|
Natyra: Diamanti dhe shkalla e fortėsisė Nga Inxh. Saimir Lolja - Monday, 01 December 2003
|
Diamanti ėshtė karboni nė gjendjen e tij mė tė pėrqėndruar. Pėrveē papastėrtive nė sasi gjurme tė elementėve Bor dhe Azot, diamanti ėshtė i pėrbėrė vetėm prej karbonit, domethėnė prej elementit kimik karbon qė ėshtė themelor nė jetė.
Ndėrkohė diamanti me vetitė e tij dallohet dukshėm nga tė afėrtit e tij: mineralet e zakonshme tė grafitit dhe lonsdelitit (lonsdaleite) qė janė tė pėrbėrė po ashtu prej karbonit. Diamanti ka fortėsinė mė tė madhe, ndėrsa grafiti ėshtė tepėr i butė. Diamanti ėshtė i tejdukshėm, kurse grafiti i patejdukshėm dhe me ngjyrė metalike tė zezė. Tė gjitha kėto vijnė pėr shkak tė vendosjes sė veēantė tė atomeve tė karbonit nė ndėrtimin e tij kristalor, gjė qė nė fakt pėrcakton vetitė themelore te ēdo minerali. Njė kristal ėshtė njė trup i ngurtė i formuar nga ndėrlidhja e elementėve ose pėrbėrėsve atomikė sipas njė rregullimi pėrsėritės.
Diamanti ėshtė i mirėnjohur pėr fortėsinė e tij. Me pėrkufizim, fortėsia ėshtė masė e rezistencės sė njė lėnde ndaj gėrvishjes. Diamanti ėshtė lėnda mė e fortė e njohur dhe vetėm njė diamant mund tė gėrvishė njė diamant tjetėr. Nė vitin 1822 austriaku Fridraih Mohs (Fridreich Mohs) krijoi njė shkallė fortėsie qė i shėrbente dallimit tė mineralve. Kjo shkallė fortėsie ndihmon pėr tė vlerėsuar sa i fortė ėshtė njė diamant. Shkalla Mohs rendit 10 minerale ku mineralet mė tė fortė (me numėr mė tė madh) mund tė gėrvishin ato me numėr mė tė vogėl.
Varėsia grafike e numrave tė fortėsisė minerale nga shkalla Mohs dhe atyre tė shkallės Knoop (qė mbėshtetet mbi forcėn e nevojitur pėr tė gėrvishur duke pėrdorur njė diamant) ėshtė treguar nė figurėn e mėposhtme. Siē shihet, kėrcimi nė shkallėn e fortėsisė minerale ėshtė mė i madhi nga korundi (sapiri pa ngjyrė) tek diamanti. Nė fakt, ėshtė e vėshtirė me matur fortėsinė e diamantit, sepse diamanti duhet pėrdorur pėr tė matur fortėsinė e vetes sė tij.
Pėrgatiti Saimir Lolja
Nėn-Prof. Dr. PEng.
![]()
Shkalla e fortėsisė
|
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 4.33 Votues: 15

| |
|