerėsohet 10 pikė ose 1/10 e njė karati. Gurėt e ēmuar tė vegjėl me vlerė 0.05 ct dhe 0.10 ct zakonisht vlerėsohen sipas pikėve. Njė diamant i rrumbullakėt me pėrpjestime mesatare dhe me vlerė 1 ct e ka diametrin 6.5 mm. Kjo marredhėnie e peshės dhe madhėsisė ėshtė e ndryshme pėr ēdo familje tė guarve tė ēmuar. Pėr shembull, rubini dhe safiri janė qė tė dy mė tė rėndė se diamante (sepse kanė densitet mė tė madh), kėshtu njė rubin ose safir me vlerė 1 ct ėshtė mė i vogėl nė madhėsi se njė diamant 1 ct.
Nė fotografi njė punonjės i ankandit tek Sothbai (Sotheby) ėshtė duke mbajtur diamantin mė tė madh pa ngjyrė (ngjyra D) dhe pa ndonjė gabim tė brendshėm. Ky diamant u shit nė ankandin Sothbai nė Gjenevė, Zvicėr, mė 12 Nėndor 2003 me njė vlerė prej 4.25 milion dollarė amerikanė. Ky diamant peshon 103.83 ct dhe ėshtė i pari diamant me formė tė rrumbullakėt qė i kalon 100 ct.
Pėrgatitur nga Saimir Lolja
Nėn-Prof. Dr. PEng.
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 3.84 Votues: 13

| |
|