Çmimin Nobel ne Kimi për vitin 2001 e morën amerikanët Barry Sharpless dhe William Knowless bashkë me japonezin Ryoji Noyori. Puna e tyre për dallimin e molekulave djathtoshe dhe mëngjëroshe ka pasur domethënie të madhe për industrinë e barnave.
Shumë molekula shfaqen në dy forma që janë pasqyrë e njëra-tjetrës - ashtu si dora e majtë me të djathtën. Këto quhen molekula kirale.
Në organizmat e gjallë mbizotëron gjithnjë njëra prej formave. Aminoacidet për shembull janë gjithnjë mëngjëroshe.
Kjo do të thotë se trupi ynë mund të lëvrojë lehtë ilaçet e njërës formë molekule.
Mund të thuhet me plot gojën se forma e duhur e ilaçeve u shkon për shtat qelizave po ashtu sikur shtrëngimi i duarve. Ndërsa forma e pasqyruar e të njëjtës molekulë mund të shkaktojë dëme serioze. Një shembull i njohur është ilaçi Neurosedyn. Njëra formë e molekulës ndihmonte kur njeriu nuk ndjehej mirë ndërsa forma tjetër shkaktonte dëme të embrionit.
Një shembull tjetër më pak dramatik është molekula e aromës së limonit. Shqisës sonë të nuhatjes i duket njëra formë e molekulës si aromë limoni dhe tjetrën si si aromë portokalli. Por të dyja format duken si krejt të njëjta, por njëra është forma e pasqyruar e tjetrës.
Marrësit e Cmimit Nobel të këtij vit në Kimi kanë zhvilluar disa metoda për të krijuar vetëm njërën prej formave të molekulave kirale. Kjo quhet sintezë asimetrike katalitike.
Përveç se gjetjes përdorim në mjekësi si në rastin e ilaçit L-dopa për kurimin e Parkinsoni, zbulimi mbi molekulat kirale ka gjetur përdorim edhe për luftimin e insekteve duke i tërhequr ato atyre me gjuhën e aromës e cila i ngjan asaj të feronomene të lëshuara nga seksi i kundërt.
Përgatiti Alvin Ekmekçiu Burimi: suedezja Dagens Nyheter Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|