Gërhitja jo vetëm që është e mërzitshme por edhe e pashëndetshme. Zhurma ndonjëherë shurdhuese e gërhitjes e shqetëson partnerin, por vetë gërhitësit ky gjum jo i qetë i sjell pasoja të këqija.
Gërhitësi merr frymë me vështirësi për shkak se rrugët e frymëmarrjes si nëpërmjet gurmazit apo hundës janë ngushtuar. Trupi i tij nuk arrin të marrë veten gjatë gjumit, ai është tërë kohës nën stres. Kjo sjell shqetësime në zemër dhe në qarkullimin e gjakut. Truri merr shumë pak oksigjen. Hetimet kanë treguar se gërhitja ul aftësinë për t'u përqendruar dhe shkallën e inteligjencës.
Gërhitja ndodh vetëm gjatë të fjeturit. Ajo ndodh kryesisht gjatë marrjes së frymës, rrallë gjatë nxjerrjes së saj. Gjatë gjumit, çdo muskulaturë e trupit flë, poashtu ndodh edhe me muskujt e padukshëm në gojë dhe në zonën e frymëmarrjes. Kur këto muskuj çtendosen gjatë gjumit, pjesët e qullëta lëkunden dhe dridhen pas çdo frymëmarrje. Dridhja është ajo që nxjerr zhurmën tipike të gërhitjes.
Më shpesh gërhasin burrat sesa gratë. Gratë gërhasin më shpesh kur nisin të thyhen në moshë. Shumë herë operacioni mund të ndihmojë në largimin e të gërhiturit kur arrihet të hiqet mishi që vështirëson frymëmarrjen.
Përgatiti Alvin Ekmekçiu Burimi: Welt der Wunder Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|