Vite studimesh kanë treguar se dëgjimi i Moxartit mund të ketë ndikime pozitive në mendje dhe sjellje. Por tani një mesuese shkence në një shkollë lokale në jug të Uellsit mendon se ka gjetur një përdorim të ri të kësaj muzike, duke ndihmuar fëmijët me vështirësi në të mësuar të jenë më të koordinuar dhe të mësojnë në mënyrë më efikase.
Mësuesja, Ana Savon ka qënë duke testuar teorinë e saj në një nga klasat e saj me nevoja speciale.
Sapo muzika fillonte nxënësit bëheshin më të qetë, më të koordinuar dhe më pak të irrituar kur atyre u kërkohej të mbaronin detyrat që u ishin dhënë. Më pak irritim do të thotë më pak agresion dhe mësim më i mirë.
Ana beson se frekuencat e larta të Moxartit stimulojnë sistemin limbik, pjesën e trurit që kontrollon emocionet. Ajo mendon se kjo çon në çlirimin e disa neurokemikateve të cilat ulin adrenalinën dhe rregullojnë metabolizmin e trupit.
Studimet amerikane tregojnë se minjtë të ekspozuar ndaj muzikës kanë një shtim prej 5% në rritjen e qelizave nervore të sistemit limbik në krahasim me ata që nuk i ishin ekspozuar muzikës.
Përgatiti Eridjan Leskaj - Mbështetur në materialin e BBC-së Vë re! Respekto punën tonë ! Mos
|