Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Arti ]

·Historia e fotografisë
·Arti Bizantin
·Johan Sergel - njė nga skulptorėt mė tė mėdhenj suedezė
·Djali me llullė, i Picasso's, piktura mė e shtrenjtė nė botė
·Një muze i ri në qytetin e Korçës

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 19 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Seksologji: Hormonet - themele rinie
Data e botimit: Monday, 14 May 2001
Lėnda: Hormone
Hormonet janë çelësi drejt një jete më të gjatë dhe seksualisht të begatë. Nëse bashkërendimit ndërmjet hormoneve u jipet drejtimi i duhur atëherë njeriu jo vetëm që fiton një fuqi gjallëruese por edhe cilësi jetësore.
Hormonet janë tepër të vogla por kanë një ndikim tepër të madh. Ato i bëjnë gonxhet të çelin apo larvat e shëmtuara të kthehen në flutura. Ato kanë gisht kur meshkujt e moshuar duken si djelmosha.



Një burrë që peshon rreth 75 kilogram ka më pak se një gram hormone në trupin e tij. Por hormonet luajnë një rol të rëndësishëm kur është fjala për tu ndjerë i lumtur ose edhe i rraskapitur, agresiv, nervoz, i çoroditur. Hormonet u japin krahë përfytyrimeve seksuale dhe të çojnë në mbretërinë e dëshirave dhe dashurisë.
Hormonet janë dirigjentët e jetës dhe gjinden kështu në shërbim të evolucionit dhe janë të drejtuara prej këtij të fundit, duke shndërruar gratë dhe burrat në qenie seksualisht aktive dhe tërheqëse, hormonet shfrytëzojnë kështu zellin për të kryer detyrën e tyre. Vetëm ata që kanë një sasi të rregullt hormonesh shfaqen të gjallë dhe të fuqishëm nga ana seksuale. Por evolucioni nuk ka mëshirë ndaj njeriut të moshuar. Jo vetëm pasqyra hormonale e grave por edhe e ajo e burrave me kalimin e 35 vjetëve merr të tatëpjetën.

Sot njihen rreth 30 homone të ndryshme, të cilat ndahen sipas një kriteri të caktuar. Një mënyrë për të ndarë hormonet është ajo sipas lëndëve prej të cilave përbëhen hormonet.


  • Somatotropina: Hormoni kundër mplakjes
  • Bumi i kurimit me hormone në SHBA
  • Hormone të stimuluara
  • Testosteroni: Hormoni i burrërisë
  • Ostrogjeni: Hormoni i pjellshmërisë
  • Kushti i të ndjehurit mirë


  • Hormoni i rritjes: hormoni kundër mplakjes
    Vetëm para pak kohe ka arritur mjekësia të kuptojë cilësitë e veçanta të hormonit të rritjes. Hetimet treguan se marrja e përditshme e hormonit të rritjes (shkurt HGH, "Human Growth Hormone") që pas disa javëve sillte si pasojë një rinim trupor dhe psiqik deri prej 20 vjetësh, jastëkët e dhjamit zhdukeshin dhe muskujt fillonin përsëri të rriteshin, kujtesa përmirësohej, poashtu edhe përqendrimi, seksi dhe epshi i një 70 vjeçari mund të merrte vlerat e një 50 vjeçari.
    Hormoni i rritjes që njihet edhe nën emrin Somatotropinë, është kështu një ndër lëndët më të fuqishme kundër mplakjes që njerëzimi ka njohur deri më sot. I prodhuar në gjëndrën hipofizare në tru Somatrotropini dirigjon të gjitha lëndët themelore që kanë të bëjnë me rritjen. Në mëlçi ky hormon kthehet në të ashtuquajturit faktorë të rritjes. Më i rëndësishmi prej tyre Insulin-Like-Growth-Factor 1 (IGF 1 - Faktori i rritjes i përngjashëm me insulinën) përforcon sistemin imunitar dhe ndihmon në fortësimin e kockave. Përqendrimi i hormonit të rritjes HGH bjen me moshën në mënyrë të njëllojtë si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Kështu më tepër se gjysma e 65 vjeçarëve ose nuk ka fare ose ka fare pak hormone rritjeje. Mirëpo studimet kanë treguar se edhe në pleqëri qelizat Somatropine janë në gjendje të prodhojnë të njëjtën sasi hormoni të rritjes si në rini.


