Mbas përmbysjes së regjimit komunist Shqipëria po kalon momente shume te vështira ne rrugën e saj te demokratizimit. Ndoshta është nga te vetmet vende ish komuniste te lindjes qe po kalon me kaq shume vështirësi rrugëkalimin nga diktatura ne demokraci.
Kane kaluar pothuajse 14 vjet nga përmbysja e regjimit komunist dhe Shqipëria ka arritur te përmbushë vetëm disa kritere institucionale formale te demokracisë, duke bere pjese kështu ne atë grup shtetesh qe ne shkencën politike quhen “proto demokraci” ose vende me demokraci pjesërisht te zhvilluare e qe nuk veprojnë akoma brenda parametrave te demokracisë procedurale, po ne fakt kane shanse te mira për te zhvilluar demokracinë. Por qe Shqipëria ta zhvillojë me tej demokracinë e saj ne radhe te pare duhet qe te gjithë aktoret e skenës politike te binden qe demokracia dhe procedurat demokratike janë te vetmet zgjidhje për çfarëdo lloj problemi apo krize politike. Jo rrallë here jemi ndeshur ne këto vite me faktin qe për te zgjidhur probleme te ndryshme, ne politiken shqiptare, janë përdorur forma krejtësisht anti demokratike. Ku shpesh here këto lloj formash jo vetëm qe kane dëmtuar demokracinë e brishte shqiptare por kane krijuar dhe destabilizimin e vendit. Politikanet shqiptarë ne qoftë se duan te respektojnë, ashtu siç pohojnë normat e demokracisë, duhet te përpiqen qe te transmetojnë atë çfarë ndjejnë, idetë e tyre, nëpërmjet institucioneve politike, proceseve elektorale te rregullta e te ndershme si dhe nëpërmjet mjeteve te lira te informacionit. Studiuesit e demokracisë J.J Linz e Alfred Stepan këmbëngulin ne faktin se bindja e drejtueseve te një shteti ndaj normave te demokracisë është jetësore për zhvillimin e vete demokracisë.
Një pengese tjetër për zhvillimin e demokracisë ne vendin tone duket se janë dhe partitë politike. Këto parti po mbajnë peng çfarëdo lloj nisme për progresin e vendit. Roli i partive politike, thotë shkencëtari i politikes R. Dahl, është vendimtare për demokracinë, pasi ato janë aktoret me rolin kryesor ne skenën politike. E pra, nëse partitë politike ne Shqipëri duan te kontribuojnë me te vërtetë ne zhvillimin e stabilizimin e vendit, duhet te gjejnë gjuhen e përbashkët midis tyre duke i lënë me një ane konfliktet personale pasi vetëm ne këtë mënyrë ato mund te zhvillojnë një rol pozitiv brenda institucionit ligjvënës i cili kohet e fundit, ndryshe nga çfarë i takon, është kthyer ne një arene grindjesh. Gjithashtu po brenda partive politike duhet një demokratizim i mëtejshëm i strukturave drejtuese, pasi shpesh here këto parti i kane shërbyer si instrumente personale drejtueseve te tyre.
Zbatimi i rreptë i ligjit është gjithashtu një nga kriteret kryesoret për forcimin e demokracisë shqiptare. Ne vendin tone duket se ende as qytetaret dhe as qeveritaret nuk e kane kuptuar se çfarë do te thotë sundim i ligjit. Mbase për këtë nuk duhet thjeshte një zbatimi i rreptë i ligjit nga ana e shtetit, por dhe një edukim i mëtejshëm i te gjithë shoqërisë shqiptare ndaj kulturës demokratike, pasi shoqërisë tone i mungon ende një kulture e te drejtave dhe e detyrave. Qe te drejtat te respektohen,thekson politologu i njohur Sartori, është shume e rëndësishme qe qytetaret brenda tyre te zhvillojnë kulturën e demokracisë,ta bëjnë atë pjese te karakterit te tyre.
Por me gjithë rezultatet pozitive qe mund te arrihen ne fushën politike, është përsëri e vështirë te imagjinosh një demokraci te vërtetë ne Shqipëri pa një ristrukturim te mire te ekonomisë. Kriza e tmerrshme e vitit ‘97 tregoi se sa e brishte është demokracia ne Shqipëri dhe sa rëndësi ka faktori ekonomik ne demokracinë e vendit.
Qe te shkoje e sigurte ne rrugën e demokratizimit dhe qe te ndërtojë një kulture te vërtetë demokratike vendi jone duket se ka nevoje te menjëhershme për leader me te përgatitur për te përballuar problemet e demokracisë. Skena politike shqiptare ka vite qe dominohet po nga te njëjtët personazhe, dhe jo vetëm kaq, por politikanet qe janë sot ne skene, janë po ata qe ne te shkuarën patën treguar besnikërinë e tyre ndaj regjimit totalitarist. Madje këtë gjë e tregojnë me se miri vete ata me kulturën e intolerancës dhe te arrogancës qe kane trashëguar nga regjimi i vjetër.
Kapërcimi i këtyre problemeve sa me shpejt do te ishte dhe një hap i madh qe Shqipëria do te bënte ne rrugën e saj te integrimit euro-atlantik.
Marion Gajda Student i Shkencave Politike dhe Institucioneve Europiane Parma Itali
|