Imhotep'i (greqisht Imouthes) ka qenë i njohur si të ishte figurë mitologjike nga shkollarët e para shekullit të nëntëmbëdhjetë, kohë në të cilën më së fundi ai u njoh si personazh i vërtetë i historisë. I nderuar si perëndi, mbrojtës i shkrimit, njeri i urtë, dhe udhëheqës, Imhotep' i merret si arkitekti i parë i vërtetë, të cilit i dihet emri.
Piramida Shkallëzuese
Arritja më e madhe e Imhotep'it si arkitekt është Piramida Shkallëzuese në Saqqara e cila shënoi edhe fillimin e asaj që arkeologët e përkufizojnë si "Epoka e Piramidave". Ai e ndërtoi këtë piramidë për faraonin Djoser (shkruhet ndryshe Zoser, shqiptohet përafërsisht Xhozër, njihet edhe si Netjerikhet), por kjo u bë një model arkitekturor i idealeve shpirtërore të popullit të Egjiptit. Piramida njihet si monumenti i parë që është ndërtuar prej guri.  Pramida Shkallëzuese
|
Piramida Shkallëzuese e Djoser'it nuk ishte vetëm një varr, por një kompleks tempujsh, pavijonesh, koridoresh, kapelash, sallash dhe deposh. Plani i tij përfshinte kolona në formë flauti të cilat ishin të ngjitura pas mureve prej gurësh gëlqereje.
Ky ndërtim u pasua menjëherë nga kompleksi monumental i Giza's, me piramidat e Khufu's, Khafre's, Menkaure's dhe me Sfinksin.
Ndonëse Imhotep'i mendohet të jetë autor i një numri të madh veprash arkitektonike, ajo që dimë me saktësi është se ai ndërtoi kompleksin e Mbretit Netjerikhet në Saqqara. Emri i tij i mbishkruar në pjesën veriore të murit rrethues të piramidës së papërfunduar të Sekhemkhet'it të bën të mendosh se ai duhet të ketë dorë tek ky projekt i mëvonshëm. Ndoshta edhe në ndërtimin e Tempullit të Edfu'së.
Imhotep'i mjek Imhotep'i ka qenë një zyrtar gjatë Dinastisë së 3-të Të Mbretërisë së Vjetër. Ai ka shërbyer nën katër mbretër. Ka qenë vizir dhe kryeprift i cili i falej Ptah'së (perëndi që mbronte zejtarët) gjatë sundimit të Djoser'it të 1-rë. Imhotep'i (emri do të thotë 'ai që vjen në paqe') kishte lindur në një familje të thjeshtë, por arriti drejt posteve më të larta në sajë të dhuntive të tij të natyrshme dhe përkushtimit ndaj idealeve të kombit të tij. Ai ishte shumë i zoti edhe si poet, astrolog dhe prifto-mjek. Biles ai njihet edhe si të jetë mjeku i parë në botë. Shkrimet e tija më të njohura janë ato mjekësore. Midis të tjerash ai mendohet të ketë qenë autori i Papirusit të Edwin Smith'it në të cilin janë përshkruar më tepër se 90 terma anatomikë dhe 48 lloje plagësh. Ai mendohet të ketë diagnostikuar dhe kuruar mbi 200 lloje sëmundjesh; 15 sëmundje të barkut, 11 të fshikëzës së urinës, 10 të rektumit, 29 të syve, dhe 18 të lëkurës, flokëve, thonjëve dhe gjuhës. Imhotep'i ka trajtuar sëmundjet e tuberkulozit, gurëve në veshka, apendisitit, cermës dhe artritit. Ai gjithashtu ka kryer operacione në trup si dhe ndërhyrje dentistike. Imhotep'i përdori bimë për kurimet mjeksore. Ai njihte gjithashtu edhe vendin dhe funksionin e organeve jetësore si dhe kishte dijeni mbi sistemin e qarkullimit të gjakut në trup. Tempujt e tij në kohën e grekërve të lashtë ishin qendra të mësimeve mjekësore. Imhotep'i mund të ketë themeluar gjithashtu edhe një shkollë mjekësie në qytetin Memphis (shqiptohet Memfis) i cili mendohet të ketë qenë kryeqytet i Egjiptit dhe vendlindja e Imhotep'it. Shkolla mund të ketë qenë një pjesë e qendrës së tij të kultit të njohur me emrin Asklepion e cila ka mbetur me famë për dymijë vjet të tëra. E gjithë kjo ka ndodhur rreth 2 200 vjet përpara se të lindte Ati i Mjekësisë Perëndimore Hippokrates.
Imhotep'i perëndi
 Imhotep'i
|
Në një mbishkrim mbi njërën prej statujave të mbretërve të cilëve ai i kishte shërbyer lexohen këto tituj të dhëna Imhotep'it: "kryeministër i Mbretit të Egjiptit të Poshtëm", "i pari pas Mbretit", "administrator i kompleksit të madh ndërtimor", "fisnik me titull të trashëgueshëm", "kryeprift i Iunu's (Heliopolis'it)", "kryeskulptor" si dhe "kryemarangoz".
100 vjet pas vdekjes së tij Imhotep'i njihej si gjysmëperëndi. Aty rreth vitit 525, rreth 2000 vjet pas vdekjes ai u ngrit në vendin e perëndisë duke zënë vendin e Nefertum'it në triadën e madhe të Memphis'it. Në Kanunin e Turin'it quhej si "bir i Ptah'së". Imhotep'i së bashku me Amenhotep'in ishin të vetmit egjiptianë të vdekshëm që arritën me plot gojën pozitën e perëndive. Vihej një lidhje midis tij dhe Thoth'it, perëndisë së urtësisë, shkrimit dhe mësimit, si dhe Ibises'it. Figura e Imhotep'it është nderuar më së shumti në Tempullin e Hathor'it në Dier el-Medina dhe në Karnak të Thebes'ë, duke e lidhur me Amenhotep'in Djalin e Hapu'së. Në Dier el-Medina është ngritur një kapelë e Imhotep'it, ndërsa një tempull i tij është ngritur pranë Serapeum në Memphis. Në Saqqara njerëzit blenin gjëra flijimi për qendrën e tij të kultit përfshirë këtu Ibises të mumifikuara. Janë gjetur plot statuja dhe statujëza të Imhotep'it. Disa prej tyre e tregojnë atë si një njeri të thjeshtë i veshur në një petk të thjeshtë. Disa të tjera e tregojnë si një njeri të urtë të ulur në një karrige me një rul papirusi mbi gjunjë ose në sqetull. Disa statuja të mëvonshme e tregojnë me një mjekërr prej perëndie, më këmbë, dhe duke mbajtur një kryq ankh dhe një bastun skeptër. Imhotep'i nderohej nga grekët e lashtë të cilët e hyjnizuan dhe asimiluan figurën e tij duke e bërë njësh me perëndinë greke të mjekësisë Aslepius. Perandorët romakë Claudius dhe Tiberius kishin vendosur mbishkrime me lëvdata për Imhotep'in në muret e tempujve të tyre egjiptianë. Kristianët e hershëm e nderonin figurën e tij si të ishte një me të Krishtit. Ai ka arritur gjithashtu të zërë vend edhe në traditat arabe sidomos në Saqqara ku mendohet edhe të jetë varri i tij. Imhotep'i duket të ketë vdekur gjatë periudhës së Mbretit Huni, i fundit i dinastisë.
Përgatiti : Alvin Ekmekçiu Burimet: Ministria Egjiptiane e Turizmit, Tour Egypt, Great Buldings, EMuseum etj. Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|