Emra te tjere.
Horse, junk, smack, scag, H, diamorfine (diamorphine), morfine (morphine) , opium.
Kategoria e droges.
Depresante te sistemit nervor qendror.
Potenciali per adaptim. Varesia. Ne Opiatet analgjezike perfshihen jo vetem drogat e derivuara nga "bocja" e opiumit (opiumin dhe morfinen) por gjithashtu drogat sintetike qe kane veprim te ngjashem mjeksor me morfinen, si psh petidinen, metadonin, e dekstropropoksifenin {pethidine,methadone dhe dextropropoxyphene} . Perdorimi frekuent i tyre sjell Tolerance, dhe te gjithe kane potencial per Varesi.
Ne mes tyre, HEROINA ESHTE ME E FORTA, ME E ABUZUARA, DHE ME E RREZIKSHMJA. Gjithashtu eshte e shoqeruar me sjellje kriminale. Vetem disa jave pas perdorimit, Simpomat e Terheqjes mund te shfaqen nese droga ndalohet; Frika nga keto Efekte te Terheqjes mund te jete nje incentive (shtytje) per te vazhduar perdorimin. Ne perdoruesit e rregullt, vesi i kesaj droge shpesh shoqerohet nga nje menyre jetese qe sillet e percaktohet nga kjo droge.
Menyra e perdorimit. Nje puder ngjyre te bardhe ose si kafe e hapur, Heroina pihet si duhani, thithet me hunde, ose injektohet me shiringë. Opiatet e tjera mund te merren nga goja.
Perdorimet e ligjshme. Heroina perdoret gjeresisht ne Britani e ne Belgjike, per trajtimin e dhimbjeve akute teper te forta, si p.sh ato qe vijne pas nje goditje ne zemer. Nuk perdoret nga mjekesia e vendeve te tjera. Opiate te tjera, si morfina e metadoni, perdoren si analgjezike. Shumica e opiateve jane te klasifikuara si droga te klases A. Opiatet e "buta" si Koedina (codeine) perfshihen ndonjehere ne ilacet per supresimit e kolles dhe ne preparatet kunder diarrese, e jane te perfshira nen Skedinen e V .
Efektet afatshkurter. Opiatet e forta induktojne nje ndjenje vetekenaqesie e lumturie. Dhimbja sikur iken dhe aktiviteti i sistemit nervor qendror depresohet; frymemarrja dhe ritmi i zemrës ulen e refleksi i kolles (te kolliturit) inhibohet. Ata qe i perdorin keto per here te pare kane marrje mendesh e te vjella. Me doza më të larta, rriten shancet për humbje të vetëdijes, nganjëherë kjo sjell koma e në raste të rralla çon në vdekje nga arresti respirator.
Efektet afatgjate. Rreziqet. Perdorimi per nje kohe te gjate i Opiateve sjell konstipacion, ulje te deshires seksuale, crregullim te ciklit menstrual, e ulje te oreksit. Mosushqimi, e cilesia e ulet nutricionale shoqeruar keto me neglizhim personal mund te sjellin nje shendet te dobet te individit. Drogat e rruges jane shpesh te perziera "cut- ne anglisht " me substanca te tjera si Kafeine, Kinine, Puder (Talkum Powder), dhe miell, te cilat mund te demtojne enët e gjakut dhe bllokojne mushkerite. Gjithashtu ka rrezik per abcese ne vendin e infektimit. Infeksionet e rrezikshme, sic jane hepatiti, sifilisi, dhe virusi i imuno-deficiences njerezore HIV, mund te transmetohen nga perdorimi i shiringave te papastra qe perdoren disa here rradhasi nga perdoruesit.
Disa jave pas perdorimit te rregullt, Lenia e Menjehershme e opiateve sjell nje tip sindromi te terheqjes te ngjashme me gripin, shenja te cilat fillojne nga 6-24 ore pas marrjes se dozes se fundit. Simptomat mund te perfshijne: rrjedhje ne hunde e ne sy, djerse te ngrohta e te ftohta, pagjumesi, dhimbje muskujsh, dridhje, marrje mendesh, te vjella, diarre, spasma muskulare e krampe abdominale. Keto efekte arrijne kulmin 48-72 ore pas ndalimit te droges e gradualisht zhduken pas 7-10 ditesh.
Shenjat e abuzimit. Nje perdorues i opiateve mund te tregoje shenja te tilla si apati, neglizhim te paraqitjes personale e te higjenes, humbje oreksi dhe renie ne peshe, humbje te interesit per argetimet e hobby te meparshme, mosperfillje ndaj aktiviteteve sociale, personave qe e rrethojne dhe detyrimeve individuale. Perdoruesit shpesh orientohen drejt krimit per te vazhduar financimin e vesit te tyre. Shenjat e intoksikimit perfshijne pupila si te ngurtesuara ne nje pike dhe nje paraqitje te paorientuar qe shpesh i ngjan sjelljes se nje te piri.
Bashkeveprimet. Opiatet ne menyre te rrezikshme rrisin rreziqet Sedative te cdo droge me efekte qetesues ne sistemin nervor qendror, perfshire ketu barbituratet e alkoholin.
Përgatiti për Rruzullin Dr. Lec Shiroka Kirug i traumës Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|