Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Alergjitė
[ Alergjitė ]

·Njė zbulim gjeni u jep shpresė alergjikėve
·Ekrani i kompjuterit rrit rrezikun për të marrë alergji
·Riniti alergjik (Rhinitis alergia)
·Alergjitë

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 68 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Njeriu: Gjaku, grupet e gjakut dhe transfuzioni

Nga dr. Lec Shiroka - Tuesday, 26 March 2002

Trupi i njeriutGjaku është mediumi nëpërmjet te cilit qelizat aktive dhe indet e trupit mbahen ne marrëdhënie me njeri-tjetrin. Substancat ushqyese, përfshire oksigjenin kalojnë nëpërmjet gjakut; materialet e padobishme përfshire acidin karbonik, kalojnë nga indet ne gjak - kjo lidhje e vazhdueshme furnizon indet me energji dhe lejon daljen e materialeve te padobishme.

Sekrecionet e shume gjëndrave te trupit kalojnë nëpërmjet gjakut ne indet e ndryshe qe janë te destinuar te influencojnë. Gjithashtu qarkullimi i gjakut luan rol themelor ne mbajtjen konstante te temperaturës se trupit ne pjese te ndryshme te tij.
Gjaku është me ngjyre te kuqe, viskoz, opak, alkalin (ne reaksion) e me një ere te dobët por karakteristike. Përbehet nga një likuid transparent, ngjyre te verdhe te hapur - i quajtur PLAZMA - ose liquor sanguinis, ne te cilin "notojnë" një numër i pafund qelizash apo trupëzash, qelizat e bardha dhe te kuqe e plateletet e gjakut.


Qelizat e Kuqe -ERITROCITET.
Janë disqe te rrumbullakëta bi-konkave, ngjyre te verdhe - por kur shihen ne grup janë ne ngjyre te kuqe. Mesatarisht kemi rreth 5.000.000 eritrocite për një milimetër kub. Këto përmbajnë Hemoglobinën e cila është një komponent i hekurit, me një afinitet për oksigjenin. Pra bazuar ne aftësinë e hemoglobinës për te "kapur" e transportuar oksigjenin nga mushkëritë ne inde, gjaku behet një nga komponentët baze te trupit njerëzor. Çdo qelize e kuqe ka një jetëgjatësi te shkurtër, kur "lodhet" atëherë trupi e shkatërron nëpërmjet mëlçisë apo shpretkës dhe e ekskreton (jashteqet) me ane te biles.

Qelizat E Bardha-LEUKOCITET.
Janë qeliza pa ngjyre me forme e madhësi te ndryshme. Me te mëdha se qelizat e kuqe por me te pakta ne numër (raporti është 1 me 500). Gjithashtu ato kane dhe një veçori tjetër-Lëvizjen, e nëpërmjet kësaj kalojnë nga muret e kapilareve, ne lëngjet e trupit. Invazioni nga mikroorganizmat sjell një rritje te shumte te korpuskulëve te bardhë (leukocitozis) te cilët tentojnë te kongregohen tek vendi i infeksionit duke rrethuar e shkatërruar invaduesit e huaj. Ky proces quhet FAGOCITOZE - DHE ËSHTË NJË NGA MEKANIZMAT ME TE RËNDËSISHME NËPËRMJET TE CILIT TRUPI MBROHET ndaj infeksioneve. Rruazat e bardha derivojne nga palca e kockave dhe nga gjëndrat limfatike, e këto ndahen ne tipe te ndryshme, sipas funksionit qe kane.

TROMBOCITET - janë qeliza ne forme disku, shume me te vogla se rruazat e kuqe, me origjine jo krejtësisht te qarte, por kane rol ne koagulimin e gjakut, janë rreth 300.000 për milimetër kub.

