Kjo Tokë e atëhershme gjendej në mes të një vendi me trazira, me shumë trupa qiellorë që shumë shpejt po bëheshin gjithnjë e më të mëdhenj dhe ndesheshin me njëri-tjetrin për të fituar hapësirë.
Kështu sipas teorisë më të re me të cilën ka ardhur William Hartmann dikur para katër miljard vjetësh Toka është ndeshur me një trup qiellor me madhësi sa ajo e Marsit. Toka në një farë mënyre i mbijetoi kësaj përplasjeje.
 Hëna në fillimet e saja
|
Copat e shkëputura si pasojë e përplasjes u bashkuan duke formuar Hënën.
Në bazë të llogaritjeve të bëra duke përdorur kompjuterat më të fuqishëm që zotëron ushtria amerikane Jay Melosh ka arritur në përfundimin se kjo teori qëndron.
Ajo qëndron edhe nëse shohim disa fakte të tjera si provat që kanë sjellur misionet hënore ku duket qartë që Hëna është e përbërë nga shkëmbinj të njëjtë me ato të Tokës.
Fakti tjetër është ai që Hëna dikur ka qenë në gjendje të vlueshme dhe kjo shpjegohet me të nxehtin e madh që lind si pasojë e përplasjes së trupave.
Me krijimin e Hënës ndryshoi gjithçka në Tokë.
Hëna me forcën e saj tërheqëse e bëri të qëndrueshëm boshtin e Tokës tek rreth 23 gradët. Kjo solli një qëndrueshmëri edhe në
klimë.
Hëna i largohet Tokës përvit me 3,2 cm. Misionet hënore kanë treguar se atje mund të ketë
hidrogjen çfarë do të thonte se mund të ketë edhe ujë në gjendje të ngrirë. Nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë ajo do të bëhej edhe e banueshme.