Kėrko     

 Bėhu anėtarTreguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Internet ]

·Ligje pėr internetin
·Si tė mbroj kompjuterin nga viruset ?!
·eMule - njė nga mėnyrat mė tė mira pėr tė shkarkuar filma nga interneti
·Internet nga priza e rrymės elektrike
·Spiunė nė kompjuterin tėnd

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Spiunazh
 Fe
 Besėtytni
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 46 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


Voto pėr Rruzull.net




  
Ēėshtje shqiptare: Politika e BE-sė pėr Ballkanin Perėndimor

Nga Njė burim - E enjte , 11 maj 2006

Nga  politika e Përqasjes Rajonale ne Samitin e Selanikut.

Konflikti ne Kosove, ne pranverën e vitit 1999 dhe angazhimi i drejtpërdrejtë i vendeve te BE-së ne zgjidhjen e tij, e nxiten atë ne refleksione me te thella e me te gjera. Brukselit deri ne atë kohe i kishte munguar një strategji e përbashkët për Evropën Juglindore, për këtë rajon historikisht te prapambetur e prodhues krizash e tensionesh te vazhdueshme. E ardhmja evropiane nuk mund te ishte e sigurte kur një pjese e Evropës gjeneronte pasiguri. Ne pranverën e vitit 1999 BE-ja u duk sikur e kuptoi këtë gjë, dhe ishte e detyruar te vepronte menjëherë.

Deri ne atë periudhë politika integruese evropiane kishte ecur mbi dy linja: atë te Marrëveshjes se Asocimit, ku ishin përfshire Rumania e Bullgaria, dhe te "Përqasjes Rajonale" (Regional Approach) specifike për disa vende te Ballkanit. Koncepti i Përqasjes Rajonale u miratua nga Këshilli i çështjeve te Përgjithshme ne 29 prill 1997. Ne thelb ai përbënte një kuadër për zhvillimin e marrëdhënieve me pese vende te rajonit te Ballkanit, me te cilat BE nuk kishte miratuar deri ne fund te vitit 1996 direktivat për hapjen e marrëveshjes se asocimit, këto vende ishin Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe RF e Jugosllavisë. Edhe ato ishin te ndara ne dy grupe.  Shqipëria dhe Maqedonia, nga njëra ane, qe nuk ishin përfshirë ne konfliktin ne ish jugosllavi ne vitet 1991-1995 dhe qe kishin marrëdhënie te dyanshme, me te avancuara me BE-në dhe tre vendet e tjera, nga ana tjetër, qe ishin dhe nënshkruese te marrëveshjes Dejton-Paris, por qe nuk kishin shkruar as një marrëveshje te tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik me BE.

Objektivat kryesore te Përqasjes Rajonale ishin te mbështesnin zbatimin me sukses te marrëveshjes Dejton-Paris si dhe krijimin e një zone me stabilitet politik e prosperitetit ekonomik. Këto synime do te arriheshin përmes nxitjes dhe mbështetjes se demokracisë dhe shtetit te se drejtës dhe respektin për te drejtat njerëzore dhe te minoriteteve. Një instrument tjetër do te ishte dhe rifillimi i aktivitetit ekonomik.

Nen dritën e zhvillimeve ne Kosove tre vjet pas miratimit te përqasjes rajonale Këshilli i çështjeve te Përgjithshme rekomandoi fillimin e një procesi Stabilizimi dhe Asocimi. Ne këtë proces do te bënte pjese një kategori e re marrëveshjesh e përshtatshme për Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnje Hercegovinën, Kroacinë, RF Jugosllave. Komisioni Evropian u ngarkua te përpunonte këtë tip te ri marrëveshje kontaktuale. Procesi i Asocimit dhe Stabilizimit u ofronte vendeve qe do te përfshiheshin stimuj me te larte se me pare, por dhe me shume kushte politike dhe ekonomike duke nënvizuar veçanërisht nevojën e bashkëpunimit rajonal.

Zhvillimi i Marrëveshjes se Asocim Stabilizimit kishte ne  konsiderate situatën aktuale te çdo vendi ne perspektiven e anëtarësimit ne BE mbi bazën e traktatit te Amsterdamit dhe plotësimit te kritereve te pranimit te Kopenhagës te vitit 1993.

