Ndoshta pas rreth 70 vjetësh metodat e prodhimit të nanoteknologjisë do të revolucionohen që në prodhimin e vaksinave deri të ciflave kompjuterike duke sjellur krijimin e produkteve që sot nuk mund t?i marrim akoma dot me mend.
"Pas makinerive me avull dhe ciflës kompjuterike, nanoteknologjia pa dyshim që do të paraqesë revolucionin e tretë industrial", thotë profesor Uwe Hartmann i Universitetit të Saarland''''it (Zarland) të Gjermanisë
Që sot është arritur të ndërtohet materie atom për atom sipas dëshirës. Me anë të mikroskopit që punon me forca skarash është e mundur t''''i shtysh atomet të marrin pozicionin e dëshiruar. Por strukturat e ndërlikuara nuk mund të prodhohen akoma me shumicë. Prandaj synohet kryerja e diçkaje tjetër: vetëgrupimit të materies.
Një nismë e tillë është parë tashmë tek e mirënjohura DNA. Ajo e ka vetëkrijuar formën e saj spirale. "Në thelb kjo është e mundshme në sajë të ligjeve të fizikës: gurët themelorë tërheqin njëri-tjetrin, temperatura luan rolin e vet, oferta për furnizim, nëse do ta quanim kështu, luan rolin e vet, dhe nëse krijohen edhe kushtet e duhura në këtë kornizë, mund të ndikohet në atë mënyrë mbi materien që kjo të vetërenditet dhe vetëorganizohet në yrnekë të paracaktuar dhe sot për sot të thjeshtë".
Fizikantët po punojnë kokë më kokë me biologët me qëllim që të arrijnë në të ardhmen t''''i bëjnë nanokokrrizat të vetëshumohen: "Kjo duhet të jetë e mundshme, nuk ka ndonjë ligj të natyrës që flet kundër vetëshumimit. Natyrisht që këtë proces teknik nuk e zotërojmë akoma."
Mund të programohej edhe inteligjenca, thotë profesor Hartmann: "Mund t?ia dilej veçanërisht mbanë nëse do të shfrytëzoheshin metoda që ka zgjedhur vetë zhvillimi biologjik."
Nanoteknologjia ka tërhequr edhe vëmendjen e ushtrisë pasi kjo teknologji mund të keqpërdoret edhe për krijim armësh të reja.
Përgatiti :
Alvin Ekmekçiu
Burimi: gjermanofolësja Nano
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|