    Bumi i kurimit me hormone në SHBA

    Në SHBA kurimi me hormone ka bërë prej kohësh një bum të madh dhe terapitë e ndryshme të marrjes së Somatotropinës kanë sjellur rezultate pozitive.
    Por akoma nuk është sqaruar pyetja: Terapitë e marrjes së hormonit të rritjes japin me të vërtetë rezultate por a janë me të vërtetë terapi të sigurta ?
    Në parim është e mundur që themelin e rinimit ta marrësh nëpërmjet injeksionit të përditshëm dhe ta mbash pasqyrën e hormoneve në një nivel me atë të një të riu. Por përveç se sinteza kimike e hormonit të rritjes është e vështirë, mund të sjellë pasoja të kundërta me ato që janë pritur apo edhe tepër e kushtueshme (një kurë kundër mplakjes kushton deri 10 000 dollarë në vit), duhet përmendur këtu edhe një e keqe e madhe: kur vlera HGH-së është më e lartë se ç´duhet atëherë stimulohet rritja e qelizave kanceroze. Është e vështirë të gjesh vlerën e duhur pasi ato ndryshojnë nga njeriu në njeri. Për më tepër nuk ka rregulla të caktura të dozimit. Kështu rreziku i krijimit të një tumori është i lartë.


    Hormone të stimuluara

    Metoda më gjeniale dhe e sigurtë për të sjellur pasqyrën e hormoneve në një lartësi të shëndetshme është terapia e stimulimit të hormoneve. Me anë të saj stimulohen gjendrat që të nxjerrin sa më tepër këtë hormon. Kështu e gjitha që duhet bërë nga jashtë është të sillen "katalizatorët" e duhur. Të tilla janë Sekretagoga-t - amoniacide zinxhirëshkurtër - që stimulojnë gjëndrat. Kështu trupi urdhërohet të mbushë mirë pasqyrën e Somatotropinës dhe të stimulojë proçesin e rregullimit natyror të hormoneve. Ndër sekretagoga-t më të rëndësishme janë aminoacidi Argininë, Glutaminë, Triftofani dhe Vitamina B3.


    Testosteroni: Hormoni i burrërisë

    Zakonisht trupi i mashkullit prodhon rreth 7 miligram nga ky hormon në ditë kryesisht në herdhe (bole) por edhe një pjesë të vogël pranë veshkave. Rreth 10 përqind e testosteronit të lirë përdoret për krijimin e pëlhurës indore dhe ndërtimit të muskujve. Gjatë pubertetit, kur pasqyra e testosteronit hidhet përpjetë drejt majave, shihet qartë ndikimi i dihidrosteronit (DHT): penisi, prostata, qeska e spermës dhe gyrmazi zmadhohen, fillojnë të dalin qime në mjekër dhe në trup, nofulla dhe shpatullat zgjerohen, zëri ntrashet. Për shkak të veprimtarisë së tij të madhe DHT sjell edhe pasoja të papëlqyeshme në organizmin e mashkullit, si p.sh. rënia e flokëve dhe rritja e qelizave kancerogjene të prostatës. 90 përqind të testosteronit qarkullon i lirë në gjak dhe udhëton drejt e për në tru. Si rrjedhim: molekulat e testosteronit ngjiten pas marrësve nervorë në qendrën libide duke bërë që truri të nisë të prodhojë përfytyrime erotike. Në këtë mënyrë rritet gatishmëria për të reaguar ndaj sinjaleve seksuale që vijnë nga mjedisi. Tek 80 përqind e burrave që kanë vlera tepër të ulta të testosteronit venitet dëshira për seks dhe si rrjedhojë njeriu dobësohet, ka depresione, nuk flë i qetë dhe djersit.
    Që të arrihet të kryhet një terapi hormonale efikase tek meshkujt është e nevojshme pasja e dijeve mbi hormonin e dytë seksual të rëndësishëm, ëstrogjeni.


