Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Lindja e jetës
[ Lindja e jetës ]

·Jeta në Tokë ka filluar para 3.4 miliardë vitesh
·Pėrpjekje pėr krijimin e jetės nė laborator
·Jeta nuk u krijua nga asgjėja
·Jeta ''e ka zanafillėn nė fundin e oqeaneve''
·Dy aminoacide ishin nistarėt e jetės

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 52 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Ēėshtje shqiptare: Mbi ''Teodor Shkodranin'' dhe falset historike
Data e botimit: Thursday, 27 November 2003
Lėnda: Shqipja
ShqipjaPjesë nga një shkrim i Aurel Plasarit për gazetën Shekulli: "Zbulimi i një të ashtuquajturi “dorëshkrim shqip i vitit 1210” i një autori të emërtuar “Teodor Shkodrani” fut në kulturën shqiptare debatin mbi “falset historike”. E them qysh tani që, më shumë se problem shkencor, falset historike përbëjnë një aspekt anekdotik të disiplinës së kritikës së burimeve në historiografi.

Mes tyre dallohen metodikisht dokumentet e sajuara në tërësi ose pjesërisht (fr. forgeries), imitimet e lira dhe kopjimet dorëshkrimore (fr. serviles) etj.; rastet kur falsifikimi mund të ketë të bëjë ose me formën ose me përmbajtjen, por edhe me të dyja bashkë etj. Periudha e artë për prodhimin e falseve ka qenë Mesjeta, kur lulëzonte prirja për të rikrijuar titujt e humbur, për të përshtatur dokumente të lashta, për të zmadhuar vjetërsinë ose fuqinë e një dere fisnike etj. Në kohën moderne, të rritjes së nivelit të komunikimit dhe informimit, si dhe të teknologjive të reja, prodhimi i falseve historike ka ardhur duke u bërë gjithnjë më i vështirë, deri sa ka zbritur në nivelin e rëndomtë: mbasi fillon në trajtat thashethemnore mediatike, përfundon në ato grotesket.
I tillë duket tanimë rasti i të ashtuquajturit “dorëshkrim shqip i vitit 1210” i autorit “Teodor Shkodrani”. Një pjesë e mire e mediave shqiptare, me ngazëllimin deri diku të kuptueshëm, vijon ta përcjellë këtë “zbulim” pa kurrfarë shqetësimi profesional, përjashto një shkrim te Shekulli prej Dr. A. Klosit, që e telendiste autenticitetin e këtij “zbulimi” me argumente të brendshme (tekstore) dhe të jashtme (kulturhistorike), një rezervë redaksionale të gazetës Bota shqiptare (Romë, nr. 65) etj. Këtu po i kthej çështjes së “zbulimit” në fjalë nga një aspekt tjetër: ai i shpërdorimit me autorin.

Si autor i këtij dorëshkrimi sillet “një shqiptar nga Shkodra” i quajtur “Teodor Shkodrani”. Madje edhe duke u specifikuar se ky nuk qenkësh aspak një autor i panjohur, por përkundrazi “mjaft i njohur në rrethet shkencore-kulturore të kohës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Bizant, Romë, Raguzë etj.”. Në këtë pikë bëhet e detyrueshme të sqarohet se Theodor Skutarioti (Theodore Scutariotes) është përnjëmend emër real; ai i përket një shkruesi bizantin pikërisht të shek. XIII, në të cilin duan të vendosin “shkodranin” tonë. Theodor Skutarioti ishte një nga njerëzit e dijshëm që punoi në oborrrin perandorak të Kostandinopojës në kohën e perandorëve Theodor II Laskaris (1254-1258) dhe Mikail VIII Paleologu (1258-1282); duket të ketë pasur edhe funksion të lartë kishtar (kryepeshkop), sepse thuhet që mbasardhësi i perandorit Mikael, Androniku II Paleolog (1282-1328) e largoi nga ky funksion për shkak të përfshirjes së tij në veprimtarinë për bashkimin e Kishave. Gjithsesi mbani mend: veprimtaria e tij intelektuale i përket gjysmës së dytë të shek. XIII dhe jo fillimeve të këtij shekulli.

Shkruesi bizantin Theodor Skutarioti mendohet të jetë autor i një vepre të quajtur “Synopsis Hronike”, një kronikë tipike bizantine, e njohur në bizantologjinë tradicionale edhe si “Synopsi Sathas” nga emri i studiuesit që e botoi më 1894, Kostandin Sathas. (Në bizantologjinë bashkëkohore vepra e Skutariotit përdoret më shumë në botimin “A. Hohlweg”.) Në përmbledhjen “Burime tregimtare bizantine për historinë e Shqipërisë” (Tiranë 1975) autorët K. Bozhori dhe F. Liço kanë botuar një numër fragmentesh edhe nga Kronika e tij, në të cilat përshkruhen ngjarje që mund t’i shërbejnë historisë së Arbërisë mesjetare, nxjerrë nga botimi i Sathasit. Për të vënë re që në Kronikën e vet Theodor Skutarioti përmend disa herë krahinën “Albanon”, porse nuk e di ende (në shek. XIII) emrin e arbërve/shqiptarëve, të cilët vijon t’i përfshijë nën emërtimin arkaizant “ilirët”.

