Shkencëtarët në Universitetin e Nottingham''''''''it kanë mundur të tregojnë se qelizat mund të "mësohen" të vetëkrijohen, njëra pas tjetrës, përgjatë një reaksioni kimik. Ata besojnë se një ditë do të arrijnë të bindin qelizat nervore të vetëkrijohen përsëri dhe të shërojnë plagët vertebrale.
Do të mund të bëhet e mundur edhe marrja e qelizave prej damarëve të gjakut dhe veprimi me to që të krijojnë një organ të ri që do të nevojitej për transplantim, në të njëjtën mënyrë si kryhet edhe ndërtimi i ndërtesave të mëdha me tulla dhe trarë.
Por do të duhet të kalojnë shume vjet deri sa kjo gjë të bëhet e mundur.
Qelizat e trupit të njeriut prodhojnë një përzierje komplekse natyrore që ndihmon në mbajtjen e strukturës së teshave të brendshme të trupit të njeriut, ku molekulat biologjike janë të organizuara në fibra dhe rrjete. Kjo përzierje jo vetëm që mbështet qelizat në punët e tyre por edhe u dërgon atyre sinjale, duke u treguar se si të reparojne zonat e dëmtuara.
Përgatiti Alvin Ekmekçiu - Bazuar ne materialet e marra nga BBC Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|