    Ëstrogjeni: hormoni i pjellshmërisë

    Studimet më të fundit kanë treguar se ëstrogjeni është tepër i rëndësishëm edhe për shëndetin e meshkujve. Vetëm bashkërendimi midis ëstrogjenit dhe hormonit të burrërisë mund të krijojë atë ballancë me anë të së cilës meshkujt kthehen në burra të vërtetë. Meshkujt kanë 30 piktogram ëstrogjen në një mililitër gjak, e cila është rreth një e treta e sasisë që prodhohet tek trupi i femrave. Ky ëstrogjen mblidhet pranë herdheve duke luajtur një rol të rëndësishëm në pjekjen e spermës. Pra prej tij varet pjellshmëria e farës së mashkullit. Përveç kësaj ëstrogjeni luan një rol të rëndësishëm edhe në sistemin e qarkullimit në zemër.
    Ndërkohë që testosteroni stimulon përfyrimet dhe dëshirën seksuale, hormoni ëstrogjen të jep fuqi dhe qëndresë gjatë bërjes së dashurisë. Meshkujt që kanë një sasi tejet të lartë të ëstrogjenit kanë në mënyrë të pandërprerë dëshirë për të bërë seks, ndonëse kjo gjë nuk është e mundur.
    Terapia e ëstrogjenit për meshkuj gjindet akoma në fazat e para. Ndërkohë që në treg kanë dalur në shitje për herë të parë tableta ëstrogjeni.
    Disa lëndë që janë tepër të afërta me ëstrogjenin mund të merren në natyrë nga: misri, karrotat, mollët, grosha, soja, rrepa.


    Kushti i të ndjehurit mirë: ballanca e duhur

    Vlerat hormonale tek mashkulli duhet të ballancohen në mënyrë që ky të gëzojë shëndet. Nëse nuk ka ballancë atëherë vjen mosfjetja e qetë, agresiviteti dhe djersitja. Stresi, alkoholi dhe mbipesha ndikojnë negativisht duke ulur pasqyrën e testosteronit. Një jetë e pasur me seks ndikon pozitivisht në pasqyrën e hormoneve. Fakt është që edhe 48 orë pas një akti të mirë seksual pasqyra e hormoneve është ngritur me 50 përqind. Pra bërja seks ka një përparësi më të madhe sesa marrja në mënyrë artificiale e hormoneve. Ndryshe nga marrja në mënyrë artificiale e hormoneve, marrëdhënia seksuale nuk e sjell kurrë sasinë e hormoneve tek mashkulli në një shkallë të rrezikshme për shëndetin.
    Mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë për të rritur pasqyrën e testosteroneve është zbrasja e jastikëve të dhjamit. Shkaku: sa më pak dhjamë të ketë aq më tepër frenohet prodhimi i enzimës aromatase, sa më pak aromatase te ketë aq më tepër vend të lirë ka pasqyra e testosteronit për tu rritur. Një pengues natyror i aromataseve është zinku i cili gjindet kryesisht në farat e kungullit apo susamit, soja, thjerrat, gocat e detit, gaforret, karkalecët.


    Përgatiti Alvin Ekmekçiu
    Burimi- SurfMed.
    Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !


    Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

       Gjėndra tiroidale drejton metabolizmin nė trup
       Mbitiroidizmi (tiroidet) - simptomat
       Hipofiza - gjendra e trurit
       Hormonet - themele rinie
       Testosteroni - hormoni mashkullor


     
    Kanė tė bėjnė..
    · burrë
    · Somatotropina: Hormoni kundër mplakjes
    · Bumi i kurimit me hormone në SHBA
    · Hormone të stimuluara
    · Testosteroni: Hormoni i burrërisë
    · Ostrogjeni: Hormoni i pjellshmërisë
    · Kushti i të ndjehurit mirë
    · gjëndrën hipofizare
    ·
    Testosteroni: Hormoni i burrërisë

    · herdhe
    · penis
    · prostata
    · mjekër
    · nofull
    · gjak
    · zemër
    · mollë
    · marrëdhënia seksuale
    · dhjamë
    · enzimë
    · hormon
    · spermė
    · trup
    · Kėrko tek lėnda: Hormone


    Shkrimi mė i lexuar mbi Hormone:
    Hormonet - themele rinie


    Vlerėso shkrimin
    Nota mesatare: 4.45
    Votues: 46


    Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

    I Shkėlqyeshėm
    Shumė i Mirė
    I Mirė
    I zakonshėm
    Pa vlerė


    Mundėsitė

      Faqe e Stampueshme


    "Hormonet - themele rinie" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
    Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

    Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
    Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
    Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
    Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
    PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
    Faqe e nxjerrė nė: 0.45 sekonda