Pos kësaj autorësie (që mbahet gjithsesi e diskutueshme), Theodor Skutariotit i njihet edhe ndonjë kontribut si kopjues/riprodhues dorëshkrimesh të lashta dhe qortues i tyre. Për shembull, në riprodhimin e dorëshkrimit të Diodor Sikulit, nga Biblioteka e Fotit, quhen me vlerë shënimet e tij përanash faqeve mbi “ambivalencën seksuale” (kthimin e grave në burra ose të burrave në gra), “androgjeninë” etj. Zbulimi i një tjetër vepre të Theodor Skutariotit, qoftë edhe me përkatësi të dyshuar, si në “Arkivat Sekretë” të Vatikanit ashtu edhe në çdo tjetër arkiv, do të përbënte një ngjarje që do të shënohej publikisht prej mjediseve akademike të bizantologjisë në botë. Vini re: thashë “në botë”. D.m.th. jo thjesht në mediat shqiptare. Dhe, gjithsesi, çdo vepër potencialisht e zbulueshme prej tij do të lidhej me gjysmën e dytë të shek. XIII, kur ai pati zhvilluar veprimtarinë e vet (nën perandorët Theodor II Laskaris 1254-1258, Mikail VIII Paleologu 1258-1282, Andronik II Paleologu 1282-1328) dhe esi me vitin 1210. Por një zbulim i këtillë nuk ka ndodhur ende dhe, deri sot e gjithë ditën, Theodor Skutariotit i njihet autorësia vetëm mbi “Synopsis Hronike”.

Truku që bëhet në kurriz të këtij shkruesi bizantin, me sa kuptohet duke interpoluar brenda tij “Teodor Shkodranin”, “një shqiptar nga Shkodra”, lidhet me emrin e tij dhe shpërdorimin mbi këtë emër. Përpos nivelit të padijes sa i takon si patronimisë, ashtu edhe toponimisë mesjetare, një shpërdorim i tillë është i refuzueshëm kulturorisht. Folësi/shkruesi i greqishtes bizantine me “Scutariotes” donte me thënë pikërisht “nga Scutari”, sikurse thotë edhe sot folësi/shkruesi i greqishtes së re “Korfiotes”, “Himariotes” etj. Porse toponimia “Scutari”, nga duhet të vijë vërtet mbiemri i shkruesit bizantin, nuk ka lidhje me “Shkodrën” e Arbërisë/Shqipërisë. Në Mesjetën bizantine “Scutari” ishte emri i Krysopolisit (Chrysopolis) që ndodhej/ndodhet përkundrejt Kostandinopojës në bregun aziatik të Bosforit. Emri “Krysopolis” u ndërrua me “Scutari”, në turqisht Üsküdar, në shek. XII mbas ndërtimit aty të një pallati perandorak të quajtur pikërisht “Scutarion”. Prej këtij “Skutari” ishte Theodori në fjalë. Sa i takon emrit të Shkodrës së Arbërisë/Shqipërisë në atë kohë, ai pati qenë “Scodra” në latinishte, “Skadar” në sllavishte, prej nga do të vijë më vonë emri turk “Iskenderia” etj. Në arealin e traditës latine “shkodrani” ishte “scodrensis”, jo vetëm në kohën e Theodor Skutariotit, por të themi deri në shek. XVI të Barletit. Trajta italiane “Scutari” do të përdoret për Shkodrën më vonë, së paku dy shekuj mbas kohës së “Skutariotit”.

Shkruesi bizantin i shek. XIII Theodor Skutarioti (Theodore Scutariotes), pra, jo vetëm nuk lidhet dot me “Shkodrën” e Arbërisë/Shqipërisë, po as bëhet dot “Shkodrani” e aq më pak “një shqiptar nga Shkodra”. Pikërisht prej kësaj pike e këndej orvatja për të prodhuar një “fals historik”, nëse ka një orvatje të tillë, mund të quhet e dështuar.

Më duket vendi të shtoj se ato që quhen mirëfilli “false historike” janë, në përgjithësi, produkte dijeje dhe mendjemprehtësie, jo padijeje...

