Ēėshtje shqiptare: Arbėria e kohės sė Skėnderbeut Data e botimit: E hėnė , 12 qershor 2006
Lėnda: Historia e Shqipėrisė
|
Kur flitet për Arbërinë e viteve 1400 nuk duhet të gabojmë ta përfytyrojmë vendin e vogël që njohim sot, Shqipërinë. Arbëria e 1400-ës, parashtesojmë se nuk flitet për një madhësi gjeopolitike kombëtare siç kuptohet në ditët tona, përfshin të gjithë viset e banuara nga arbrit, të cilat jo gjithnjë kishin në krye arbër dhe ku Shqipëria e ditëve tona përbën vetëm rreth 25 përqind të asaj hapësire.
Duket e nevojshme, përpara se të vazhdohet më tej, të jepet një renditje e shkurtër historike mbi arbrit duke u përpjekur për të përcaktuar identitetin e tyre.
Ata janë pasardhësit, sigurisht me ndikime jo vendimtare, por të rëndësishme, sllave, greke e romake, të fiseve të lashta ilire që popullonin përpara mësymjeve barbare ato pjesë të Ballkanit ku nuk kishte as grekë, as dakë, as maqedonas, domethënë deri edhe të sotmet Kroaci, Slloveni, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni dhe Shqipëri, Mal i Zi, Kosovë dhe Serbi. Me pushtimet sllave, njëmijë vjetët që ndajnë fundin e lashtësisë me epopenë e Skënderbeut janë histori tragjike e fillimit të shuarjes së një populli, të një trungu etnik vendës. Sidoqoftë në 1400-ën kemi një Arbëri pa dyshim më të madhe dhe më të fortë nga Shqipëria e sotme e cila bëhet gati për të përballuar një prej provave më të ashpra të kësaj periudhe, sulmin otoman, nën udhëheqjen e një princi me tipare thuajse legjendare.
Gjëja e parë që të habit nga kjo periudhë është rizbulimi i katolicizmit si faktor bashkimi për një popull të përçarë kurrë vërtet të bashkuar ndonjëherë. Një faktor që s'mund të hidhet poshtë nëse do të donim të përligjnim plotësisht aftësitë qëndruese që karakterizojnë arbrit e kësaj periudhe. Aftësi që mbështeteshin në bashkimin. Në disa kohëra ndërhyrja e Papës do të jetë vendimtare për ruajtjen e këtij bashkimi.
E dyta është aftësia e jashtëzakonshme e princit që udhëhoqi arbrit në luftë. I farkëtuar në shkollën e luftës të hierarkive ushtarake otomane që i vogël, u bë në gjendje të shpikë dhe zbatojë i pari strategji të tilla që në rrjedhën e historisë do të kenë shumë fat, duke u bërë kështu kryekomandanti më i madh që ka ekzistuar ndonjëherë që ka udhëhequr një ushtri të vogël mbrojtëse.
(vijon...)
|
|