Objektivat kryesore do te ishin  te afronin rajonin sa me afër prospektiveve për integrimin e plote ne strukturat e BE, te mbështesnin konsolidimin e demokracisë, te shtetit te se drejtës, zhvillimin ekonomik dhe reformat, te ndihmonin për struktura administrative te përshtatshme dhe për bashkëpunim rajonal, te krijonin një kuadër zyrtar për dialogun politik, ne nivele te dyanshme dhe rajonale, te nxisnin marrëdhëniet ekonomike, tregtinë,investimet,politiken e sipërmarrjes,transportin,zhvillimin dhe bashkëpunimit ne zonat doganore me perspektiven e integrimit te afërm.

Marrëveshjet e Stabilizim dhe te Asocimit synonin te sillnin një dimension te ri ne marrëdhëniet e BE me rajonin,duke kapërcyer marrëdhëniet e bashkëpunimit me ato vende qe nuk e kishin arritur këtë nivel dhe duke zhvilluar marrëdhënie me të avancuara me te tjerat qe kishin tashme këto marrëveshje bashkëpunimi. Ne te njëjtën kohe, kur përpunohej ky koncept,kishin lindur ide dhe po trajtoheshin projekte për hartimin e një plani strategjik për rindërtimin e Ballkanit. Madje mjaft e përhapur ideja e një plani te dyte "Marshall" e kësaj here për Ballkanin. Ne qendër te kësaj nisme u vendos Gjermania e cila propozoi një Pakt Stabiliteti për Evropën Juglindore. E mbështetur qe ne fillim edhe nga Franca,Gjermania, qe kishte dhe presidencën e radhës, e nxiti procesin dhe siguroi një miratim te shpejte nga partenerët evropianë. Ky pakt stabiliteti  përfshiu një numër te madh vendesh dhe organizatash ndërkombëtare dhe katër nisma rajonale. Ish Jugosllavia nuk u pranua ne konferencën e Këlnit ne te cilën u miratua pakti i stabilitetit. Pjesëmarrja e saj u kushtëzua me zgjidhjen e krizës se Kosovës dhe me demokratizimi e saj. Ndërsa Mali i Zi u pranua për shkak te zhvillimeve demokratike dhe si një nxitje për ndryshimet ne Beograd. Objektivi i Paktit te Stabilitetit ishte te mbështeste vendet e Evropës Juglindore ne përpjekjet e tyre për te nxitur paqen, demokracinë, respektin për te drejtat e njeriut dhe prosperitetin ekonomik. Për këtë qellim vendet e paktit  do te bashkëpunonin për parandalimin e tensioneve dhe krizave si një parakusht për një proces afat gjate. Gjithashtu këto vende do te mbështetnin proceset politike demokratike,do te zhvillonin marrëdhëniet e fqinjësisë se mire ne rajon,do te ruanin diversitetin multietneik te vendeve te rajonit dhe do te mbronin minoritetet.
Pakti i stabilitetit ishte me te vërtet një nisëm Evropiane,dhe për një rajon Evropian. BE nëpërmjet këtij pakti stabiliteti synonte te afronte me tej vendet e Ballkanit ne perspektiven e integrimit te plote ne strukturat e saj. Ne tekstin e paktit theksohej se për ato vende qe nuk kishin nënshkruar ende marrëveshjet e Asocimit,integrimi do te behej përmes një tipi te ri marrëdhëniesh kontraktuale. Bashkimi Evropiane merrte përsipër,gjithashtu,qe te përgatiste një strategji te përbashkët për Ballkanin Perëndimor.