Në historiografinë e Shqipërisë vepra më e debatuar si fals historik është ajo e priftit nga Brescia e Italisë Giammaria Biemmi me titull “Istoria di Giorgio Castrioto Scander’Begh” (1742). Biemmi mëtonte se e mbështeste këtë vepër mbi një jetëshkrim latinisht për Skënderbeun, që e ruante ai vetë, të një autori “anonim” nga Tivari, i cili ndaj u quajt edhe “Tivarasi” (l’Antivarino). Dyshimin që në këtë mes të ishte fjala për një fals historik e ngriti më 1931 në një studim të vetin gjermani Franz Babinger, ndërsa Karl Ohly më 1933 vërtetoi që “Anonimi i Tivarit” nuk ishte veçse një fabrikim i falsifikatorit profesionist Biemmi, i cili kishte falsifikuar edhe dy kronika mesjetare të qytetit Brescia (kinse të shek. XII), madje një falsifikim i tretë ishte gjetur i pambaruar ndër dorëshkrimet e tij. Megjithëkëtë, është me interes të vihet re sesi jo vetëm Gegaj më 1937, por edhe Noli në monografinë mbi Skënderbeun të 1947-s, kanë ngulmuar ta përfillin Biemmi-n si burim me vlerë. Madje Noli, në një leksion të vitit 1960 për problemet e reja të historiografisë mbi Skënderbeun, ka sjellë argumente të reja për të vërtetuar që, pavarësisht argumenteve pro “falsit”, vepra e Biemmi-t përmban një varg të dhënash që konfirmohen nga burimet dokumentare të zbuluara më vonë...

Rasti i ri i trillimit të një “Teodor Shkodrani”, “shqiptar nga Shkodra”, si autor i një “dorëshkrimi shqip të vitit 1210”, i interpoluar mbi shkruesin e njohur bizantin Theodor Skutarioti, nuk dëshmon as për dije, as për mendjemprejtësi, le më për “rafinim” jo dhe jo. (Ja vetëm një hollësi: sikur dorëshkrimi “i zbuluar” të ishte përnjëmend i shkruesit bizantin Theodor Skutarioti, atëherë fjalia “Me ndihmën dhe dëshirën e fort të lumturit Zot, përfundova në vitin 1210, ditën e 9 marsit”, përpos problemeve filologjike, do të paraqiste dhe një pamundësi nga ana kulturore; Theodor Skutarioti i Bizantit do ta kishte dhënë vitin jo 1210, por 6716, ngase autorët bizantinë përdornin një sistem të ndryshëm numërimi të viteve, që nuk fillonte nga “viti i Jesu Krishtit”, por nga ai i “krijimit të botës”, sistem të cilin ne sot e konvertojmë automatikisht sa i herë i përkthejmë këta autorë etj.) Ndërsa të bësh lëmsh patroniminë, si dhe toponiminë bizantine me atë arbëre/shqiptare të Mesjetës; të ngulmosh me tepri te sugjestionimi i publikut me termin “Arkiv Sekret” apo “shkrim në pergamenë”; të mëtosh se “dorëshkrimi lexohet mjaft lehtë”, kur edhe një lexues me formim mesatar duhet ta dijë pak a shumë vështirësinë e madhe të leximit të paleografisë së Mesjetës, le mandej të një “dorëshkrimi autograf” të shek. XIII etj., do të thotë të jesh larg “falsit historik” të mirëfilltë, madje të japësh e të marrësh me fantomën e tij.

Ajo çfarë mbetet është, gjithsesi, të shihet “dorëshkrimi autograf”, i zbuluar tash pesë vjet në “Arkivin Sekret” dhe ende i panxjerrë prej kujt në dritë. Më shqip: kush e ka, le ta nxjerrë, për t’u folur mandej së rishti mbi dijen, padijen dhe “rafinimin”. "



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Emërtimi i shqiptarëve ndër shekuj
   Alfabetet e para Shqipe
   Nilo Catalano dhe shkollat e hershme shqipe të Himarës
   Dokumenti i parë në shqip apo një bllof i madh?
   \'\'Dokumente të vjetra në shqip\'\'
   Mbi \'\'Teodor Shkodranin\'\' dhe falset historike
   \'\'Dorëshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210\'\&#
   95-vjetori i Kongresit tė Alfabetit nė Manastir


 
Pyetėsori i shkrimit
A mendon se dorėshkrimi i Teodor Shkrodranit ėshtė bllof/fallsifikim ?

Po
Jo
Nuk di ē'tė them


[ Rezultatet | Pyetėsorė ]

Votues: 73
Komente: 0

Kanė tė bėjnė..
· Shkodrën
· Itali
· dorėshkrim
· dokument
· shqipe
· shqiptar
· Kėrko tek lėnda: Shqipja


Shkrimi mė i lexuar mbi Shqipja:
Nilo Catalano dhe shkollat e hershme shqipe të Himarës


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 2.31
Votues: 16


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Mbi \'\'Teodor Shkodranin\'\' dhe falset historike" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 1.09 sekonda