Aknet, te njohura nga mjekesia si Acne Vulgaris, vijne nga mbiprodhimi i "vajit" natyral te lekures (sebum), e kjo sjell bllokim te folikules se flokut.
Me teper prek adoleshentet, por mund te haset ne cdo moshe, mund te vije nga marrja e ilaceve te ndryshme, ekspozimi ndaj kimikateve industriale, kremrave vajore kosmetike, temperaturave te larta apo mjediseve humide.
Pucrrat - ne pergjithesi prekin fytyren, qafen, shpinen dhe gjoksin.
Shenjat e para jane pikela te zeza, papulat (zoneza te inflamuara) dhe pustulat (pjese me qelb - me qender te bardhe).
1. Rastet e zakonshme - kane papula e pustula ne numer te vogel.
2. Rastet me te moderuara kane me shume te tilla.
3. Raste te jashtezakonshe - jane te shoqeruara me dhimbje e deri ne zhvillimet e cisteve. Keto raste mund te sjellin shenje te perjetshme plage a disfigurimi.
Si fomohet puērra ?
Ne nje lekure normale, e te shendetshme, Sebum-i prodhohet nga gjendrat sebacea (sebaceus gland- ngjitur me folikulen e flokut) e del jashte folikulit pergjate flokut. Nje pucerr formohet kur rrjedhja e Sebum-it nga gjendrrat e tij eshte bllokuar nga mbeturinat e lekures dhe Sebumi i ngrire (si vaj i ngrire), kjo sjell akumulim te Sebum-it.
PAPULAT dhe PUSTULAT ne Akne.
Keto vijne nga aktiviteti bakterial, bakteriet krijojne substanca irrituese te cilat shperndahen perreth duke sjelle inflamacion te zones.
CISTET ne Akne.
Kur pucrrat (rasti 3, me lart) jane ne stadin final ne Dermen te inflamuar mund te formohen ciste. Keto jane xhepa te mbushur me qelb.
Mjekimi i Pucrrave ndahet ne dy grupe:
*Preparate Lokale -te aplikuara direkt ne lekure.
*Preparate Sistemike-te marra nga goja.
PSE PEDOREN KETO ?
AKNET e lehta, zakonisht, s`kane nevoje per medikamente mjeksore. Mbahen nen kontroll me larje te rregullta e me ekspozim (te moderuar) ndaj rrezeve te djellit ose rrezeve ultraviolet. Preparatet (pa recete) qe jepen ne disa farmaci, kane efekt te kufizuar e mund te shkatojne irritim te metejshem, e kam fjalen per "sapune antibakteriale" e solucione te ndryshme.
Kur nje mjek ose dermatologu mendon se pucrrat jane ne ate stad qe te meritojne vemendje mjeksore, ai/ajo jep nje Preparat lokal, i cili permban Benzoyl Perokside ose Acid Salicilik.
Nese nuk ka permiresime, nje pomade me permbajtje Tretinoine, nje ilac "kusheri" me Vitaminen A , acid azelaik ose tetracikline (antobiotik) - mund te jepet.
Nese prape pucrrat nuk i pergjigjen ketij trajtimi,mjeku mund te jape nje kurs antibiotikesh nga goja ( p.sh. tetracikline ose minocycline). Nese prape nuk ka sukses, atehere jepet nje me " i fuqishem" ilac i quajtur Isotretinoin (ngjan me Vitaminen A.)
Barnat me baze Estrogjeni mund te kene efekt ne Akne. Nje femer qe vuan nga pucrrat dhe e cila ka nevoje per kontacepsion, mund te marre nje kontraceptiv oral me baze estrogjeni. Gjithashtu mund te jepet nje preparat me estrogjen e cyproterone (ilac qe opreson "bllokon" hormonet seksual mashkullore).
Pershkruam ketu mjaft barna, por si veprojne ato konkretisht ?
Disa ilace kane efekt keratolitik, pra ato "inkurajojne" qelizat e vdekura e te forcuara te lekures qe te bien, njekohesisht kjo pastron "pikat e zeza" (qe bllokojne folikulat e flokeve) te cilat jane fillimi i akneve.
Ketu futen benzoyl peroksidi, acidi salicilik e tretinoin.
Ilace te tjera luftojne aktivitetin bakterial ne lekure ose ulin prodhimin e vajit, yndyres-SEBUM-it. Ne kete grup hyjne omadat ose tabletat e teraciklines etj.
Ndersa ISOTRETINOIN-a redukton prodhimin e Sebum-it, ul inflamimin e lekures e ndihmon ne zhbllokimin e folikulave te flokeve.
Thame qe keto jepen nga mjeku, vec disa prej tyre duhen marre me kujdes, psh ne shtatezani tetraciklina ose isotretinoin nuk rekomandohen sepse demton zhvillimin e femijes ne barkun e nenes.
Pėrgatiti pėr Rruzullin
Dr. Lec Shiroka
Vė re! Respekto punėn tonė ! Mos pėrdor shkrimet e kėsaj reviste pa lejen tonė dhe pa vėnė nė dukje se puna e kujt ėshtė !
|