Kjo përparësi kërkon reforma te brendshme, konsolidim të përgjithshëm të funksionimit të shtetit, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe një
politike të jashtme më aktive, veçanërisht në marrëdhëniet Shqipëri – BE, kushte këto që përbëjnë kërkesat kryesore për aderimin e plotë dhe sa më
të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Pjesa kryesore e kushteve për anëtarësim në BE mund të arrihet vetëm me anë të zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe
duke e konsideruar këtë proces si një çështje të interesit kombëtar.
Një konsensus i tillë me bazë të gjerë nuk mund të burojë thjeshtë nga aspiratat e aktorëve kryesorë në politikën e brendshme dhe të jashtme
shqiptare. Ai duhet të jetë rezultat i informimit dhe edukimit të publikut rreth procesit të integrimit europian dhe rrjedhojë e një dialogu
gjithëpërfshirës në të gjithë nivelet e shoqërisë shqiptare, duke u mbështetur në vlerat dhe interesat e Shqipërisë, trajtuar nga këndvështrimi evropian.
Qëllimi i Planit Kombëtar të Përafrimit të Legjislacionit Vendas me atë të BE-së dhe zbatimit të angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit
Plani Kombëtar i Përafrimit të Legjislacionit Vendas me atë të BE-së dhe Zbatimit të angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (Plani), synon të përmbledhë në një dokument të vetëm masat e nevojshme për adresimin e angazhimeve të marra nga Shqipëria në kuadër të procesit të Stabilizim Asociimit.
Në mënyrë të veçantë Plani përfshin të gjitha çështjet e ngritura që nga fillimi i procesit të Stabilizim Asociimit deri në Maj 2005 sipas kontekstit të mëposhtëm:
• Agjendën e Selanikut për Ballkanin Perëndimor (Qershor 2003).
• Dokumentin e Partneritetit Europian, ofruar Shqipërisë në Mars 2004 dhe Planin e Veprimit për zbatimin e përparësive të Partneritetit Europian të Shtatorit 2004.
• Rekomandimet e bëra nga Komisioni Europian në Raportin e fundit të procesit të Stabilizim Asociimit dhe sipas rastit në takimet e CTF-ve, Grupeve të Punës dhe Komitetit të Përbashkët.
• Projekt MSA-së dhe pozicioneve negociuese të shprehura nga Palët.
• Detyrimet e pritshme nga Marrëveshja Interim mbi tregtinë dhe çështjet që lidhen me të e cila mendohet të hyjë në fuqi në vitin 2006.
Plani Kombëtar i Përafrimit të Legjislacionit Vendas me atë të BE-së dhe Zbatimit të angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është një instrument qe përcakton prioritetet sipas sektorëve dhe monitoron procesin e integrimit europian. Në mënyrë të veçantë Plani synon adresimin e rekomandimeve të Komisionit Europian sipas të cilit “
gjatë procesit të negociatave, Shqipëria duhet të ndërmarrë reformat e
nevojshme për të garantuar që, pas përfundimit të negociatave, ajo do të jetë në gjendje të zbatojë detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit”1.
Plani identifikon kapacitetet administrative të Shqipërisë për zbatimin e detyrimeve të MSA brenda afateve kohore të rëna dakord gjatë negociatave.
Mësimet e nxjerra nga përgatitja e Planit të Veprimit në përgjigje të Përparësive të Partneritetit Europian janë marrë parasysh. Ndër të tjera, çështja e koordinimit sa më të mirë të procesit të hartimit të këtij Plani është adresuar në Urdhrin e Kryeministrit Nr. 185, datë 17.11.2004 “Për ngritjen e Grupit të Punës për hartimin e Planit Kombëtar të Përafrimit të Legjislacionit dhe zbatimit të MSA-së”.
Periudha e mbuluar dhe përcaktimi i përparësiveNë përputhje me MSA-në, Plani mbulon një periudhë 10 vjeçare, e cila është ndarë në periudha afatshkurtra dhe afatmesme, sipas kritereve të Partneritetit Europian. Më tej prioritetet klasifikohen në bazë të periudhave të ndërmjetme të propozuara nga Shqipëria gjatë negociatave për MSA, duke e vënë theksin në periudhën e parë të zbatimit të MSA-së të përcaktuar në nenin 70 lexuar në bashkëveprim me nenin 6 të saj.
Për këto arsye kuadri kohor është i organizuar si më poshtë:
Afatshkurtër: vitet 2005-2006
Afatmesëm: vitet 2007-2008
Afatgjatë: vitet 2009-2014
Për të qenë realist, masat e parashikuara për periudhën afatgjatë përfshijnë vetëm:
• Vazhdimësinë e masave të parashikuara për zbatimin e përparësive afatshkurtra dhe afatmesme, në mënyrë të veçantë në sektorët ku nevojiten investime të rëndësishme (p.sh.: Transporti, Energjia, Bujqësia, Mjedisi).