Ne përfundim te presidencës portugeze, Këshilli Evropian,ne qershor te 2000,beri një vlerësim analitik te situatës ne Ballkanin Perëndimor .Ai çmoi te gjitha vendet e rajonit si kandidate potenciale për anëtare te BE. Këshilli miratoi dhe propozimin e bere nga Franca për organizimin e një takimi te nivelit te larte midis BE dhe vendeve te Ballkanit Perëndimor. Ky takim u vendos te mbahej ne Zagreb ne 24-25 nëntor 2000. Synimi ishte te tregohej roli parësor i BE dhe,ne këtë rast,edhe i Francës ne hapjen dhe zhvillim e perspektivave Evropiane te Ballkanit Perëndimor ,ndihmesa e tyre ne procesin e stabilizimit dhe demokratizimit te rajonit. Këshilli i Çështjeve te Përgjithshme ne konkluzionet e tij te 10-11 korrikut i bënte te qarta objektivat e Samitit te Zagrebit: "te konfirmonte afrimin  e vendeve te këtij rajoni ne Evrope;te qartësonte angazhimet e ndërsjella midis BE dhe secilit prej këtyre vendeve;te kujtonte qe porta do te jete e hapur për një Republike Federale Jugosllave demokratike,e disponuar te bashkëpunojë dhe te jetoje ne paqe me fqinjët e saj."
Samiti Zagrebit shënoi një pikënisje te re ne angazhimin e BE ne Ballkanin Perëndimor. Ai luajti një rol shume aktiv ne bashkëpunimin me NATO- e ShBA ne rregullimin e krizës maqedonase, e cila përfundoi me nënshkrimin e marrëveshjes Kuadër te Ohrit ,ne 13 gusht 2001,midis përfaqësueseve te partive kryesore politike maqedonase dhe shqiptare. Bashkimi Evropian ka ushtruar te gjithë ndikimin e nevojshëm pozitiv për zbatimin e kësaj marrëveshje.
Aksioni politik i BE ka vazhduar ne mënyre konstante pas Samitit te Zagrebit edhe ne Kosove. Ai ka qene shprehur ne mbështetjen e rezolutës 1244 te këshillit te sigurimit për ndërtimin e institucioneve demokratike,vetëqeverisjes multietnike, për forcimin e stabilitetit ,për respektimin e te drejtave te minoriteteve dhe për mbrojtjen e tyre.
Ndryshime te mëtejshme ne politiken e ndjekur nga BE për Ballkanin Perëndimor solli këshilli Bashkim evropian-Ballkani perëndimor gjate Samitit te Selanikut i mbajtur me 2003. Ne këtë Samit u vendosen bazat e ndjekjes se një rruge Evropiane dhe për një kooperim i cili te kishte tashme si qëllimin e tij final integrimin e plote te këtyre vendeve ne familjen e madhe Evropiane. Ne fakt, fill mbas këtij samiti,vende si Kroacia filluan negocimin për anëtarësimin ne BE, Maqedonia kohet e fundit ka arritur te garantojë statusin si vend kandidat e ndërsa Shqipëria është tashme ne përfundim e sipër te mbylljes se marrëveshjes se Asocim Stabilizimit. Po ashtu tratativa te ngjashme janë duke u mbajtur dhe me Unionin Serbi -Mal i Zi si dhe me Bosnje-Hercegovinën. Por me gjithë rezultatet e arritura nga këto vende,Ballkanit Perëndimor i ngelet përsëri pune për te bere. Perspektiva e anëtarësimit ne BE kërkon ende disa reforma institucionale, ekonomike e sociale nga ana e këtyre vendeve. Dhe është pikërisht ne këto fusha qe BE kërkon kohet e fundit te shtrijë ndihmën e saj. Me një  komunikim te publikuar 27 janarin e 2005,i cili titullohej "Ballkani Perëndimor ne rrugën Evropiane",Komisioni Evropiane paraqiste disa ide konkrete për te hequr pengesat e shkëmbimeve ekonomike midis BE dhe vendeve te Ballkanit perëndimor. Me këtë qellim BE do te kontribuoj këtë vit me 60 milionë euro nëpërmjet fondit për Evropën Jug-lindore i krijuar ne dhjetorin e vitit te shkuar me qellim për te përkrahur me instrumente financiare ndërmarrjet e vogla dhe mikrondermarrjet e këtyre vendeve. Një propozim tjetër i bere, i perket thjeshtëzimit te lëvizjes se shtetësive qe janë fqinje me vendet e Bashkimit Evropiane. Ne këtë kuadër është propozuar një lehtësim i mëtejshëm i lëshimit te vizave, e sidomos lehtësim për  vizat me motive studimi dhe ato me motive kërkimore shkencore. Për këtë Bashkimi Evropian po shikon perspektiven e krijimin te programeve te veçanta si Erasmus, Socrates etj..me qellim  zhvillimin e mëtejshëm te bashkëpunimit ne fushën e arsimit dhe shkencës. Gjithashtu Komisioni Evropian kohet e fundit po përkrah konsolidimin e institucioneve nëpërmjet mjeteve si twinnig e taiex. Njëkohësisht Bashkimi Evropian po punon për te promovuar programe te reja te cilat te kenë për qellim përkrahjen ndaj organizmave rajonalë qe merren me koordinimin e politikave te tregtisë,energjisë,kulturës,mbrojtjes se trashëgimisë kulturore etj. Persa i përket instrumenteve te asistencës dhe kooperimit komisioni evropian propozon qe be te kontribuoj ne mënyrë domethënëse financiarisht. Faktikisht BE ka kontribuar me rreth 5.4 miliardë euro për periudhën 2000-2006.


