Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Pjellshmėri ]

·Kompjuteri portativ ul pjellshmėrinė e mashkullit
·Njė fėmijė e lindur me spermė 21-vjeēare
·Njė metodė qė tregon periudhėn e pėrshtatshme pėr mbarsim
·Edhe femrat e moshuara mund tė riprodhojnė vezė
·Shpresė pėr problemin e fertilitetit
·Pjellshmėria (fertiliteti) tek mashkulli
·Hapet e ''ditės sė mėpasshme''
·Pirja e cigares vonon mbetjen shtatzėnė

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 12 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Njeriu: Dëmtimi në tru pengon marrjen e vendimeve të mençura
Data e botimit: Friday, 16 November 2001
Lėnda: Truri
Një dëmtim në tru mund të dëmtojë edhe moralin. Lind pyetja se çfarë përgjegjësie ka dikush me dëmtime në tru mbi veprimet e veta.
Gjatë historisë njerëzit janë përpjekur të gjejnë një shpjegim të thjeshtë ndaj sjelljeve të çuditshme të disa njerëzve.



Një ndër rastet më të dëgjuara është ai i mjekut dhe antropologut të kriminalistikës, italianit Cesare Lombroso. Gjatë gjysmës së dytë të 1800-ës ai shpalli se shumë keqbërës i përkisnin një lloji njeriu primitiv.
Këta njerëz kishin fytyrë josimetrike dhe kafka jashtëzakonisht të mëdha apo të vogla. Gjithashtu atyre u pëlqente të tatuoeshin, gjë e cila sipas Lombroso-s ishte "Njëra prej shenjave thelbësore që shquanin njeriun primitiv"". Idetë e tija gjetën kundërshtim që në fillim por prapëseprapë arritën të zinin vend në disa shtete.

Gjatë mesit të shekullit që kaloi dolën dëmtimet e kromozomeve si një shpjegim tjetër i thjeshtë i sjelljes kriminale. Si tepër të rrezikshëm mendoheshin të ishin burrat me një kromozom Y të tepërt. Studimet që pasuan kanë vënë në pikëpyetje një lidhje të tillë.

Studimet e sotme tregojnë se duhet të punojnë disa pjesë të trurit në mënyrë që njeriu të arrijë t´ia dalë mbanë të japë e marrë me njerëzit e tjerë.

Janë vërejtur shumë raste ku njerëz që më parë kanë qenë të shoqërueshëm dhe të sjellshëm, pas ndonjë aksidenti që ka lënë dëmtime në tru, personaliteti i tyre është shndërruar. Këto e kanë më të vështirë të ndjekin ligjet dhe të mësojnë nga gabimet e veta.

Antonio Damasio që është profesor neurolog në Universitetin e Iowa-s në SHBA ka nxjerrë një libër të quajtur "Gabimi i Descartes-it" ku tregon mbi disa pacientë të tij me dëmtime në pjesën e përparme të trurit.
Antonio ka bërë një eksperiment të tillë ku nga njëra anë njerëz me dëmtime truri dhe nga ana tjetër njerëz të shëndetshëm, u vunë të luanin një lojë bixhozi me letra. Lojtari tërheq letra nga dy lloje të ndryshme. Njëri lloj të jep mundësinë të fitosh një çmim të madh por nga ana tjetër përmban rrezikun e humbjeve të mëdha. Lloji tjetër jep fitime më të vogla por edhe rreziku për të humbur është më i vogël.

Lojtarët ishin të lidhur tek një gënjeshtërzbulues që në të vërtetë nuk mat gjë tjetër veç se kundërveprimin stresor të trupit.
Lojtarët e shëndetshëm e kuptojnë menjëherë që në largpamësi ia vlen të investojnë tek lloji i letrave ku fitimi është më i sigurtë. Ndërsa ata me dëmtime truri vendosin të vënë gjithçka kanë tek lloji me fitim të madh por të pasigurtë - ku i humbasin të gjitha që kanë. Gënjeshtërzbuluesi tregon se tek njerëzit e shëndetshëm dikur në fillim të lojës krijohet një reaksion në çastin kur ata janë duke gjykuar nëse ia vlen të tërheqin një letër nga lloji i pasigurtë. Por tek ata që kanë dëmtime të trurit nuk krijohen reaksione të tilla. Ata duken të jenë verbëruar ndaj disa ndjenjave që na ndihmojnë ne të tjerëve të marrim intuitivisht vendime të mençura. Atëherë lind pyetja: a është një njeri i tillë plotësisht i përgjegjshëm për veprimet e veta ?

- Është e qartë që këta njerëz nuk e kanë dëmtuar trurin e tyre me dashje. Kështu që sipas gjasave këta nuk janë plotësisht të përgjegjshëm për atë që bëjnë, thotë Antonio Damasio, i cili prapëseprapë nuk pranon të dëshmojë në gjyqe ku trajtohen krime të bëra nga njerëz me dëmtime në tru.



Tru i zakonshëm njeriu.
- Që një njeri bën një krim është diçka tepër e ndërthurur. Unë nuk besoj se do të arrihet ndonjëherë të bëhet ndonjë lidhje specifike midis krimit dhe një hetimi biollogjik. Ka plot faktorë të mjedisit të cilët gjithashtu luajnë rol, thotë Marianne Kristiansson, kryemjeke e degës së psikiatrisë ligjore në spitalin e Huddinge-s në Suedi.

Ajo është e mendimit se studimi i trurit zë një vend të veçantë në çështjet ligjore, nën kushtin që ai të ndërthuret me mënyra të tjera hetimi.



Tru vrasësi. Zonat e trurit që punojnë më tepër janë të kuqe e ato që punojnë më pak janë blu. Tek truri i vrasësit shihet më pak veprimtari në lobet ballore.
Ball më të ftohtë

Shumë vrasës kanë një veprimtari jashtëzakonisht të vogël në lobet e përparshme të trurit (shih figurat). Kjo ka dalur nga një krahasim që i kanë bërë amerikanët trureve të 41 vrasësve me të po kaq njerëzve që respektojnë ligjin. Adrian Raine, që është profesor psikologjie në Universitetin e Kalifornisë së Jugut, së bashku me bashkëpuntorët e tij kanë fotografuar truret e njerëzve në fjalë me një të ashtuquajtur aparat fotografik PET. Fotot tregojnë se sa shumë vihen në punë pjesë të ndryshme të trurit kur personi është duke zgjidhur një problem.


Përgatiti Alvin Ekmekçiu
Burimi: suedezja Dagens Nyheter
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Kalendari i gjallė
   Truri ka aftėsi rigjeneruese
   Heqje e tumorit nė tru pa hapje kafke
   Pirja e ujit ndikon në aftësinë për të menduar
   Dhuna impulsive
   Tė lėvizėsh krahėt e robotit me forcėn e mendimit
   Dëmtimi në tru pengon marrjen e vendimeve të mençura
   Tru kompjuterik


 
Kanė tė bėjnė..
· antropolog
· intuitivisht
· vendim
· tru
· psikolog
· mendoj
· Kėrko tek lėnda: Truri


Shkrimi mė i lexuar mbi Truri:
Pirja e ujit ndikon në aftësinë për të menduar


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.42
Votues: 14


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Dëmtimi në tru pengon marrjen e vendimeve të mençura" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.25 sekonda