• Afatin kohor tregues për përafrimin e legjislacionit brenda fokusit të MSA-së (në rastet kur objektivi i ndërmjetëm apo përfundimtar shtrihet përtej përparësive afatshkurtra dhe afatmesme) së bashku më nevojën për përkthimin e elementëve kyç të
acquis communautaire në gjuhën Shqipe.
Përcaktimi i masave për përmbushjen e përparësivePlani bën dallim ndërmjet dy kategorive të ndryshme të masave: ligjore dhe jo-ligjore (zbatuese).
Detyrat legjislative përfshijnë projektligjet që do të propozohen në Kuvend dhe akte të tjera normative që do të miratohen nga autoritetet përkatëse, përfshirë edhe rregulloret zbatuese. Ato përfshijnë gjithashtu identifikimin e
acquis në sektorë të veçantë si dhe kërkesën për ndihmë të huaj.
Masat zbatuese përfshijnë ndër të tjera:
• Vlerësimin e impaktit
• Krijimin e institucioneve të reja ose forcimin e atyre ekzistuese
• Zgjerimin ose përmirësimin e funksioneve ekzistuese
• Rritjen e numrit të stafit ose rishpërndarjen e burimeve njerëzore
• Trajnimet, misionet jashtë shtetit dhe vizitat studimore
• Masat për krijimin e sistemeve të lajmërimit, regjistrimit, mbikëqyrjes
• Skemat organizuese
• Forcimin e bashkëpunimit duke përfshirë krijimin e grupeve të punës ose komiteteve drejtuese (në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar)
• Krijimin e rrjeteve dhe shkëmbimin e informacionit (përcaktimi i pikave të kontaktit)
• Përpunimin e strategjive ose metodologjive
• Organizimin e tenderëve
• Raportet (raportet monitoruese ose studimet e fizibilitetiti) dhe analiza e rezultateve
• Emërimin e ekspertëve
• Ndërtesat, Infrastruktura
• Pajisjet, Teknologjia e Informacionit, IT
Gjithashtu, në përputhje me përfundimet e Agjendës së Selanikut, masat e planifikuara nuk kufizohen brenda institucioneve të administratës shtetërore, për aq sa është e mundur, por ato përfshijnë mbështetjen nga organizata jo-fitimprurëse, shoqëria civile dhe autoritete vendore.
Çështjet e përkthimit
Aktualisht nuk ekziston asnjë detyrim i drejtpërdrejtë për Shqipërinë për të përkthyer
acquis. Megjithatë për kontrollin e përputhshmërisë së akteve normative nga Drejtoria e Përafrimit të Legjislacionit në Ministrinë e Integrimit Europian, sigurimin e transparencës së nevojshme në procesin ligjvënës dhe dërgimin e të dhënave nëpërmjet Progres Editor-it të programit TAIEX, çdo pjesë e legjislacionit të BE-së e adoptuar pjesërisht ose plotësisht në legjislacionin vendas duhet të përkthehet në gjuhën shqipe.
Plani Kombëtar i Përafrimit të Legjislacionit Vendas me atë të BE-së dhe Zbatimit të angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, integron një detyrë të tillë duke marrë ne konsideratë vetëm përkthimin fillestar të legjislacionit të BE-së, përkthim i cili nuk i është nënshtruar redaktimeve të mëtejshme.
Përshkrimi i ndihmës së huaj
Për të bërë të mundur një programim më të mirë të asistencës së CARDS-it, si dhe për të përfituar ndihmë nga donatorë të tjerë, Plani identifikon projektet dy ose shumëpalëshe me një citim të titullit, buxhetit në dispozicion ose një përshkrim i shkurtër i përbërësve, aktiviteteve dhe statusit të implementimit.
Analiza e boshllëqeve ndërmjet angazhimeve të marra nga Shqipëria (ose legjislacionit të BE-së të prioritizuar në MSA) dhe situatës aktuale ligjore dhe administrative
Objektivi kryesor i këtij krahasimi është kuptimi i angazhimeve të ndërmarra nga Shqipëria parë nga këndvështrimi i përafrimit gradual të legjislacionit vendas me atë të BE-së dhe ndërtimit të kapaciteteve të nevojshme administrative për zbatimin e tij në praktikë.
Organizimi i informacionitPlani është një burim i vetë-mjaftueshëm informacioni të organizuar në një pjesë përshkruese dhe në tabela monitoruese.
Metodologjia Në muajin Dhjetor 2004 ministrive të linjës dhe institucioneve të tjera qendrore ju shpërndanë udhëzimet për hartimin e Planit, të mbështetura në në metodologji, e përgatitur nga Ministria e Integrimit Europian në bashkëpunim me asistencën e BE-së, e cila përmbante:
• Një model në formën e një pyetësori; dhe
• Udhëzime për nëpunësit e angazhuar në këtë sipërmarrje.
