Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Marsi ]

·Në planetin Mars bien borë
·Marsi nė njė Tokė tė dytė ?
·Robotėt marsianė - akoma gjallė
·Vėrtetohet prania e ujit nė Mars
·Njerėz pėr nė Mars
·Dėshmi kanalesh tė mbuluara uji nė Mars
·SHBA don tė dėrgojė njerėz nė Mars nga viti 2020
·Misteret marsiane nė pole
·Sonda 'Spirit', e misionit amerikan, zbret nė Mars

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 36 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Njeriu: Mplakja shkaktohet nga një numër i vogël gjenesh
Data e botimit: Thursday, 28 August 2003
Lėnda: Përjetësi
Studimet e fundit sugjerojnë se ndryshime në më pak se 1% të geneve tona janë përgjegjëse për procesin e mplakjes.
Eksperimentet me krimba të pasegmentueshëm (nematoidë) kanë treguar se vetëm një numër tepër i vogël gjenesh bëhen më pak të afta ndërsa qelizat tona mplaken.



Këto gjene prodhojnë proteina të cilat bëjnë që qelizat të vazhdojnë të punojnë si duhet si dhe i mbrojnë këto nga ndemja.
Por nëse ato dështojnë, efektet mund të jenë shkatërruese gjë që na lë të kuptojmë, nga ana molekulare, se përse trupat tanë fishken.

Mplakja

Askush nuk e din me saktësi se përse mplakemi. Disa shkencëtarë arsyetojnë se pasi një organizëm kalon moshën e shumimit bëhet më pak i dobishëm për brezat e ardhshëm kështu që nis ngadalë të venitet.

Ka teori të ndryshme që përpiqen të shpjegojnë se çfarë ndodh me qelizat që i bën ato të veprojnë ashtu si veprojnë duke sjellur ndryshime në trupin tonë që çojnë në mplakjen e tij. Teoria më e përhapur është ajo sipas të cilës qelizat mplaken, ato bëhen gjithnjë e më pak të efikase si dhe gjithnjë e më pak të afta të heqin tutje mbeturinat dhe produktet toksike. Me sa duket, ato nuk janë aspak në gjendje të punojnë - dhe vdesin.

Këqyrja

James Lund i Qendrës Mjekësore të Universitetit të Stanford'it në SHBA bashkë me kolegët e tij bënë kërkime mbi ndryshimet e mundshme të gjeneve ndërsa organizmi mplaket duke rritur tufa të krimbit të mirëstudiuar të pasegmentueshëm të quajtur 'C. elegans'. Kjo është kafsha e parë fare gjenomën e së cilës shkenca ka arritur të dekodojë.

Krimbat u lejuan të rriteshin nga një deri në gjashtë mosha të përcaktuara prej 3 deri 19 ditësh, kohë pas së cilës pak organizma të tillë mund të mbijetonin normalisht.

Materiali gjenetik u shkëput më pas nga qelizat e krimbave dhe u vendos nëpër cifla mikrotabelash DNA'je. Këto pajisje ishin në gjendje të dallonin se cilat prej 19 626 gjeneve të njohura të krijesës në fjalë ishin vepruese dhe në cilat faza të jetës së saj.

Këqyrja tregoi se gjatë jetës së këtij krimbi, 201 gene ndryshuan mostrën e veprimtarisë të tyre.

Më pas studiuesit i ndanë 201 gjenet në dy grupe. Në të parin u përfshinë gjenet që ndryshuan kur krimbi ishte i ri por që më vonë treguan një veprimtari të qëndrueshme. I dyti përmbante gjenet që ndryshuan në fazën më të vonshme të organizmit.

Gjenet e ndemjes

Në grupin e dytë kishte 164 gjene. Dhe, çfarë ishte më interesante për studiuesit, ky grup përmbante dy të ashtuquajtura gjene ndemjeje (stresi) - ndonjëherë të quajtura 'heat-shock genes'.

Kjo sipas shkencëtarëve ishte me rëndësi pasi në gjenomën e këtij krimbi ka vetëm 26 gjene ndemjeje që njihen. Të gjesh dy të tilla në një grup prej 126 është tepër domethënëse.

Proteinat e bëra prej gjeneve të ndemjes kanë një rol të rëndësishëm në kanatimin dhe kallupimin e proteinave të tjera gjë që është thelbësore që ato të funksionojnë si duhet.

Nëse proteinat e ndemjes nuk punojnë si duhet, mund të kemi një përqendrim proteinash të shformuara dhe të dëmshme brenda qelizës që do të keqësonin funksionimin e saj dhe do ta mplaknin atë.

Studiuesit në fjalë thonë se vëzhgimi i kryer prej tyre, që një numër relativisht i vogël gjenesh ndryshojnë përgjatë jetës së një krimbi, përputhet me idenë se mplakja shkaktohet prej dëmtimit molekulor që përqendrohet në qelizë derisa këto të fundit vdesin, bashkë me organizmin.

Përfundimet e nxjerra nga ky studim mund të sigurojnë të dhëna të rëndësishme për eksperimentet e ardhshme ku do të shihet nëse mund të zgjatet jeta e qelizave.



Përgatiti Alvin Ekmekçiu
Burimi : BBC
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Në gjurmim të burimit të rinisë
   Ribërja e njerëzimit
   Kevin Warwick - kiborgu i parë në botë
   Përjetësi për njerëzit ?
   Shquhet gjeni i mplakjes
   Mplakja shkaktohet nga një numër i vogël gjenesh
   Deri sa vjet mund të rrojnë njerëzit ?


 
Kanė tė bėjnė..
· krimba
· trup
· organizëm
· gjenomë
· Kėrko tek lėnda: Përjetësi


Shkrimi mė i lexuar mbi Përjetësi:
Deri sa vjet mund të rrojnë njerëzit ?


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.4
Votues: 15


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Mplakja shkaktohet nga një numër i vogël gjenesh" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.43 sekonda