Argumenti tjetër është ai që njerëzit nuk e kanë pasur arritur pjekurinë për të kapur thelbin e çështjes.
Shpirti (vetëdija dhe ç´ka tjetër) janë të pakapshme për shkencën. Por falë arritjeve të teknikës, që ka bërë të mundur shquarjen e aktivitetit te trurit, çështja mbi vetëdijen ka nisur të tërheqë vëmendjen e njerëzve.
Ashtu si duke përdorur një metaforë do të thonim që zemra është një pompë poashtu edhe vetëdija është një skenë teatri, kjo sipas psikologut amerikan Bernard Baars. Dritëhedhësi ndriçon atë pjesë të skenës ku ndodh diçka. Korteksi cerebral dhe
thalamusi (një farë stacioni rele në mes të trurit) vendosin se ku është duke ndodhur diçka. Dritëhedhësi , rolin e të cilit sipas kësaj teorie e luajnë në tru disa
qeliza nervore, drejtohet papritur kah një skenë, për tu përqëndruar më vonë po aq papritur në një skenë të re.
Shikuesit vënë re jo vetëm atë që ndriçon dritëhedhësi por shquajnë edhe zhurmë apo erëra që vijnë nga anë të tjera. Është e kuptueshme që shikuesi mund të mendojë mbi gjëra krejt të tjera si p.sh. ndonjë gabim që i është përvjedhur në punë etj.
Përmes metodave të reja të ndërtimit të shëmbëlltyrës së trurit, si ajo e tomografisë së lëshimit të pozitroneve ndryshe PET si dhe asaj MR, njerëzit kanë arritur të marrin disa njohuri të përcirta mbi se çfarë ndodh në tru kur njeriu bëhet i vetëdijshëm mbi gjëra të ndryshme. Lobi i përparmë i trurit luan një rol vendimtar, por edhe pjesë të tjera të trurit janë të përziera. Vendndodhja e vetëdijes është e vështirë të përcaktohet me saktësi pasi ajo nuk ndodhet në një bërthamë të përcaktuar të trurit. Ka qenë e mundur të hiqen, përmes operacionit, disa struktura të trurit që mendohen të jenë thelbësore duke mos u parë ndonjë humbje e vetëdijes tek pacienti.
Nëse vendndodhja e vetëdijes nuk mund të gjendet në tru atëherë sipas
Descartes do të mund të thuhej se vetëdija dhe truri janë dy njësi të ndryshme. Descartes ishte ndër të parët që e shikonte
trupin si një makineri, por si një katolik i mirë që ishte nuk mundej ta përfshinte
shpirtin në këtë makineri.
Truri dhe shpirti mendohej të lidheshin me njëri-tjetrin përmes epifysis.
Kjo mënyrë dyale e të kuptuarit nuk ka humbur aspak nga faqja e dheut. Shumë shkencëtarë me famë të kohëve moderne ishin apo janë akoma dyalistë. Marrësi i çmimit Nobel neurofiziologu John Eccles, që ishte gjithashtu katolik, thonte se shpirti vjen kur truri nis të ndërtohet tek embrioni në javën e tretë.
Sot, pjesa më e madhe e studiuesve të trurit, mendojnë se vetëdija mund të thjeshtohet në procese neurokimike apo qarqe nervore në tru, thotë Lagercrantz. Truri, sipas tyre, është në të vërtetë një kompjuter biologjik ndërsa vetëdija një mbifenomen, d.m.th. një nënprodukt i makinerisë biollogjike.
Lagercrantz është i mendimit se nuk mund t'i afrohesh vetëdijes me metoda të zakonshme biologjike e thjeshtuese por duke lënë mënjanë filozofinë shkencore klasike dhe duke gjetur rrugë të reja të arsyetimit.