PLAZMA
Një lëng ne te cilin trupat e përmendura me lart "notojnë", është solucion me vlera ushqyese dhe shërben për jashtëqitjen e produkteve te panevojshme. Plazma mban ne forme solucionesh proteina, yndyra, sheqerna, urenë, kripëra (me te njohurat klorurin e potasit dhe bikarbonatet, po ashtu dhe gazra-oksigjen, acidin karbonik dhe nitrogjenin. Një nga proteinat e rëndësishme ne plazme quhet - Fibrinogjen. Ky gjendet ne trajte solucioni, por ne rastin e humbjes se gjakut -HEMORRAGJI- alternohet dhe merr një forme tjetër te quajtur - Fibrine. Si rezultat i kësaj qelizat "ngatërrohen" e ngjiten me njëra tjetrën duke formuar TROMB-in i cili ne fillin është i bute e me pas forcohet plotësisht-ky proces njihet me emrin Koagulimi i Gjakut dhe është një mekanizëm natyror i mbrojtjes tone ndaj hemorragjisë - pra një metode për te parandaluar humbjen e gjakut duke mbyllur enën e dëmtuar. Sasia e plote e gjakut te një njeri ndryshon nga faktorë e individë te ndryshëm, por ka formula specifike për ta llogaritur atë me afërsi te kënaqshme, megjithatë nuk është gabim te themi se një person i rritur, i shëndetshëm ka rreth 5-6 litra gjak. Pas dhënies se këtij informacioni te shkurtër mbi gjakun, te cilin shume mund ta kenë dëgjuar ne periudha te ndryshme, gjate shkollës, leximeve apo nga kontakti me mjekun e spitalet, le te ndalemi te Grupet e gjakut;

Grupet e GJAKUT.
----------------------
Është mese e mundur qe njerëzit ne te shkuarën te kenë menduar, se vdekja nga Hemorragjia - mund te parandalohet duke dhëne gjak nga një person te tjetri. Vështirësitë teknike e mungesa e njohurive e kane penguar këtë praktike te kaloje përtej spekulimit. Megjithatë, Richard Lower, ne 1666, tentoi te transfuzojë gjakun e qengjit ne një pacient qe vuante nga konvulsionet. Ne te njëjtën kohe te njëjtën gjë beri ne France, Jean Dean. Rezultatet ishin te pakëndshme; pak tentativa u bene me pas deri ne 1901. Ishte pikërisht ne këtë vit qe Karl Landsteiner, një patolog amerikan - demonstroi se suksesi i një transfuzioni te gjakut varet nga dy gjera:
a. qelizat e gjakut te donor-it (dhuruesit)
b. plazma e recipientit (marrësit). Duke bere eksperimente te ndryshme - përzierjen e qelizave dhe plazmës ne kombinimet e mundshme - ai gjeti katër grupe gjaku. Këto grupe varen nga prezenca ne qelizat e kuqe te një substance, për te cilën sot dimë qe përmban proteine e karbohidrate. Këto substanca quhen - Antigjene. Te injektuara ne kafshe këto detyrojnë organizmin qe te prodhoje antibodies (antitrupa). Megjithatë shume antitrupa janë prezentë qe ne lindje, si ne rastin e antitrupave te grupeve te gjakut. Kemi dy substanca te grupeve te gjakut, te quajtura A dhe B, ose A e B te marra se bashku ose asnjërën prej tyre. Grupet e gjakut janë emëruar A, B, AB dhe O. Plazma përmban antitrupa te këtyre substancave ne një mënyrë te tille qe qelizat e individit nuk i shkatërrojnë ato. Kështu pra qelizat e grupit A ekzistojnë ne plazmën e cila përmban një anti-B antitrup; qelizat e grupit B jetojnë ne prezencën e anti -A antitrupash; Qelizat e grupit AB nuk janë te shoqëruara nga asnjë lloj antitrupash; personat me gjak te grupit O kane plazme qe ne përbërjen e saj gjinden dhe anti-A e anti B anti trupat. Pra nuk është absolutisht e domosdoshme tu japim njerëzve te njëjtin grup gjaku. P.sh një person me grup gjaku A mund te jete dhurues për një person me grup gjaku AB, sepse ne trupin e këtij te fundit nuk ka antitrupa. Po kështu mund te themi se grupi i gjakut O mund ti jepet çdo personi pasi ky i fundit ne qelizat e tij nuk ka antigjene, ky fakt na ka bere qe ne apelime ta quajmë " dhurues universale" njerëzit me grup gjaku O dhe "recipientë universale" njerëzit me grup gjaku AB.
Vlen për te thënë këtu se këto "substanca" te grupeve te gjakut janë prezentë dhe ne indet e tjera veç gjakut. Kjo shpjegon vështirësitë qe lindin ne graftet e lëkurës apo gjate transplanteve. Pasi indet, po ashtu si dhe gjaku, do shkatërroheshin nga anti-trupat.
C`NDODH NËSE JAPIM NJË GRUP GJAKU GABIM ?
Nëse kjo ndodh, ky gjak "do sulmohej" e shkatërrohej nga antitrupat, nëse jepen sasi te mëdha gjaku atëherë mund te kemi dëmtime te pakthyeshme te veshkave e vdekja mund te vije si rezultat i kësaj.

