Çdo njeri është një kopsht zoologjik më vehte që strehon qindra miljarda organizma. Që nga lindja deri në vdekje përcillemi nga shoqërues për praninë e të cilëve as që nuk dimë gjë, por të cilët kanë rëndësi jetësore për ne.
Kanë kaluar tashmë njëqind vjet që nga koha kur mjekësia moderne ka zbuluar mikroorganizmat. Midis tyre bëjnë pjesë edhe bakteriet e viruset të cilave ua kemi shumë frikën. Por në të vërtetë ka më tepër mikrobe të dobishme sesa të padobishme. Kjo pasi evolucioni i ka përzgjedhur tutje pjesën më të madhe të vdekjeprurësve. Pasi është e qartë se nuk do të mundesh të mbijetosh vetë po vrave bujtinarin tënd.
Bujtuesit e njeriut Këta bujtues të vegjël kanë shumë gjëra në dorë. Ata vendosin në se do të na kapë një sëmundje apo jo, se çfarë ere do të mbajë trupi ynë ose në se ndjehemi apo jo mirë brenda tij. Në çdo qelizë të indeve tona jetojnë bakterie - ose mbeturina bakteresh, si mitokondrionët, të cilat u mundësojnë qelizave thithjen e oksigjenit. Përgjatë evolucionit disa bakterie të vogla janë kthyer në pjesë përbërëse organike të qelizave indore. Pak a shumë janë integruar në trupin e njeriut edhe njëqelizorët, myshkenet, kërpudhat, insektet, krimbat etj, i cili në asnjë pikë kohore të jetës nuk është ndonjëherë pa mikrobe.
Biologu Jörg Blech në librin e tij mbi historinë e bujtuesve tek ne thotë se shumë prej këtyre syresh janë shoqërues të dobishëm pa të cilët nuk do të kishim mundur të gjendeshim as ne. Bujtuesit janë të shpërndarë në trupin tonë në një sipërfaqe të brendshme membrane mukozore prej 400 metra katrorësh. Këto bujtues futen në trupin e njeriut që kur ai është akoma në barkun e nënës dhe kur vdes njeriu merr me vete në varr një numër të madh të tyre.
Shëndeti Në dhënie e marrje me këto bujtës trupi arrin të ruajë ballancën e tij apo atë që ne ndryshe e quajmë "shëndet". Bakteriet jo vetëm që ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe në krijimin e vitaminave por ato kryejnë edhe furnizimin e qelizave me lëndë ushqyese. Përveç këtyre ato thurin një gardh mbrojtës kundër mikrobeve që sjellin sëmundje dhe stërvisin sistemin tonë të imunitetit, ku çdo qëndresë ndaj sulmeve të mikrobeve sjell forcimin e fuqisë kundërsulmuese. Biles një studim ka treguar se rreziku për t'u kapur nga kanceri në lëkurë tek njerëzit është më i vogël tek ata që kanë kaluar përmes shumë infeksionesh bakteriale apo virale: fuqia e sprovuar kundërsulmuese i njeh dhe i asgjëson më shpejt qelizat kanceroze. Një shprehje e urtë thotë: "Pak pisllëk nuk i prish punë kujt!". Dhe me të vërtetë fëmijët që kanë pasur kontakt të pakët me mikrobet dhe viruset kapen më shpejt nga sëmundjet alergjike, thotë ekspertja gjermane e alergjive Erika von Mutius. "Nga një mjedis krejtsisht të pastër, sistemi imun i fëmijës nuk ka shumë ç´të mësojë dhe kështu shtohet prirja drejt krijimit të alergjive".
Ne infektohemi tërë kohës. Kësaj nuk mund t´i shmangemi, bakteret janë në gjendje që të na zhvillojnë infeksione kur t´u teket atyre, por është e rëndësishme që trupi ynë të dijë si të sillet dhe t´i mbajë nën kontroll pasojat që sjell infeksioni.
Nuk duhet tejkaluar masa e higjenës trupore si deri në përdorimin e mjeteve dizinfektuese kur nuk është nevoja, pasi këto apo qoftë edhe vetë larja e përditshme e trupit dobësojnë fuqinë mbrojtëse të tij duke sjellur ndër pasojat tharje dhe plasaritje të lëkurës, si dhe krijimin e ekzemës. Kjo i hap rrugën mikrobeve të dëmshme të përhapen. Në këtë mënyrë njeriu padashur arrin të bëjë të kundërtën e domethënies me higjienën trupore, e cila është mbojtja ndaj sëmundjeve.
Në gojën e njeriut gjenden 500 lloje të ndryshme bakteriesh. Shkenctarët njohin vetëm 10% të bujtuesve të gojës sonë dhe 1% të bujtuesve të trupit tonë. Në një centimetër katror lëkurë bujtojnë deri në një milion bakterie. Në sipërfaqen e jashtme të lëkurës së një njeriu të vetëm ka aq mikrobe sa ka njerëz në tërë botën. Në çdo qelizë të njeriut gjenden 10 mikrobe. Këto bakterie nuk janë të rrezikshme për sa kohë që ka ballancë në trup.
Po zbulohen gjithnjë e më tepër bakterie dhe viruse të reja. Meqë bakteriet dhe viruset mund të depërtojnë në inde, këto mund të shfrytëzohen për qëllime mjeksore si p.sh. për futjen e gjeneve shëruese në qelizat difektoze të trupit. Në këtë mënyrë mund të vihen nën kontroll edhe tumoret. Roli i shumë prej llojeve të viruseve që jetojnë në trupin tonë është akoma i panjohur.
Përgatiti Alvin Ekmekçiu Burimi: SurfMed Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|