Emra te tjere.
Cat, chaat, mriaa, quat.
Kategoria e droges.
Stimulant i sistemit nervor qendror.
Potenciali per adaptim. Varesia. Dependenca ne Khat eshte totalisht psikologjike.
Menyra e perdorimit. Khat nxirret nga gjethet e sythet e nje bime qe rritet ne vendet tropikale, Catha edulis. Nje sasi e madhe gjethesh apo sythes te kesaj bime pertypen dhe lengu kalon ne stomak. Ne disa raste merret ne trajte caji.
Perdorimi ligjor. Kjo droge perdoret si stimulant ne shume vende te Afrikes e Lindjes se Mesme, ne festime apo mbledhje shoqerore per argetim. Gjithashtu eshte perdorur prej tyre si perberje tradicionale per trajtimin e depresionit, lodhjes, obezitetit dhe ulcerave gastrike. Megjithese duhet thene se autoritetet mjekesore e shteterore ne keto vende jane te shqetesuara nga efektet jo te mira te perdorimit te saj ne shendetin e popullates perdoruese ne pergjithesi.
Efektet afatshkurter. Khat prodhon eufori, rrit vigjilencen, shton ndjenjen per te folur papushim dhe ben qe personi te behet hiperaktiv. Shenjat me te perhapura jane ato gastrointestinale, por sjell edhe nje rritje te moderuar te presionit te gjakut, pulsit dhe te ritmit te frymemarrjes po ashtu dhe rrit temperaturen e pergjithshme te trupit. Me pas si efekte anesore ngelen: pagjumesia, perqendrim i dobet dhe ndonjehere sjellje agresive e halucinacione, por psikozat e renda rralle vihen re. Pas nderpritjes ne perdoruesit shihen shenja te depresionit mendor.
Efektet afatgjate. Rreziqet. Shume i perhapur eshte konstipacioni (kapslliku) dhe ulcerat e stomakut. Te burrat shihet nje ulje e deshires seksuale e po ashtu mund te kete dhe impotence. Ka nje rritje te presionit te gjakut ne perdoruesit e grupmoshave te reja. Perdorimi kronik nga gratë shtatezena mund te sjelle femijë me peshe te ulet dhe kjo droge ekskretohet ne qumeshtin e gjirit.
Shenjat e abuzimit. Kjo droge sjell nje ngjyre boje kafe te piset te dhembet e perdoruesve te rregullt, po ashtu mund te kete renie ne peshe si rezultat kjo e supresimit te oreksit.
Bashkeveprimi. Mund te bashkeveproje me amfetaminat ose me fenilpropanolaminen per te shkaktuar nje rritje te ritmit te zemrës e te presionit te gjakut.
Përgatiti për Rruzullin Dr. Lec Shiroka Kirug i traumës Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është ! Kirug i traumës
|