Një grup studiuesish në Institutin Karolinska në Stokholm të Suedisë ka arritur t?i kthejë qelizat zanafillëse të trurit - të të rriturve - në zemër, mushkëri, muskuj, mëlçi dhe shumë lloje të tjera qelizash. Kjo do të bënte të mundur që p.sh. një zemër apo mëlçi e dëmtuar të mund të zëvendësohej me një tjetër nëpërmjet qelizave zanafillëse të vetë individit.
Qelizat zanafillëse janë qeliza fillestare që nuk kanë arritur akoma të marrin
një drejtim por që kanë aftësi të kthehen në të gjitha llojet e qelizave
që ndodhen në trupin e njeriut.
Qelizat zanafillëse të embrionit janë më të afta nga të gjitha të tjerat për t''''u
përshtatur. Këto formohen që me formimin e njeriut kur veza e pllenuar
ndahet herët e para.
Një lloj tjetër qelizash zanafillëse gjenden në disa organe tek të rriturit.
P.sh. ka qeliza zanafillëse të lëkurës në lëkurë apo edhe ajo që është zbuluar
kohët e fundit se ka qeliza zanafillëse në tru. Më parë mendohej se këto lloje
qelizash ishin të kufizuara për t''''u kthyer përkatësisht në qeliza lëkure
apo qeliza truri.
Por tani trupa suedeze në eksperimentet e saj me minj dhe zogj pulash vuri
re se qelizat zanafillëse i përshtaten vendit në të cilin vendosen. Kur u
vendosen në mes të qelizave të zorrëve u kthyen në qeliza zorrësh. Kur u
vendosen mes qelizash zemre u kthyen në qeliza zemre.
Tani shkencëtarët ndodhen përballë problemit të gjetjes së metodave të
sakta për të drejtuar këto qeliza që të kthehen në çfarë duam ne të
kthehen.
Përgatiti
Alvin Ekmekçiu
- Bazuar ne materialet e marra nga gazeta suedeze Dagens Nyheter Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|