Kėrko     

 Bėhu anėtarTreguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Evolucioni biologjik ]

·Formimi i jetės: Gara e armėve biologjike
·Formimi i jetės: Nga uji nė tokė
·Formimi i jetės: Gjuetari i parė
·Formimi i jetės: I pari qė lėvizi
·Formimi i jetės: Kafsha e parė
·Krijimizmi
·Dėshmi mbi evolucionin
·Evolucioni dhe shumėllojshmėria

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Spiunazh
 Fe
 Besėtytni
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 46 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


Voto pėr Rruzull.net




  
Qytetėrime: Marrėdhėniet NATO-Bashkim Europian.

Nga Njė burim - E shtunė , 01 prill 2006

Takimi në Helsinki i Këshillit të Bashkësisë Evropiane në dhjetor të vitit 1999 themeloi një “Qëllim Ballor” për shtetet anëtare të BE-së në terma të aftësive të tyre ushtarake për operacione të menaxhimit të krizës.



Veç kësaj, BE vendosi të krijonte struktura të përhershme politike dhe ushtarake, duke përfshirë një Komitet Politik dhe të Sigurisë, një Komitet Ushtarak dhe një Staf Ushtarak, për të siguruar udhëzimin e duhur politik dhe drejtimin strategjik të operacioneve të tilla. BE gjithashtu vendosi të zhvillonte aranzhmane për konsultim të plotë, për bashkëpunim dhe transparencë me NATO-n dhe për të siguruar dialogun e domosdoshëm, konsultimin dhe
bashkëpunimin me anëtarët evropianë të NATO-s që nuk janë anëtarë të BE-së mbi çështje që lidhen me sigurinë evropiane dhe politikën e mbrojtjes dhe menaxhimin e krizës.

Dialogu midis Aleancës dhe Bashkësisë Evropiane po intensifikohet gjithnjë e më shumë në përputhje me vendimet e marra në Takimet e Uashingtonit dhe mëpastaj, edhe në dritën e zhvillimeve në BE. Takimet e Këshillit të Evropës në Nicë dhe të Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bruksel në dhjetor të vitit 2000 shënuan progres të mëtejshëm. Ministrat e Jashtëm të Aleancës u shprehën se ndanin synimin e përfillur nga shtetet anëtare të BE-së për një partneritet të vërtetë në menaxhimin e krizës midis NATO-s dheBE-së. Që të dy organizatat u pajtuan se konsultimet dhe bashkëpunimi do të zhvilloheshin midis tyre rreth çështjeve të interesit të përbashkët që lidheshin me sigurinë, mbrojtjen dhe menaxhimin e krizës, ashtu që kriza të mund të përballet me përgjigjen më të duhur ushtarake dhe që të sigurohet menaxhimi efektiv i krizës.

Në bazë të takimeve të dhjetorit të vitit 2000 ndodhi një këmbim letrash në janar të vitit 2001 midis Sekretarit të Përgjithshëm dhe Presidencës Suedeze të BE-së, rreth mbajtjes së takimeve të përbashkëta në nivel Ambasadorësh dhe në nivel Ministrash. Aranzhmani parasheh së paku tri takime në nivel Ministror për çdo gjashtë muaj (d.m.th. gjatë çdo Presidence të BE-së).

Ndërkaq të dy organizatat angazhohen t’i ngrinin konsultimet në kohë krize.

Kështu takimet e rregullta të Komitetit Politik dhe të Sigurisë të BE-së dhe të Këshillit të Atlantikut të Veriut tani mbahen dhe të dy organizatat me të shpejt po lëvizin nga teoria e ESDI/ESDP te konsultimi dhe bashkëpunimi rreth çështjeve konkrete topikale, siç është situata në Ballkanin Perëndimor.

Që nga mesi i vitit 2000, Grupe Punuese AD Hok të përziera NATO-BE janë takuar për të diskutuar çështje të sigurisë (për shembull, procedurat për këmbimin e informimit të klasifikuar, duke përfshirë atë të shërbimeve të inteligjencës); modalitetet për qasjen e BE-së tek pasuritë dhe aftësitë e Aleancës; synimet e aftësive (duke përfshirë çështje që lidhen me sistemin e planifikimit të mbrojtjes të Aleancës); dhe aranzhmanet e konsultimit të përhershëm, duke marrë parasysh të gjithë faktorët relevantë përfshirë ata që lidhen me pjesëmarrjen. Në pranverë të vitit 2001, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u ftua për herë të parë për të njoftuar në pika të shkurtra Këshillin e Punëve të Përgjithshme të BE-së rreth politikës së NATO-s.

Në verë të vitit 2000, NATO dhe Sekretariati i Këshillit të BE-së themeluan një marrëveshje të përkohshme të sigurisë midis dy organizatave që udhëhiqte këmbimin e informacionit të klasifikuar. Që të dy organizatat po punojnë drejt konkludimit të një marrëveshjeje të përhershme të sigurisë midis NATO-s dhe BE-së.

Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2000, ekspertët e Aleancës i dhanë kontribut me këshilla ushtarake dhe teknike punës së ekspertëve të BE-së rreth themelimit të një katalogu të forcave dhe të aftësive për Qëllimin Ballor të BE-së, në përgatitje të Konferencës së Angazhimit të Aftësive të BE-së të mbajtur në nëntor të vitit 2000. Në takimin e tyre në dhjetor të vitit 2000, Ministrat e Jashtëm të Aleancës shprehën gatishmërinë e NATO-s për të ofruar këshilla të mëtejshme ekspertësh sipas kërkesës së BE-së, varësisht nga vendimet e duhura.

Brenda NATO-s vazhdon puna rreth çështjeve kryesore që përballen me zhvillimin e ESDI-së, veçanërisht rreth identifikimit të një game të tërë opsionesh komanduese evropiane; rreth presupozimit të disponueshmërisë të pasurive dhe aftësive të paraidentifikuara; rreth qasjes së siguruar tek aftësitë planifikuese operacionale të NATO-s; dhe rreth adaptimit të planifikimit të mbrojtjes të Aleancës.


Marion Gajda
student i shkencave politike
Parma Itali


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Plani kombėtar pėr zbatimin e marrėveshjes sė stabilizim asociimit
   Demokracia nė krizė
   Premisat per nje shoqeri politike
   Politika e BE-sė pėr Ballkanin Perėndimor
   Rruga e vėshtirė e Shqipėrisė drejt demokracisė
   Marrėdhėniet NATO-Bashkim Europian.
   Plani i Aksionit tė Antarėsisė tė NATO-s.
   Kush kėrcėnohet nga Irani?


 
Kanė tė bėjnė..
· Kėrko tek lėnda: Politikė


Shkrimi mė i lexuar mbi Politikė:
Kushtetuta e parė evropiane


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 3.4
Votues: 5


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Marrėdhėniet NATO-Bashkim Europian." | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.14 sekonda