Metoda e punës konsistoi në:
• Sigurimin e ndihmës së veçantë çdo ministrie dhe institucioni tjetër të administratës shtetërore nga Ministria e Integrimit Europian në bashkëpunim me asistencën e BE-së;
• Përdorimin e një sërë instrumentesh metodologjikë të Komisionit Europian lidhur me ngritjen ose forcimin e kapaciteteve administrative të nevojshme për implementimin dhe shtrëngimin e legjislacionit;
• Hartimin gradual të Planit të ndarë në dy faza:
o Faza I: Përcaktimi i objektivave dhe përshkrimi i situatës aktuale.
o Faza II: Identifikimi i masave të nevojshme për përmbushjen e objektivave.
• Monitorimi i kryer nga Grupi i Punës i ngritur me Urdhrin e Kryeministrit Nr. 185, datë 17.11.2004, i cili synon ndër të tjera forcimin e
bashkëpunimit ndërmjet ministrive të linjës dhe institucioneve të tjera qendrore.
Struktura e përgjithshme e Planit reflekton strukturën e Partneritetit Europian e cila është pothuajse e njëjtë me Raportin Vjetor të Komisionit
Europian. Plani ndahet në tre pjesë:
• Gjendja Politike,
• Gjendja Ekonomike
• Standardet Evropiane.
Struktura e çdo ndarjeje apo nënndarje e Planit:
I - Objektivat e përcaktuara të Sektorëve/Nën sektorëve
• Referencë në projekt MSA-në.
• Referencë në Partneritetin Europian.
• Referencë në Raportin e tretë të PSA-së.
• Referenca të tjera: Agjenda e Selanikut, Konferencat Rajonale dhe Ndërkombëtare, planet dhe strategjitë kombëtare.
II - Situata e tanishmeKjo pjesë ka për qëllim të bëjë një përshkrim të kuadrit ligjor dhe institucional si dhe politikave dhe aktiviteteve në zbatim, për të bërë të mundur një vlerësim të progresit të masave të identifikuara në pjesët e tjera të Planit.
Ky seksion përfshin çështjet e mëposhtme:
• Institucionet dhe politikat
• Kuadri ligjor
• Ndihma e huaj: përshkrim i aktiviteteve të mbështetura nga ndihma e huaj (të përfunduara, në vazhdim dhe të planifikuara).
III - Përparësitë afatshkurtra IV- Përparësitë afatmesme
• Masat ligjore
• Masa për zbatim
• Nevoja financiare dhe ndihmë e huaj
Monitorimi dhe Zbatimi i Planit KombëtarBashkërendimi i brendshëmBashkërendimi në përgatitjen e këtij Plani i është ngarkuar Ministrisë së Integrimit Evropian. Duke qenë se ky është një projekt gjithëpërfshirës dhe kërkues, Ministria e Integrimit Europian ngriti një grup pune, me qëllim bashkërendimin e punës në përgatitjen e Planit Kombëtar të Përafrimit të Legjislacionit vendas me atë të BE-së dhe zbatimit të angazhimeve të MSA-së. Në këtë mënyrë, është siguruar një mbulim gjithëpërfshirës i fushave të ndryshme dhe i shkëmbimit të informacionit dhe të dhënave mbi veprimtaritë dhe masat e marra.
Përgatitja e Planit pasqyron kontributin e çdo institucioni në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Europian, sipas përparësive të përcaktuara në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
Monitorimi dhe zbatimi në nivelin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë Përgjegjësia për monitorimin dhe zbatimin e Planit qëndron tek çdo institucion brenda fushës së kompetencave të tyre. Rol të rëndësishëm luan gjithashtu dialogu i vazhdueshëm me Delegacionin e Komisionit Europian në Republikën e Shqipërisë.
Ministria e Integrimit Europian koordinon dhe monitoron zbatimin e këtij Plani. Plani dhe Buxheti i Shtetit do të jenë në harmoni me njëri-tjetrin.
Faza e parë e monitorimit dhe e zbatimit të Planit përkon me hartimin e buxhetit të shtetit dhe është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me buxhetin e ardhshëm për sa i përket plotësimeve dhe përmirësimeve vjetore që do t’i bëhen këtij dokumenti.
Brenda fundit të vitit 2005 Plani do të përmirësohet me një identifikim të përgjithshëm të nevojave për staf dhe trajnime si dhe me një vlerësim të masave që do të financohen nga buxheti i shtetit.
Më tej, theksi do të vihet në “forcimin e shpejtë dhe thelbësor të institucioneve të përfshira në mënyrë të drejtpërdrejtë në implementimin e dispozitave të MSA-së” dhe në adresimin e çështjes së vlerësimeve financiare gjatë përgatitjes së projekt Buxhetit të shtetit.
Përmirësimet në raport me Planin e Veprimit për zbatimin e Përparësive të Partneritetit Europian identifikohen në:
• Masat e përshkruara në kontekstin e
acquis communautaire.
• Masat e përcaktuara në terma të zbatueshëm
• Përcaktimin e qartë të datës së hyrjes në fuqi, gjë që lehtëson monitorimin.
MARION GAJDA
STUDENT I SHKENCAVE POLITIKE DHE INSTITUCIONEVE EUROPIANE