Natyra: Drita prish ngjyrat Data e botimit: Friday, 03 October 2003
Lėnda: Kimi
|
Drita është e përbërë nga gjatësi të ndryshme valësh - secila ngjyrë i përgjigjet një gjatësie. Kështu ngjyra e gjelbër është prej 500 nanometrash. Kjo do të thotë se pigmentet e gjelbra e pasqyrojnë mbrapsh këtë gjatësi vale, por thithin gjatësitë e tjera. Kur kemi të bëjmë me dritë intensive, energjia e thithur shpërndahet në molekulë; kjo bëhet e paqendrueshme dhe për shkak të kësaj energjie shtesë mund të kryejë lehtë reaksione me elementët përbërës të ajrit. Molekula shkatërrohet.
Në këtë mënyrë zbardhen pjesa më e madhe e pigmenteve natyrorë. Po kështu edhe rrobat tona nën dritën e fortë të diellit.
Ndërsa fibrat artificiale si poliakrili e përballojnë më mirë dritën e diellit. Pëlhura sintetike mund ta heqë shpejt qafe energjinë.
Përgatiti Alvin Ekmekçiu Burimi- gjermanofolësja Nano. Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 4.58 Votues: 12

| |
|