Grupi RHESUS.
Është një grup tjetër me një rëndësi te konsiderueshme, ka marre emrin pasi për here te pare u gjend te majmunet Rhesus (Rhesus monkeys). Tek njeriu sillet si tek grupet e gjakut A, B, O - ne aspektin se është një antigjen prezent ne rruazat e kuqe, por ndryshe nga to nuk ka antitrupa presente ne plazem. Thuhet se rreth 85 % e popullsise jane Rhesus positive - pra kane antigjenin resus, ndërsa 15 % ku antigjeni mungon është Rhesus negative. Njerëzit me grup Rhesus negative, ndryshe nga ata pozitive, prodhojnë antitrupa tek ky rhesus antigjen - nese u injektohet. Kjo gjë mund te ndodhe gjate një transfuzioni, nëse përveç grupit te gjakut - nuk kontrollohet dhe faktori Rhesus.
Rëndësia e Faktorit Rhesus gjate shtatzënisë është kjo :
Nëse nena e ka gjakun me Rhesus negativ dhe babai me Rhesus pozitiv fëmija, natyrisht mund te jete me gjak ose Rh -, ose me Rh+. Kjo e fundit nuk paraqet problem, por nëse fëmija ka gjakun me Rh pozitive, disa nga rruazat e kuqe te tij mund te futen ne qarkullimin e gjakut te nënës e për rrjedhoje trupi i saj stimulohet qe te prodhoje Rhesus antitrupa. Ne një mënyrë a një tjetër këto antitrupa, mund te kthehen ne sistemin e fëmijës dhe fillojnë e shkatërrojnë rruazat e kuqe te tij. Kjo mund te jete serioze dhe ne disa raste fëmija lind i vdekur ose provokohet lindje e parakohshme.
Megjithatë tabloja e vërtete nuk është kaq e frikshme, ne realitet duhen 2 ose me shume shtatzëni për nënën qe trupi i saj te prodhoje antitrupa ne sasi te mjaftueshme qe te rrezikohet jeta e fëmijës se saj. Po ashtu ne analiza ne mund te kapim shume shpejt e fare thjesht nëse gjate shtatzënisë trupi i nënës ka filluar te prodhoje antitrupa, nëse ato janë prezentë atëherë merren masa për te ruajtur jetën e fëmijës (natyrisht qe nena nuk është ne rrezik ne këtë rast). Kjo fushe është akoma me e zgjeruar sesa po e paraqesim ne këtu, pasi natyrisht nuk mund te përmendim te gjitha teknikat qe mjekësia ka ne dispozicion për këtë problem, i cili është nen kontrollin e plote te mjekësisë moderne.

GRUPE TE TJERA GJAKU.
Janë shume grupe te tjerë gjaku qe njihen, por është tepër e rralle mundësia qe ato te shkaktojnë probleme, ne çfarëdo lloj mënyre. Kemi grupet M dhe N e S dhe P e shume te tjerë, disa e kane marre emrin nga pacientet e pare ne te cilin janë zbuluar - një mode mjekësore moderne kjo.
Rëndësia kryesore ne studimin e këtyre grupeve dhe shume te tjerëve është ne Etnologji - studimet sociale dhe te origjinës fisnore ashtu si dhe ne mjekësinë ligjore, përdoret ne rastet e përcaktimit te atësisë se fëmijës; por kurrë nuk mund ta provoje atë me ekzaktësi - sot për këtë problem përdoret testi i DNA, POR NE ANËN TJETËR KA FUNKSION PËRJASHTUES - P.SH MUND TE PROVOJE ME SAKTËSI QE NJË PERSON NUK ËSHTË BABAI I FËMIJËS - NE DISA KOMBINIME GRUPESH.

