3 -
Melanoma- eshte kancer teper agresiv e pakompromis, per hir te argumentit le te themi 10 vjet (se ekzakt nuk dihet, njeri per njeri) por studimet tregojne qe jetegjatesia pasi
tumori ka "hyre" nen lekure eshte nen 5 VJETE! Ne mbi 3/4 e pacienteve.
Mbani mend se dhe nese ne ndonje rast (a disa) vizitoheni te mjeke te "nxituar" a te "lumtur" per te
hequr - ta dini mire se kjo eshte ne interesin tuaj Eshte pjese e trajnimit te cdo mjeku me njohuri nga kanceret qe nese mendon/dyshon per Melanome-ta heqe.
Kjo eshte me karakteristike e me e "qarte" se dy tipet e para.Te cilat
provohen vec me biopsi.
Melanomen, nje mjek i afte e njeh me ekzaminim fizik ne pergjithesi, megjithese biopsia ka rolin e vet.
Si mundeni dhe ju ta njihni a
te dyshoni per nje Melanome, per veten a te tjeret ?
Shihet per ngjyra jo te zakonshme, e crregullim te buzeve (te pjeses se dyshuar-nishaneve). Psh, ngjyra blu, e kuqe, e bardhe dhe kombinimet e tyre drejt te kafes a te zezes.
Ka raste kur ka vec nje ngjyre p.sh blu e erret. Gjithashtu ka dalje lengu, ne sasi te vogel si "djesitje" e duhet kerkuar ndihma e mjekut,
menjehere!
Klasifikimi i tyre eshte histologjik e i tepert per ju (per shkak te terminologjise komplekse). Por duhet t`ju them se per ju me e pershtatshme eshte ti "ndajme" sipas
perhapjes:
* kur Melanoma haset vec ne epiderme (shtr. e jashme e L)
* Melanoma eshte ne fazen e perhapjes, pra te prekjes se strukturave nen lekure.
* Melanoma ka prekur te gjithe strukturat nen lekure e po perhapet akoma me tej.
* Melanoma ka leshuar
metastaza - pra faza fundore.
Kjo eshte e thjeshtezuar per ju te dashur lexues, e jo nje klasifikim mjekesor.
Mjekimi i Melanomes Malinje te Lekures.Heqja kirurgjikale!
Ne varesi te nivelit (pra shtreses qe ka prekur) jepet dhe trajtimi mjekesor.
Nje fakt eshte i qarte tanime per te gjithe ju. Tumoret e lekures jane ne pergjithesi te trajtueshme e kurimi i tyre me rezultat te larte.
Pse? Sepse, shkaku eshte i thjeshte –
i shohim me sy.
Megjithese kanceret jane te pashoqeruar me dhimbje (ne pergjithesi) e diktohen pasi jane zhvilluar , ne lekure kemi avantazhin se i shohim me sy te lire.
Por ka dhe vende ku
Melanoma zhvillohet me rralle e nga pozicioni dhe ecuria e saj, prognoza eshte mjaft e keqe. Futen:
Organet gjenitale, perineumi, zona perianale (rreth Anusit) dhe mukozat ne pergjithesi.
Ne keto pjese dhe heqja eshte me e veshtire dhe trajtimi eshte me kompleks.
Cdo semundje e trajtuar ne kohe ka shance per kurim.Tek kanceret kjo eshte
jetesore!