Si ngjitet sëmundja ?
Njeriut i ngjitet sëmundja kur pickohet nga një këpushë që është bartëse e
baktereve të borrelias. Këpushat kanë nevojë për gjak për t'u zhvilluar, dhe gjakun ato e marrin duke u ngjitur pas zogjve dhe gjitarëve. Përmes gjakut këpushat infektohen me lëndë të ndryshme ngjitëse dhe i përcjellin këto më tej.
Në përgjithësi zgjat të paktën një ditë që nga koha kur këpusha është ngjitur në lëkurë deri kur transmetohen bakteret e borrelias. Prandaj mund të zvogëlohet rreziku për të marrë sëmundjen nëse hiqet shpejt këpusha.
Borrelia është e përhapur përbrenda pjesëve të mëdha të
Hemisferës së Veriut.
Njeriu mund të mbrohet pjesërisht nga pickimi i këpushës. Për shembull duke mbajtur çizme, pantallona të gjata dhe triko me mëngë të gjata në ato zona ku ka këpusha.
(Vijon me shenjat e infektimit...)
Përgatiti për Rruzull.net : Alvin Ekmekçiu
Burimi: suedezja Infomedica /
Borreliainfektion / rishqyrtuar 2005-11-11
Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të
© Rruzull.net lexo këtu.