TRANSFUZIONI I GJAKUT !
Shenja me e qarte për një Transfuzion gjaku është ne rastet e hemorragjisë - veçanërisht ne ato akute dhe masive (aksidente, trauma etj) ku gjaku i humbur duhet zëvendësuar me shpejtësi e ne sasinë e plote. Ne hemorragjitë e ngadalshme, gjaku zëvendësohet - gjithashtu - por jepet me kohe me te ngadalte - për te mos renduar punën e zemrës. Ne raste shoku (shock) apo gjate djegieve, nuk humbet shume gjak por kemi humbje te plazmës e për pasoje presioni i gjakut bie. Kjo është tepër e rrezikshme. Ne një moment hemorragjik humbja e plazmës konsiderohet me e rrezikshme sesa humbja e rruazave te kuqe. Ne fakt kur nuk kemi mundësi te japim direkt gjak apo plazme - ne rastet urgjente jepet një solucion te dobët salin (kripor) sa për te restauruar presionin e gjakut derisa te arrijmë te marrim furnizime me gjak.
Mund te mendohet se jepet transfuzion gjaku ne rastet me anemi, por meqë janë faktorë e mekanizma te tjerë ne veprim kjo aplikohet rralle, sepse:
1. Anemia zakonisht kurohet me metoda te zakonshme, si ilaçet.
2. Gjithmonë ka një element Risku - sado te vogël, ne transfuzion.
3. Anemia është ne qeliza dhe jo ne plazme, pra dhënia e sasive te mëdha te lëngjeve direkt ne qarkullimin vazal ,mund te mbisforcoje një zemër paksa te dëmtuar nga anemia. Por ka dhe raste, kur mund te behet transfuzion, ne anemi tepër te avancuara, kjo behet me "qeliza te paketuara", duke hequr plazmën nga gjaku.
Një rëndësi te veçante transfuzioni merr gjate operimeve kirurgjikale. Shume operacione kane humbje gjaku pasi ka procedura ekstensive te cilat duan kohe. Kjo humbje gjaku ve ne pikëpyetje suksesshmërinë e operacionit. Transfuzione gjaku përpara, gjate dhe/ose pas operacioneve bëjnë te mundur qe kirurget te bëjnë ndërhyrje te tilla, qe paraardhësit e tyre shume vjet me pare veç mund ti ëndërronin. Ka raste te pafundme se kur mund te jepet një transfuzion gjaku, por mendja menjëherë te shkon te përdorimi numër një dhe ne shkalle masive i tij - e ku tjetër veçse ne lufte. Nuk mund te rrime pa kujtuar kirurget e mjeket e Luftës se dyte Botërore te forcave aleate, te cilët bene transfuzione e operime ne një shkalle te papare ndonjëherë. Me një guxim vetëmohues e organizim shembullor, sallat operatore e ekipet e transfuzionit - shpesh kane vepruar ne vijën e frontit apo fare pranë tij, e ku ka qene një nder faktorët, qe nuk mund te konsiderohet i vogël, ne fitoren përfundimtare.

Përgatiti për Rruzullin Dr. Lec Shiroka
Kirug i traumës
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Simptoma gjatë stërvitjes
   Kyēet mundėsojnė lėvizjen trupore
   Koenzima Q kundër mplakjes
   Ndikimi i ujit në organizëm
   Njė bio-fiziometėr
   Stresi: Ja çfarë ngjet me trupin tonë
   Stresi dhe thyerja psiqike e fizike
   Bukuria e njeriut po venitet


 
Kanė tė bėjnė..
· transfuzioni te gjakut
· fëmija
· zemrë
· infeksion
· tru
· trup
· Kėrko tek lėnda: Trupi i njeriut


Shkrimi mė i lexuar mbi Trupi i njeriut:
Stresi: Ja çfarë ngjet me trupin tonë


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.29
Votues: 64


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Gjaku, grupet e gjakut dhe transfuzioni" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.34 sekonda