Familja është rrjeti më i fuqishëm marrëdhëniesh njerëzore që mund t''''u këshillohet njerëzve të zgjedhin. Ky rrjet është në gjendje të shërbejë si një mburojë duke mbuluar anëtarët e tij dhe ofruar atyre një strehë të sigurtë. Por po ky rrjet, nëpërmjet detyrimeve, kritikave, ndalimeve, është në gjendje edhe të të mbajë të mbërthyer në kthetrat e tij apo të të kufizojë mundësitë gjatë një jete të tërë.
Në një shoqëri anonime dhe të brishtë si ajo e vendeve në perëndim mbizotëron një dëshirë e zjarrtë për të pasur një vatër të ngrohtë. Por familja është një detyrë që zgjat tërë jetës dhe që kërkon shumë punë, përkushtim dhe sakrificë - diçka që shumë vetë shpesh e harrojnë. Kështu në vendet industriale perëndimore një në tre martesa përfundon në ndarje. Kjo për arsye se ngarkesa psiqike dhe shoqërore arrin në atë pikë që nuk mund të mbahet më dhe marrëdhënia shthuret.
Ata që vuajnë më tepër nga kjo shthurje janë fëmijët, anëtarët më të pafuqishëm të zinxhirit familjar. Këta shfrytëzohen shpesh nga njëri prej prindërve i cili i tërheq në krahun e tij, ose luajnë rolin e ndërmjetësuesit. Kështu zhvillimi i tyre psiqik apo emocional vihet në rrezik - diçka që do ti ndjekë ata më vonë nga pas gjatë tërë jetës.
Fuqia e familjes është e madhe: asnjë nuk mundet të shkëputet prej saj. Ajo është si një rrjet i padukshëm në të cilin secili është i lidhur me fije të padukshme me secilin.
Ajo është në gjendje edhe të shkatërrojë njerëz, por kur arrin të krijojë një ballancë midis qëndrimit më pranë apo më larg midis antarëve të saj, familja mund të jetë edhe një vatër e sigurtë që u jep anëtarëve të saj strehë dhe ngrohtësi.
Përgatiti
Alvin Ekmekçiu
Burimi: Welt der Wunder
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|