Rezultatet e një studimi të ri tregojnë se njerëzit modernë, mund të ishin shuar kollaj para rreth 70 000 vjetësh. Në atë kohë jetonin vetëm 2600 njerëz, në të njëtën hapësirë jetese të cilën sot e popullojnë plot 6 miliardë vetë. Por këta njerëz të paktë lindën fëmijë të cilët u bënë stërgjyshërit e njerëzimit të sotëm.
Në këtë përfundim arritën studiuesit amerikanë të Universitetit të Stanford'it në Palo-Alto të Kalifornisë dhe Akademia Ruse e Shkencës duke studiuar masën e trashëgimisë të 52 grupe popujsh nga e tërë bota. Ata hetuan pjesë të DNA-së duke kërkuar për shenja karakteristike me anë të së cilave mund të llogaritej mbrash prejardhja.
Në masën e trashëgimisë së njerëzve nga e gjithë bota ka kaq pak ndryshime saqë të gjitha gjenet duhet të kenë rrjedhur nga një pellg tepër i vogël gjenesh.
Studiuesit mund të vërtetonin, me studimin e tyre, edhe se Homo sapiens e la më të vërtetë vendlindjen e tij Afrikën para rreth 70 000 vjetësh. Një studim i mëparshëm mbi kromozomin Y të 1 000 burrave nga 21 grupe të ndryshme popujsh kishte treguar se shtegëtimi nga Afrika kishte nisur përpara 66 000 vjetësh.
Përgatiti : Alvin Ekmekçiu Burimi: American Journal of Human Genetics Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|