Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Kompjuter
[ Kompjuter ]

·Fjalori i shqipes e programe ndihmėse falas pėr kompjuterin tėnd
·Kodi i Windows nė internet
·OLED - Ekranet organike tė sė ardhmes
·Prodhohet laptopi që të jep pamje trepërmasore
·Njė zbulim i fundit do tė sjellė kompjutera mė tė shpejtė.
·Ruajtės holografik i tė dhėnave (HDS)
·Ndreq njė gabim shfrytėzimi ekrani nė Windows 2000/WinXP !
·Si mund tė lidh kompjuterin me televizorin ?
·Cifėl 'e dyfishtė' qė premton kompjutera mė tė shpejtė

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 22 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Natyra: Largpërçimi (Teletransportacioni)
Data e botimit: Wednesday, 21 November 2001
Lėnda: Fizikë
FizikëTë shpërbëhesh në asgjë në ajër dhe menjëherë të shfaqesh përsëri, pa humbje në kohë, por në një kontinent tjetër. Deri tani kjo gjë ka qenë e mundur vetëm në filmat fantastiko shkencor si ai ”Star Trek”.

Në këtë film veprimi në fjalë është quajtur ”to beam” që do të thotë pak a shumë ”të dërgosh një tufë rrezesh drite”. Ndyshe i njëjti veprim njihet si teleportacion, që do të thotë ”të dërgosh në largësi” ose me një fjalë largpërçim.
Kjo që deri pak kohësh dukej të ishte utopi, në të vërtetë funksionon.

Fizikanti vienez Anton Zeilinger ia ka arritur të largpërçojë grimca drite (fotone) në një largësi një deri dy metra prej andej. Më e rëndësishmja është se Zeilinger në të vërtetë nuk largpërçon pjesëzën, por të dhënat që e përbëjnë atë..
Bëhet fjalë për një marrëdhënie midis dy pjesëzash brenda ligjeve të Mekanikës Kuantike të quajtur kokolepsje. Nëse gjendja e njërës pjesëz ndryshon, ndryshon edhe ajo e pjesëzës tjetër sado larg njëra-tjetrës të jenë, qofshin disa mikrometër apo disa dritëvjet.

Për të largpërçuar të dhënat e një pjesëze të tretë do të mjaftonte që kjo t´ia përcillte këto të dhëna njërës prej dy pjesëzave të kokolepsura. Sapo njëra prej pjesëza të kokolepsura të merrte këto të dhëna, po në atë çast i ka marrë edhe tjetra ndonëse ndodhet larg. Pra të dhënat u largpërçuan.

Kjo gjë nuk është e re dhe është e njohur në teori që prej 30 dhjetësh.

Më thjeshtë eksperimenti i mësipërm mund të shpjegohej me anë të goglave të bilardos. Kemi dy gogla të bardha ku ngjyra përfaqson rolin e njëjtë që luajnë ato, si edhe një të kuqe që do të largpërçohet. Gogla e kuqe rrok një prej goglave të bardha. Kjo e fundit merr përnjëherë të dhënat e të kuqes dhe kthehet kështu në të kuqe. Por meqënëse gogla e bardhë është e kokolepsur me goglën tjetër të bardhë (për shkak se kryejnë të njëjtin rol), atëherë edhe kjo e fundit kthehet në të kuqe. Kështu të dhënat, pra ”ngjyra e kuqe” u largpërçua.


Hapi tjetër është largpërçimi i njerëzve.

largpėrēim njeriu

Një ndër vështirësitë për largpërçimin e njerëzve qëndron në atë që ndonëse po bëhen përpjekje dhe në teori është e mundur, përsëri nuk është arritur akoma të largpërçohen atome, prej të cilave janë të përbërë njerëzit. Deri tani është arritur pra të largpërçohen vetëm fotonet e dritës.
Për më tepër atomet e njeriut janë tepër të lidhur me njeri-tjetrin dhe nuk mund të shkëputen nga njeri-tjetri. Kështu që do të duhej që njeriu të largpërçohej si një i tërë dhe jo në atome. Deri tani këtij problemi nuk i është dhënë ndonjë zgjidhje. Pra në të ardhmen e afërt largpërçimi i njerëzve mbetet akoma i pamundur .

