Emra te tjere.
PCP, angel dust, crystal, ozone.
Kategoria e droges.
Anestetik i pergjithshem, Halucinogjen.
Menyra e perdorimit. Mund te thithet permes hundes, perdoret ne perzierje per tu pire si duhani (ne trajten e angel dust), kaperdihet (si tableta) , ose, ne raste te rralla injektohet.
Perdorimet e ligjshme. Megjithese dikur perdorej si anestetik, nuk ka me perdorime mjeksore. I vetmi perdorim legal i tij haset ne mjekësine veterinare. Eshte i klasifikuar si droge e klases A, Skedina II. Efektet qe ka Fenciklidina ne sjellje (shih me poshte) e bejne ate nje nga DROGAT ME TE RREZIKSHME. Per fat te mire, ne Europe eshte teper e rralle kjo droge.
Efektet afatshkurtra. Fenciklidina e marre ne doza te vogla ne pergjithesi sjell, nje gjendje euforie { "high" }, por ngandonjehere sjell ankth ose depresion. Kemi perkeqesim te kordinimit te te folurit e te levizjes, dhe mendimi e perqendrimi ulen ne menyre te konsiderueshme. Mund te kemi halucinacione dhe sjellje agresive. Efekte te tjera te mundeshme jane rritja e ritmit te zemrës dhe e presionit te gjakut, dilatim (zgjerim) te pupilave, tharje te gojes, tremor, mpirje, e nje ulje te konsiderueshme te sensitivitetit ndaj dhimbjes, e cila mund te sjelle veshtiresi per te qetesuar e frenuar nje person qe eshte bere agresiv nen influencen e kesaj droge. Dridhje, te vjella, dobesim muskular, dhe rigjiditet (ngurtesim) mund te shihen ne keto individe. Dozat e larta sjellin koma ose gjendje stupori. Periudha e sherimit eshte shpesh e zgjatur, me periudha alternimi ndermjet te qenit zgjuar dhe gjumit, zakonisht e ndjekur kjo nga nje humbje e kujteses gjate episodeve kur perdoruesi ishte nen influence .
Efektet afatgjata. Rreziku. Perdorimi i perseritur i Fenciklidines mund te sjelle paranoje, halucinacione auditore, sjellje agresive, ankth, depresion te thelle, dhe skizofreni. Ne gjendje te depresuar perdoruesi mund te tentoje suicid (vetvrasje) duke marre nje overdoze. Perdoruesit e rendshem te tij mund te kene demtime ne tru, te cilat mund te sjellin humbje te kujteses, humbje te orientimit, shqetesime vizuale, dhe veshtiresi ne te folur. Vdekjet, pikerisht nga konvulsionet e shpeshta e te perseritura ne nje afat te gjate kohor, arreste kardiake apo respiratore, dhe carje te eneve te gjakut ne tru jane raportuar. Pas dozave te larta ose nje kome te gjate gjithastu ka rrezik per crregullim mendor te perhershem.
Shenjat e abuzimit. Perdoruesi i kesaj droge mund te duket si i pire kur eshte nen influencen e saj. Sjellje e pakendeshme dhe agresive, ndryshime violente te temperamentit plus kalime te alternuara ne depresion mund te jene te zakonshme ne perdoruesit e rregullt.
Bashkeveprimi. Marrja e Fenciklidines mund te inhiboje efektet e barnave kolinergjike, po ashtu dhe te beta-bllokuesve e barnave anti-hipertensive.
Përgatiti për Rruzullin Dr. Lec Shiroka Kirug i traumës
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|