Dy majmunë kanë arritur të lëvizin krahët e një roboti përmes forcës së mendimit. Kjo që në pamje të parë duket si një trillim shkencor është në vërtetë rezultat i punës së 100 mikroelektrodash të implantuara në trurin e këtyre majmunëve dhe pikërisht në ato zona në të cilat përpunohen urdhërat për muskujt. Me ndihmën e një sistemi të posaçëm kompjuterik ia dolën majmunët mbanë të përcillnin në dy krahë roboti shtysat lëvizëse që në të vërtetë janë të përcaktuara për të lëvizur krahët e veta.
Eksperimenti u krye nga një trupë shkencëtarësh e Universitetit Duke (Djuk) në North Carolina (Kerollajna) të SHBA-së e kryesuar nga neurobiologu Miguel Nicolelis.
Dy majmunët nuk i vunë më në përdorim duart e veta si dhe luajtën një lojë kompjuterike vetëm me ndihmën e krahëve robotikë.
E parë në terma të gjatë, shkencëtarët shpresojnë që përmes kësaj metode të mund të ndihmojnë njerëzit e paralizuar apo që kanë pengesa të tjera për të lëvizur. Midis të tjerash duhet që të zvogëlohet e tërë teknika në mënyrë që të ketë mundësi për t''''u përdorur jashtë laboratorit.
Që para tre vjetësh kishin arritur majmunët të lëviznin krahë robotikë përmes elektrodave të trurit por ata lëviznin njëkohësisht edhe duart e veta. Një majmune femër kishte qenë e para që kishte kuptuar se nuk ishte e nevojshme të lëvizte duart e veta. "Muskujt e saj të krahëve u qetësuan, e mbajti dorën ngjitur pas trupit dhe nisi të kontrollojë krahun e robotit vetëm përmes trurit të saj dhe asaj që i shfaqej në ekranin e kompjuterit", tha Nicolelis.
Mikroelektrodat e implantuara janë më të vegjël se sa prerja tërthore e qimes së floku të njeriut. Ato marrin sinjalet, të cilat i përgjigjen lëvizjes dhe i përcjellin këto në një sistem të posaçëm kompjuterik. Ky i përkthen ato në krahun lëvizjet e krahut robotik.
Përgatiti :
Alvin Ekmekçiu
Burimi: Public Library of Science Biology
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|