Edhe sikur të ishte e mundur të largpërçohej njeriu në formën e shpërbërjes së atomeve të tij përsëri do të hasnim në vështirësi tepër të mëdha të cilat nuk qëndrojnë në numrin e madh prej biljonësh të atomeve që përbëjnë njeriun por në numrin tepër të madh të ndërthurjeve të mundshme midis këtyre atomeve, që përbëjnë trupin e njeriut. Do të na duheshin të largpërçonim sasi aq të mëdha të dhënash për të cilat do na duhej një CD-ROM aq i rëndë sa edhe vetë Toka. Kompjuterave të sotëm do tu duheshin 20 000 miljardë vjetë të kryenin largpërçimin e të dhënave të një nejriu. Ajo që mund të bëjmë është ndërtimi i kompjuterave kuantikë tepër modernë, të cilët do të ishin me miljarda herë më të shpejtë se ato që kemi sot.


Një vështirësi tjetër qëndron në atë që kokolepsja e grimcave të dritës funksionon vetëm në një mjedis krejt të izoluar. Ngrohtësia e trupit apo edhe frymëmarrja do ta shkatërronin kokolepsjen.


Një pengesë tjetër është ajo që gjatë largpërçimit, nuk dërgohet tutje trupi por vetëm të dhënat e përbërjes së tij. Kështu që në vendin ku do të shfaqej njeriu duhet të kishte që më përpara një kopje të njeriut në fjalë, tek i cili do të largpërçoheshin të dhënat. Se si do të ishte kjo kopje është akoma e paqartë. Por edhe sikur të kryhej kjo kopje atëherë do të lindte pyetja: A do të largpërçoheshin edhe shpirti, mendimet dhe vetëdija jonë ?


Pikërisht parimin që përdori fizikanti vjenez Zeilinger për largpërçimin e të dhënave të kuanteve të dritës duan ta shfrytëzojnë shkenctarët për të ndërtuar kompjutera kuantikë të cilët do të ishin me miljarda herë më të shpejtë se këto të sotmit. Shkaku do të ishte ai që në kompjuterat kuantikë të dhënat do të largpërçoheshin përmes kuanteve të dritës apo atomeve.


Kompjuterat kuantikë punojnë me të ashtuquajturat Qubits, bits për kuant.
Ndryshimi nga kompjuterat e sotëm qëndron në atë që në një kompjuter kuantik do të kryheshin veprimet jo njëri pas tjetrit në rradhë por njëkohësisht. Por që një kompjuter kuantik të punojë duhet të bëhet një lidhje midis qubits-eve. Por gjendja e këtyre si dhe ndërsjellshmëria midis tyre është tepër e ndjeshme ndaj ndërhyrjeve nga jashtë gjë që i bën këta tepër të brishtë dhe të shkatërrueshëm.


Kompjuteri kuantik më i madh që është ndërtuar deri më sot është i përbërë prej pesë qubits-esh.


Lidhje në anglisht mund t´i gjeni më poshtë:

  • Faqja e Zeilingers-it
  • Një përshkrim i eksperimentit


  • Përgatiti Alvin Ekmekçiu
    Burimet: gjermanet Welt der Wunder dhe Nano
    Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !


    Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

       Shkalla e Planck'ut (Plankut)
       Albert Enstein (Ajnshtajni)
       Ajnshtajni nen testim
       Gjėza e kohės
       Sa nxehtė ėshtė nė Skėterrė ?!
       Masa përkul hapësirën - Teoria e Einstein\'it (Ajnshtajnit)
       S\'ka asnjë gjë më të shpejtë se drita
       Inercia dhe masa


     
    Pyetėsori i shkrimit
    A beson sė njė ditė njerėzit do tė mund tė largpėrēohen ?

    Po
    Jo


    [ Rezultatet | Pyetėsorė ]

    Votues: 62
    Komente: 0

    Kanė tė bėjnė..
    · Mekanikës Kuantike
    · atome
    · Faqja e Zeilingers-it
    · Një përshkrim i eksperimentit
    · masė
    · natyrė
    · Gjithėsia
    · Einstein
    · dritë
    · Kėrko tek lėnda: Fizikë


    Shkrimi mė i lexuar mbi Fizikë:
    Albert Enstein (Ajnshtajni)


    Vlerėso shkrimin
    Nota mesatare: 4.7
    Votues: 10


    Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

    I Shkėlqyeshėm
    Shumė i Mirė
    I Mirė
    I zakonshėm
    Pa vlerė


    Mundėsitė

     Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


    "Largpërçimi (Teletransportacioni)" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
    Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

    Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
    Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
    Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
    Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
    PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
    Faqe e nxjerrė nė: 0.28 sekonda