Programet CARDS dhe TWIMINNG.
Persa i përket vendeve te Ballkanit perëndimor Shqipëri,Serbi Mal i Zi,Bosnje,Maqedoni,Kroaci,Kosove BE, ka dhënë mbështetjen e saj nëpërmjet një programi specifik i cili quhet CARDS. Për periudhën nga viti 2000-2006 vendete e Ballkanit perëndimor kane përfituar rreth 5.4 miliardë euro nga ky program,e ndërsa Banka për Investimet jep hua deri ne 2 miliardë euro për këto vende. Programi CARDS ka si objektive dhënien e mbështetjes vendeve te Ballkanit perëndimor ne procesin e Stabilizim Asocimit. Ky program është i përqendruar kryesisht ne katër fusha: rindërtimin, stabilizimin demokratik, pajtim dhe kthime te refugjateve, zhvillimin institucional dhe legjislativ, zhvillimin e marrëdhënieve te ngushta dhe bashkëpunimit.
Një tjetër instrument i përdorur nga BE për vendet e Ballkanit Perëndimor është ai Twiminng. Ky instrument ka për objektiv te tij shkëmbimin e eksperiencave midis vendeve te Ballkanit perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Ne këtë kuadër Bashkimi Evropian përkrah këto vende me ane te eksperteve te tij te cilët vendosen ne sektorët publike dhe nga ku japin kontributin e tyre nëpërmjet formimit profesional,monitorimit dhe asistencës personale ne këto sektorë.


Politikat e anëtarësimit mbase 2006.

IPA është një program asistence ndaj vendeve te Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë i publikuar ne 2004. Ky program,i cili do te funksionojë pas 2006, ka për qellim përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendeve qe përfitojnë nga standardet dhe politikat e BE nen kuadrin e integrimit dhe anëtarësimit evropian. Vendet qe përfitojnë nga kjo lloj përkrahje janë te ndara ne dy grupe:vendet kandidate si Turqia dhe Kroacia dhe vendet potenciale kandidate si Shqipëria,Serbi-Mali Zi,Bosnje Hercegovine dhe Maqedoni. Objektivat baze te IPA janë pese: mbështetje tranzicionit dhe zhvillimit te institucioneve,bashkëpunimi rajonal dhe transkufitar,zhvillimi rajonal,ai i burimeve njerëzore dhe zhvillimi rural. Dy elementet e pare i përkasin vendeve qe do te zgjidhen si anëtare te BE ndërsa te tjerat për vendet kandidate. Këto lloj politikash do te realizohen nëpërmjet programeve kombëtare njëvjeçare apo shumëvjeçare qe do te jene nen mbikëqyrjen e kujdesshme te Brukselit.

 Marion Gajda
Student i shkencave politike dhe institucioneve evropiane
Parma, Itali. 


*Ky shkrim ka konkurruar ne konkursin e shkrimit me te mire organizuar ditët e fundit nga Qendra Shqiptare për te Drejtat e Njeriut,ne kuadrin e ditës Evropiane.



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Plani kombėtar pėr zbatimin e marrėveshjes sė stabilizim asociimit
   Demokracia nė krizė
   Premisat per nje shoqeri politike
   Politika e BE-sė pėr Ballkanin Perėndimor
   Rruga e vėshtirė e Shqipėrisė drejt demokracisė
   Marrėdhėniet NATO-Bashkim Europian.
   Plani i Aksionit tė Antarėsisė tė NATO-s.
   Kush kėrcėnohet nga Irani?


 
Kanė tė bėjnė..
· Kėrko tek lėnda: Politikė


Shkrimi mė i lexuar mbi Politikė:
Kushtetuta e parė evropiane


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.33
Votues: 3


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Politika e BE-sė pėr Ballkanin Perėndimor" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.18 sekonda