Shumica e atyre qe vjedhin e kryejne kete akt sepse ato mendojne se malli i vjedhur
u duhet. Megjithate, ekziston nje lloj te vjedhuri ku ne te cilen ky nuk eshte
motivi.
Kleptomania eshte nje gjendje e rralle e karakterizuar nga nje kompulsion i
perseritur per te vjedhur gjera, zakonisht nga dyqanet, te cilat as nuk u duhen dhe
as jane te nevojshme. Objektivi, nuk eshte pervetesimi; dhe mallrat e vjedhur shpesh
dhurohen ose hidhen ose fshihen me kujdes. Shume kleptomaniake me lehtesi mund te
paguajne per gjerat e marra. Kjo gjendje megjithese e rralle, mund te preke te
gjitha shtresat e shoqerise.
Akti zakonisht eshte i paplanifikuar dhe objekti eshte akti i vjedhjes. Ne
pergjithesi vjedhja nuk eshte e pakujdesshme, dhe masa te arsyeshme merren per te
mos u zbuluar, por nganjehere kleptomaniaket duket sikur nuk shqetesohen per
konsekuencat e aktit te tyre e disa duken te cuditur kur u kerkohet llogari apo kur
arrestohen.
Gjate aktit tensioni vjen ne rritje e fokusohet ne aktin e vjedhjes. Me pas, nese
akti eshte perfunduar me sukses ka clirim tensioni e nje ndjenje lirimi. Kjo mundet,
megjithate, te shoqerohet me nje ndjenje e forte faji e nje frike persistente se mos
diktohen.
Shpesh Kleptomania perdoret si mbrotje ne raste arrestimesh per vjedhje, por ne fakt
eshte teper e rralle. Me pak se 5% e njerezve te arrestuar per vjedhje kur pyeten,
pergjigjen ne nje forme konsistente me kete diagnoze. Kjo gjendje eshte e shoqeruar
me stresin, si raste vdekje apo ndarje, dhe kleptomaniaket kane tendence te vuajne
nga depresioni e anoreksia nervosa. Eshte shoqeruar gjithashtu me Piromanine (
ndezje zjarri). Shkaqet ngelen te erreta por shume kleptomaniake ndjenje se u jane
bere padrejtesi, nuk i do njeri apo jane te lene pas dore e keshtu qe u takon te
vjedhin.
Kleptomania ka tendence te jete persistente dhe mundet, te ngelet nje crregullim
gjate gjithe jetes. Ne shume raste perputhet me nje jete normale ne aparence e pak
njerez qe vuajne prej saj marrin mjekim, pervecse kur kjo jepet me urdher nga
autoritetet gjygjesore pas arrestit.
Trajtimi perfshin nje kurs psikoterapie me qellim qe personit te prekur ti jepet nje
pasqyre e qarte e ketij crregullimi. Terapia e modifikimit te sjelljes ka pasur
suksese po ashtu.
Pėrgatiti pėr Rruzullin
Dr. Lec Shiroka - kirug i traumės.
Vė re! Respekto punėn tonė ! Mos pėrdor shkrimet e kėsaj reviste pa lejen tonė dhe pa vėnė nė dukje se puna e kujt ėshtė !
|