Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Kulturė
[ Kulturė ]

·E drejta pėr tė (mos) vdekur
·Si tė studioj nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ?
·Sistem paralajmėrues pėr mbrojtjen nga cunami
·Naftėsjellėsi mė i madh nė botė
·I vetmi laborator nënujor në botë
·Higjiena e trupit
·Nobel 2004 për amerikanë në mjekësi dhe fizikë
·Liberalizohet tregu botėror
·Shkollė edhe gjatė verės

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 25 vizitorė dhe 1 anėtar(ė) nė linjė.


  
Njeriu: Barku vendos
Data e botimit: Wednesday, 08 November 2000
Lėnda: Organet e trupit tė njeriut
Organet e trupit tė njeriutJo më kot njerëzit thonë se barku vendos. Tani edhe mjekësia po u jep të drejtë. Truri i dytë i njeriut gjendet në bark. 100 miljonë qeliza nervore mbështjellin zonën e tretjes në bark duke formuar një shëmbëlltyrë të trurit ku llojet e qelizave, lëndët vepruese dhe marrësit janë po të njëjtit që gjenden në tru. Proceset fizike janë më tepër të lidhura me sistemin e tretjes nga sa mendohej deri më sot. Truri i barkut luan një rol të madh për ndjenjat e gëzimit dhe vuajtjes.

zorra
Edhe vetë pamja e zorrës të bën ta krahasosh me trurin
Qendra operative e makinerisë së tretjes nuk merret vetëm me analizimin e përbërjes së ushqimit, nivelit të kripës dhe përqindjes së ujit apo vetëm me bashkërendimin e mekanizmave të përtypjes dhe tretjes. Përveç këtyre ai mban nën kontroll edhe barazpeshën e përsosur tek lëndët bazë të nervave, hormonet që mund të stimulohen dhe sekretet që duhen ruajtur.
Përgjatë 75 vjetësh jetë kalon më tepër se 30 ton ushqim dhe 50 000 litra lëng nëpër zorrë. Trurit të barkut i del për detyrë të analizojë me miljona lëndë kimike dhe të mposhtë miljona helme apo rreziqe të tjera të ardhura me ushqimin, punë të cilën ai arrin ta bëjë me një shkallë të lartë inteligjence.

Qendra operative e barkut organizon luftën kundër pushtuesve nga më të këqinjtë si ç´janë mikroorganizmat që jetojnë brenda nesh dhe që gjenden me miljona brenda zorrëve dhe që përpiqen tërë kohës të futen në pjesët e tjera të trupit tonë. Apo atyre mikroorganizmave që në një numër shumë të madh përtypim përditë.

Zorra është organi me imunitetin më të madh në trupin e njeriut në të cilën gjenden më tepër se 70 përqind të qelizave mbrojtëse. Një pjesë e madhe e tyre janë të lidhura drejtpërsëdrejti me trurin barkor. Ato mësojnë të dallojnë midis asaj që është e mirë dhe asaj që është e keqe. Pastaj këto të dhëna ruhen dhe kur lind nevoja thërriten.

Një pjesë e madhe e kësaj ndodh në mënyrë të pavarur nga koka. Thellë brenda zonës së tretjes nuk është më truri i kokës që është zot.
Truri barkor mund të gjenerojë dhe përpunojë të dhënat që i vijnë nga marrësit e tij dhe kontrollon sërën e reaksioneve. Ai i jep udhëzime organeve fqinjë, kontrollon mbrojtjen kundër infeksioneve dhe lëvizjen e muskujve. Atij i duhet të vendosë në mënyrë të shpejtë dhe të dijë të thërrasë dijet e ruajtura.
Ai është i organizuar në mënyrë funksionale dhe punon me qarqe (turne).
Është në gjendje të bëjë dallimin midis gjendjeve të ndryshme dhe në bazë të saj të kundërveprojë.

Barku dhe koka janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Atë që ndodh në kokë e merr vesh përnjëherë barku.
Kur ndonjë helm arrin të depërtojë në trup truri barkor e ndjen rrezikun dhe dërgon sinjale alarmi për në kokë dhe truri i kokës dërgon sinjale në drejtimin e kundërt për poshtë.
Truri i kokës zbut të ndjehurin keq. Po të ndjenim më tërë fortësinë e tyre tërë ato që ndodhin në bark do të ndjeheshim shumë keq. Midis të tjerash nuk do të ishim në gjendje të flisnim ndërkohë që do të hanim.

Kur njeriu ka kaluar përgjatë një periudhe me stres të qëndrueshëm atëherë ky ka mbetur akoma jo vetëm në tru por edhe në bark.
Barku midis të tjerash furnizon edhe katalogun e madh të ndjenjave dhe mendimeve që gjendet në tru dhe të cilin e shfletojmë kur duam të marrim një vendim mbi një rrethanë të ngjashme me një që kemi përjetuar më parë.


Përgatiti Alvin Ekmekçiu - Mbështetur në materialin e revistës gjermane Geo
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Lėngjet krijohen dhe pėrvetėsohen nė zorrėn e hollė
   Barku vendos
   Kanceri i lëkurës
   Mėlēia - laboratori i trupit


 
Kanė tė bėjnė..
· qeliza nervore
· tru
· vuajtjes
· nerv
· zorrë
· mikroorganizma
· stres
· qelizė
· organ
· trup
· Kėrko tek lėnda: Organet e trupit tė njeriut


Shkrimi mė i lexuar mbi Organet e trupit tė njeriut:
Mėlēia - laboratori i trupit


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.47
Votues: 42


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Barku vendos" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.30 sekonda